Astrologjia: Muaji Janar
Dashi
2024 ka filluar me një vrull që në mbrëmjen e datës 1 kur Mërkuri u stacionua direkt në Shigjetar. Kjo është drita juaj jeshile për të shkuar përpