
Astrologjia: Muaj Dhjetor
Dashi
Sundimtari i shtëpisë tuaj të gjashtë po shkon retrogradë në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës. Pas datës 12, mund të përjetoni disa përplasje ose çështje që lidhen me balancimin e punës dhe jetës personale. Është thelbësore të jeni të kujdesshëm në lidhje me veprimet dhe fjalët tuaja në karrierë, duke u siguruar që ato të përputhen me veten tuaj të vërtetë. Kjo periudhë mund të sjellë çështje të marrëdhënieve të kaluara ose të nxisë një rishqyrtim të jetës suaj familjare dhe mënyrën se si të tjerët ju perceptojnë. Ju mund të rishikoni situatat e vjetra të punës ose të rivlerësoni rrugën tuaj të karrierës. Tregoni më shumë kujdes në paraqitjen e imazhit tuaj dhe sigurohuni që ai të përputhet me veten tuaj autentike.
Më vonë gjatë muajit, me Jupiterin që shkon drejtpërdrejt në shtëpinë tuaj të dytë, mund të fitoni qartësi për çështjet financiare dhe stabilitetin familjar. Kjo është një kohë e perspektivave të reja, duke ju lejuar të ecni përpara me një vizion më të qartë të burimeve tuaja dhe jetës familjare.
Venusi në shtëpinë tuaj të tetë sugjeron një zhytje të thellë në njohuri dhe informacione të fshehura, ndoshta duke transformuar situatën tuaj financiare. Hëna e re më 12 dhjetor në shtëpinë tuaj të 10-të është një mundësi për të vendosur synime për një mjedis më të lumtur në shtëpi dhe perspektiva të përmirësuara karriere. Në fund të muajit vetëbesimi do të rritet, duke ju ndihmuar të përmbushni dëshirat tuaja.
Me Rahun në shtëpinë tuaj të parë, ka gjasa të hidheni në sulm dhe të shprehni bindjet tuaja. Lëvizja e Mërkurit në shtëpinë tuaj të nëntë nga fundit të muajit mund të sjellë diskutime për të kaluarën, ndoshta të lidhura me prindërit tuaj ose sekrete të fshehura. Mërkuri retrogradë shpesh sfidon marrëdhëniet, duke theksuar rëndësinë e autenticitetit dhe përafrimit me qëllimin tuaj. Kjo periudhë nxit një rivlerësim të asaj që ju sjell lumturi dhe forcon marrëdhëniet tuaja, veçanërisht me Ketun në shtëpinë tuaj të shtatë. Autenticiteti dhe lidhja e vërtetë bëhen faktorë vendimtarë në ruajtjen dhe forcimin e partneriteteve, duke ju shtyrë drejt qëllimit tuaj në vend që t'ju pengojnë.
Ky muaj shërben si një kujtesë se marrëdhëniet tuaja, jeta në shtëpi dhe karriera janë të ndërlidhura. Çdo konflikt apo diskutim i pazgjidhur ka të ngjarë të dalë në plan të parë, duke ju nxitur të bëni zgjedhje të forta dhe vendimtare. Ju gjithashtu mund të ndiheni të prirur për të krijuar një lidhje më shpirtërore me partnerët tuaj dhe të keni nevojën të çironi elementënga e kaluara që nuk ju shërbejnë më.
Demi
Dhjetori paraqet perspektiva premtuese për Demin, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve. Me Venusin që zbukuron shtëpinë tuaj të shtatë për shumicën e muajit, priten ndryshime pozitive në fusha si martesa, kontratat dhe marrëdhëniet e biznesit. Megjithatë, tregoni kujdes në aktivitetet e rrezikshme, duke pasur parasysh përqendrimin e planetëve në shtëpinë tuaj të tetë dhe kujdes shëndetin e sistemit tretës. Ana e mirë është se shtrirja kozmike favorizon të ardhurat e papritura, duke sjellë bollëk financiar, veçanërisht në gjysmën e parë të muajit.
Përqendrimi juaj tek familja dhe burimet intensifikohet, veçanërisht me Mërkurin që hyn në retrograde në shtëpinë tuaj të nëntë. Kjo tranzitë inkurajon rishikimin e mësimeve të së kaluarës dhe mund të nxisë një rishqyrtimin e planeve të udhëtimit ose ndjekjeve arsimore.
Një ndikim të dukshëm për Ashendentin Dem dhe Hëna në Dem ka ndikimi i Rahut në shtëpinë e 12-të, që tregon një rritje të mundshme të shpenzimeve në muajt e ardhshëm. Kjo periudhë mund të kërkojë një menaxhim të kujdesshëm financiar dhe një fokus më të madh në kujdesin shëndetësor.
Teksa Jupiteri rifillon lëvizjen e drejtpërdrejtë në datën 30, prisni transformime pozitive në marrëdhëniet tuaja. Ky ndryshim në energjinë kozmike premton një atmosferë më të favorshme në partneritete, duke krijuar terrenin për zhvillime pozitive në vitin e ardhshëm.
Pavarësisht pranisë së vazhdueshme së Mërkurit në Shtëpinë e Tetë, i cili ju inkurajon të shqyrtoni me vëmendje dokumentet dhe financat, periudha retrogradë mund të sjellë njohuri dhe mbështetje të vlefshme veçanërisht nga anëtarët e familjes, deri në datën 28, duke përforcuar kështu ndjenjën e solidaritetit dhe mbështetjes familjare.
Binjakët
Dhjetori sjell fokusin tek partneritetet dhe marrëdhëniet tuaja, duke nxitur një reflektim se si ndërveproni me botën e jashtme. Gjysma e parë e muajit thekson partneritetet, duke çuar në një rritje të ndërveprimeve sociale. Edhe pse kjo mund të jetë e dobishme, kini parasysh balancimin e rutinës suaj shëndetësore. Partneritetet, qofshin ato personale apo profesionale, mund të kërkojnë më shumë vëmendjen tuaj, duke ofruar një mundësi për rritje.
Zhvendosja retrogradë e Mërkurit në shtëpinë tuaj të tetë të burimeve sinjalizon një kohë për të rivlerësuar çështjet tuaja financiare. Shqyrtoni zakonet e shpenzimeve, ruajuni nga "thithja" e energjisë nga të tjerët dhe qëndroni të fokusuar për të parandaluar humbjet financiare.
Hëna e re më 13 dhjetor në Shtëpinë tuaj të shtatë të Partneriteteve, ofron një moment ideal për të vendosur synime për marrëdhënie më të forta dhe më të qëndrueshme. Pavarësisht nëse po kërkoni një partneritet ose kërkoni të përmirësoni lidhjet ekzistuese, kjo është një kohë e përshtatshme për të manifestuar ndryshime pozitive.
Teksa Mërkuri kthehet në retrograde në shtëpinë tuaj të tetë dhe të shtatë, mund të keni komunikim me persona nga marrëdhëniet e kaluara. Qasuni këtyre situatave pa hatërmbetje dhe me gatishmëri për të ecur përpara, duke shmangur rihapjen e panevojshme të çështjeve të vjetra. Ky muaj paraqet një kohë të përshtatshme për të falur dhe për të çliruar çdo inat të mbetur.
Lëvizja e drejtpërdrejtë e Jupiterit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë pas datës 30 sjell një zhvendosje drejt ecjes përpara, veçanërisht në lidhje me shpenzimet ose ndryshimet transformuese.
Hëna e plotë nga mesit i muajit mund të sjellë njohje dhe shpërblime në lidhje me qëllimet e vendosura në qershor, duke ndikuar në fusha të tilla si financat, stabiliteti, dashuria dhe karriera. Pavarësisht se energjia është pozitive, tregohuni të kujdesshëm, veçanërisht në drejtimin e makinës.
Gaforrja
Gjysma e parë e dhjetorit thekson partneritetet dhe marrëdhëniet, teksa Mërkuri shkon retrograde në shtëpinë tuaj të shtatë. Çështjet e së kaluarës që lidhen me miqësitë dhe marrëdhëniet mund të rishfaqen, duke ofruar një mundësi për zgjidhje.
Hëna e plotë në datën 25 në Ashendentin tënd, ju kërkon të rishikoni synimet e vendosura në korrik në lidhje me shëndetin dhe rutinat. Përqendrohuni në transformimin dhe organizimin e regjimit tuaj shëndetësor gjatë kësaj periudhe.
Gjysma e dytë e muajit e zhvendos vëmendjen tek marrëdhëniet tuaja të gjera, me komunikim të mundshëm nga të dashurit ose miqtë e kaluar. Retrogradi i Jupiterit në shtëpinë e 11-të sugjeron komunikimin ose përfitime nga e kaluara, duke rritur energjinë në lidhjet tuaja dashurore dhe ndoshta "rinovimin" e partneriteteve. Kini kujdes me shëndetin, është e nevojshme të filloni një regjim të ri dhe të merreni me pakënaqësitë në jetën tuaj shtëpiake.
Suksesi në karrierë është në horizont, me mundësi për përparim dhe lëvizje në këtë fushë. Kini parasysh strategjitë e mëparshme të biznesit ose karrierës që nuk funksionuan dhe zgjjdhni një metodë ndryshe.
Muaji gjithashtu jju inkurajon të keni një stil komunikimi "të dhembshur" dhe të ndjeshëm, veçanërisht në përballjen me konkurrencën ose ballafaqimit me kundërshtarët. Mund të konkurroni me të tjerët por jini të dhembshur, trajtojini të tjerët me mirëkuptim dhe ndjeshmëri. Kjo periudhë ju ofron një shans për të kapërcyer çdo problem të mbetur me armiqtë ose konkurrentët.
Luani
Ky muaj sjell ndryshime pozitive veçanërisht në fushën e karrierës, mjedisit të punës dhe marrëdhënieve. Ndjenja e paqes, lumturisë dhe energjisë së përmirësuar është në horizont. Retrograda e Mërkurit në shtëpinë tuaj të gjashtë nxit një rivlerësim të komunikimit në punë, duke theksuar kreativitetin dhe fokusin në marrëdhënie.
Në gjysmën e parë të muajit mund të mbizotërojë dëshira për rehati në shtëpi, për të kaluar kohë me familjen dhe ndryshime të mundshme në hapësirën tuaj përreth. Pjesa e fundit e muajit e zhvendos fokusin në mjedisin tuaj të punës, duke ofruar mundësi për të gjetur lumturinë, zgjidhjen e çështjeve të së kaluarës ose zbulimin e shtigjeve të reja të karrierës.
Një "zbulimi kyç" mund t'ju udhëheqë për ta bërë karrierën tuaj më të kënaqshme ose më të këndshme. Pas një periudhe sfiduese, lumturia rikthehet gradualisht, duke shënuar një transformim pozitiv në punë.
Sigurohuni që t'i jepni përparësi shëndetit, të ruani marrëdhëniet në mjedisin tuaj të punës dhe t'i trajtoni marrëdhëniet me qetësi.
Shikoni për përfitime nga ana shëndtsore, veçanërisht rreth hënës së plotë në 25 dhjetor në shtëpinë tuaj të 12-të. Hëna e re më 13 dhjetor në shtëpinë tuaj të pestë inkurajon vendosjen e synimeve për përmirësimin e marrëdhënieve të dashurisë dhe lidhjen e përgjithshme me të dashurit. Ky muaj është gjithashtu i favorshëm për zgjidhjen e çdo konkursi apo çështje ligjore.
Virgjëresha
Ky muaj nxit reflektimin mbi ngjarjet e korrikut dhe pika e tij kulminante është përmbushja e dëshirave, veçanërisht rreth hënës së plotë në Binjakët në 25, e cila ndodh në shtëpinë tuaj të 11-të. Hëna e re në shtëpinë tuaj të katërt kërkon vëmendjen ndaj pasurive të paluajtshme, zhvendosjes dhe jetës në shtëpi.
Në gjysmën e parë të muajit, kanalizoni guximin tuaj dhe përqendrohuni në komunikimin dhe lumturinë në shtëpi, ndoshta duke ndërmarrë veprime në fusha të tilla si çështjet e pasurive të paluajtshme ose të automjeteve. Marrëdhëniet mund të përmirësohen dhe lidhjet e kaluara mund të rishfaqen. Kini parasysh të rishikoni mënyrën e komunikimit, të trajtoni ose rregulloni detaje nga e kaluara dhe të keni zbulime rreth punës ose biznesit tuaj.
Retrogradi i Mërkurit në shtëpinë tuaj të pestë kërkon vëmendje të përpiktë ndaj dokumenteve dhe teksa rikthehet në shtëpinë tuaj të katërt më vonë gjatë muajit, prisni që çështjet që lidhen me shtëpinë të rishfaqen. Pjesa e fundit e muajit thekson lumturinë dhe mjedisin në shtëpi, duke ju nxitur të merrni në konsideratë karrierën tuaj dhe komunikimin e mirë për të shmangur përplasjet mes egove.
Kini parasysh kujdesin në komunikim, balanconi guximin pa agresivitet, veçanërisht kur punoni për të krijuar lidhje më të forta me miqtë, familjarët ose komunitetin tuaj. Veprimet e ndërmarra, veçanërisht në mësimdhënien ose ndarjen e pikëpamjeve filozofike, do të priten mirë. Forconi lidhjet në miqësi dhe marrëdhënie dashurore, me ftesa dhe mundësi për takime. Periudha retrogradë, duke filluar në datën 12 dhe rihyrja në Shigjetar në datën 28, inkurajon rishikimin dhe çlirimin e çështjeve të vjetra, veçanërisht të lidhura me lumturinë.
Kushtojini vëmendje punës, pasi agresiviteti mund të lind nga të tjerët. Kjo do t'ju kërkojë navigim të kujdesshëm dhe ruajtjen e fokusit mes sfidave të mundshme.
Peshorja
Muaji i mëparshëm mund të ketë sjellë një ndjenjë shkëputjeje. Tani, me Venusin në shtëpinë tuaj të dytë, vëmendja zhvendoset tek pasuria, familja dhe stabiliteti. Gjysma e parë e dhjetorit mund të jetë e fokusuar tek kursimi dhe duke kaluar kohë me miqtë.
Ndërkohë që muaji përparon, fokusi zhvendoset nga miqësitë tek jeta shtëpiake dhe familjare, me Mërkurin që shkon retrogradë në shtëpinë tuaj të katërt. Kjo periudhë mund të përfshijë më shumë kërkesa nga familja ose nëna juaj ose një dëshirë për të rivlerësuar bindjet/situatat që lidhen me burimet dhe çështjet e shtëpisë.
Në gjysmën e parë të muajit, kanalizoni vullnetin dhe forcën tuaj, për të gjetur guximin mes transformimeve të vazhdueshme. Hëna e plotë në datën 25 thekson nevojën për të riorganizuar qëllimet e karrierës dhe për t'i lidhur ato me jetën tuaj shtëpiake. Kini parasysh ndryshimet në karrierë ose në idetë e biznesit për të cilat mund të keni vendosur synimet në korrik.
Hëna e re në Akrep në shtëpinë e tretë ju inkurajon të merrni guximin të ndiqni ëndrrat dhe manifestimet tuaja. Sidoqoftë, jini të kujdesshëm me komunikimin, pasi fjalët ose shprehjet e ashpra mund të ndikojnë në miqësitë.
Periudha është e drejtuar nga veprimi, veçanërisht në pjesën e parë. Kur Mërkuri kthehet në retrogradë në Shigjetar, rishikoni çdo iniciativë të filluar në fillim të muajit ose rreth qershorit. Jini të vëmendshëm ndaj komunikimit për të shmangur pendesat.
Teksa lidhja e Marsit dhe e Diellit mund të shkaktojë vonesa, kushtojini vëmendje drejtimit, mirëmbajtjes së makinës dhe dokumentacionit gjatë udhëtimeve të shkurtra. Jupiteri që shkon direkt në shtëpinë tuaj të tetë sugjeron një përmirësim të burimeve, veçanërisht pasi të keni përballur sfidat dhe mësimet rreth mënyrës se si i shihni ato.
Jepini përparësi shëndetit dhe mirëqenies suaj, veçanërisht me tranzitën e Ketut dhe Rahut në shtëpinë tuaj të parë dhe të shtatë, që kërkon kujdes për veten gjatë 1.5 viteve të ardhshme.
Akrepi
Ky muaj sjell energji jashtëzakonisht pozitive. Venusi është në ashendentin tuaj dhe Jupiteri po shkon drejtpërdrejt në shtëpinë tuaj të shtatë, duke sinjalizuar përmirësime në marrëdhënie. Konfliktet dhe mosmarrëveshjet në partneritet ka gjasa të zgjidhen dhe dinamika e përgjithshme e marrëdhënieve do të shohë ndryshime pozitive. Për më tepër, shëndeti juaj është në përmirësim e sipër.
Ky muaj i bukur inkurajon fokusin në kujdesin ndaj vetes dhe pamjen fizike. Merrni parasysh të kënaqeni me aktivitete që përmirësojnë mirëqenien tuaj. Në planin financiar, kursimet bëhen të rëndësishme, por kujdes me mënyrën e komunikimit, pasi mund të duket agresive ose e ashpër në gjysmën e parë të muajit.
Në gjysmën e dytë, Mërkuri shkon retrogradë në shtëpinë tuaj të tretë, duke ndikuar në komunikimin me vëllezërit e motrat, miqtë dhe rrethin tuaj të ngushtë. Përgatituni për rishikim të mundshëm të bisedave të kaluara ose adresimin e temave të vështira, veçanërisht në marrëdhënie. Reflektimi mbi mënyrën e të shprehurit është i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe.
Pas datës 28, kur Mërkuri retrogradë hyn në shtëpinë tuaj të dytë, çështjet familjare dhe stabiliteti financiar janë në qendër të vëmendjes. Planet ose diskutimet në lidhje me familjen ose financat që kanë qenë rrënjë në të kaluarën mund të realizohen. Kjo është një kohë e favorshme për të forcuar lidhjet me anëtarët e familjes, për të përmirësuar stabilitetin financiar dhe për të marrë mbështetjen që keni kërkuar.
Shigjetari
Ky muaj sjell një rritje të energjisë pozitive, veçanërisht në gjysmën e parë. Fokusi juaj është në veprime, nxitje dhe perceptime. Do të keni një dëshirë për rehati dhe kënaqësi, që mund të çojë në shpenzime më të larta. Merruni me zbulimin e vetvetes, rivlerësoni rutinat dhe adaptoni një qasje më të sigurt.
Mërkuri kthehet në retrogradë në shtëpinë tuaj të dytë, duke bërë që të rishikoni bisedat e vjetra rreth stabilitetit, financave dhe kursimeve. Kini kujdes me shpenzimet kur bëhet fjalë për njerëzit e dashur ose anëtarët e familjes sepse mund ta teprojmë pak.
Pas datës 30, Jupiteri shkon drejtpërdrejt, duke nënkuptuar progresin në vendimet që lidhen me punën dhe rutinat e përditshme. Marrëdhëniet, veçanërisht në jetën e dashurisë, bëhen vendimtare, me një hënë të plotë në shtëpinë tuaj të tetë duke theksuar burimet, stabilitetin dhe dinamikën familjare. Paraja është thelbësore teksa manovroni mes ngjarjeve ose lajmeve të papritura, ndoshta të lidhura me komunikimin familjar.
Pas datës 28, Mërkuri kthehet në retrogradë në shtëpinë tuaj të parë, duke e drejtuar fokusin nga brenda. Rivlerësoni pamjen tuaj, mënyrën e komunikimit dhe perceptimin tuaj për veten. Hyrja e Venusit në shtëpinë tuaj të parë do të rrisi ndjenjën tuaj të lumturisë, bukurisë dhe stabilitetit në partneritet. Theksi mbi kujdesin për veten dhe marrëdhëniet pozitive vazhdon, duke e bërë këtë një muaj të favorshëm për ashendentët dhe hënat e Shigjetart.
Teksa hëna e re ndodh në shtëpinë tuaj të parë, vendosni synimet për gjashtë muajt e ardhshëm në lidhje me identitetin e vetes, kujdesin për veten dhe marrëdhëniet e përmirësuara.
Bricjapi
Gjysma e parë e muajit veçanërisht për ata me hënë në Bricjap, vë në qendër të vëmendjes shpenzimet dhe një dëshirë të mundshme për izolim nga të tjerët ose izolim në shtëpi. Shpenzimet e larta mund të jenë një shqetësim dhe mund të gjeni rehati duke kaluar kohën në një mjedis më privat.
Në gjysmën e dytë të muajit, ka një ndryshim drejt dëshirës për t'u dukur dhe kalimit të kohës me miqtë. Ju mund të rivlerësoni partneritetet tuaja gjatë kësaj kohe, pasi Hëna e plotë në shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënieve më 25 dhjetor shënon përfundimin e një cikli që filloi në korrik. Mërkuri retrogradë në shtëpinë tuaj të parë gjatë kësaj periudhe mund të sjellë përsëri komunikimet nga e kaluara ose besimet e vjetra, duke ju kërkuar të bëni kujdes në komunikim dhe të kontrolloni disa herë informacionin.
Nga fundi i muajit, teksa Mërkuri retrogradë shkon në shtëpinë tuaj të 12-të, fokusi kthehet te introspeksioni dhe një mentalitet më i izoluar. Kini parasysh sekretet e fshehura që mund të dalin në dritë gjatë kësaj kohe. Pavarësisht kësaj, lidhjet tuaja ka gjasa të përmirësohen dhe marrëdhëniet e dashurisë mund të shohin një përmbushje të dëshirave.
Hëna e re në shtëpinë tuaj të 12-të është një mundësi për të vendosur synime për çlirimin e besimeve kufizuese, veçanërisht në sferën e marrëdhënieve dhe biznesit. Do të keni një dëshirë për ndryshim në shtëpinë tuaj dhe me afrimin e 30 dhjetorit kur Jupiteri shkon drejtpërdrejt në shtëpinë tuaj të pestë, do të siguroni qartësi në lidhje me këto tema, bindjet rreth fëmijëve, marrëdhënieve dhe dashurisë. Kjo shënon një ndryshim pozitiv dhe qartësi në këndvështrimet tuaja.
Ujori
Gjysma e parë e muajit fokusohet drejt rritjes në karrierë. Keni një mundësi për përmirësime në karrierë ose përmirësime në imazhin tuaj profesional. Një përmbushje dëshirash lidhur me përfitimet financiare dhe avancimet e miqësisë do të jetë e mundur, falë hënës së re në shtëpinë tuaj të 11-të më 12 dhjetor. Vendosni synime për përfitime dhe manifestime në karrierën, miqësitë dhe marrëdhëniet tuaja për gjashtë muajt e ardhshëm.
Teksa gjysma e dytë e muajit shpaloset, energjia zhvendoset drejt shtëpisë tuaj të 12-të, duke theksuar izolimin, udhëtimin e mundshëm si pushime ose çështjet që lidhen me komunikimin në izolim/virtual. Jini të kujdesshëm me dokumentet gjatë udhëtimit dhe rishikoni çdo çështje që lidhet me shtëpinë tuaj dhe sekretet që mund të dalin zbuluar. Mund të nevojiten rishikime, veçanërisht në lidhje me karrierën, shtëpinë, sekretet ose udhëtimin.
Jupiteri shkon drejtpërdrejt më 30 dhjetor në shtëpinë tuaj të katërt, duke sjellë qartësi në pikëpamjet tuaja për jetën dhe lumturinë në shtëpi. Mërkuri retrogradë kthehet në shtëpinë tuaj të 11-të më vonë në fund të muajit, duke treguar një ringjallje të përmbushjes së dëshirave.
Teksa gjysma e dytë e muajit mund të përfshijë disa shpenzime dhe transformime, ajo nuk është negative. Është një periudhë e rishikimit të së kaluarës, kështu që komunikimi i ndërgjegjshëm dhe rivlerësimi i burimeve të lumturisë janë thelbësore.
Hëna e plotë në shtëpinë tuaj të gjashtë në mjedisit e punës më 25 dhjetor nxit një rishikim të rrethanave që kanë lindur që nga korriku. Mërkuri në shtëpinë tuaj të 12-të, mund të përfshijë rivlerësimin e çështjeve që lidhen me punën dhe shëndetin. Tregoni kujdes në komunikim dhe merrni kohë për të rivlerësuar dhe për të fituar qartësi në çështjet e së kaluarës, veçanërisht ato që lidhen me karrierën tuaj.
Peshqit
Gjysma e parë e muajit sjell një fokus në sistemet e besimit dhe guximin për të shprehur bindjet tuaja. Mësimdhënia, komunikimi, aventurat jashtë vendit dhe udhëtimet e mundshme mund të jenë në axhendën tuaj. Hëna e plotë në shtëpinë tuaj të pestë të marrëdhënieve më 25 dhjetor përfundon një cikël që filloi në korrik. Reflektoni për qëllimet që keni vendosur rreth partneriteteve, njerëzve të dashur dhe fëmijëve gjatë asaj kohe.
Teksa Mërkuri kthehet në retrogradë në shtëpinë tuaj të 11-të të fitimeve, lidhjet nga e kaluara, duke përfshirë të dashurit ose miqtë e vjetër, mund të rihyjnë në jetën tuaj. Balancimi i karrierës dhe jetës personale është i rëndësishëm, pasi përqendrimi i tepërt në imazhin tuaj profesional mund të çojë në neglizhencën e lumturisë ose mjedisit tuaj në shtëpi.
Në pjesën e fundit të muajit, Mërkuri kthehet prapa në shtëpinë tuaj të 10-të, duke theksuar çështjet e karrierës. Tregoni kujdes në komunikim dhe jini të vëmendshëm për përplasjet e egos. Kontrolloni disa herë punën dhe veprimet tuaja përpara se të ndërmerrni ndonjë hap vendimtar. Është një kohë për të rishikuar bisedat e vjetra dhe për zgjidhjen e mundshme të problemeve.
Jupiteri shkon drejtpërdrejt në shtëpinë tuaj të tretë të vullnetit dhe forcës, duke ndikuar në shtëpinë tuaj të nëntë. Mund të dalin lajme pozitive në lidhje me vëllezërit e motrat, fqinjët, pasuritë e paluajtshme ose një ndryshim në perspektivë. Qartësia dhe zgjerimi në marrëdhënie janë në horizont, duke e bërë këtë një muaj përgjithësisht të favorshëm. Mos ndaloni shumë në çështjet e së kaluarës, falni dhe ecni përpara, pasi fokusi kthehet në zhvillime pozitive në fusha të ndryshme të jetës suaj.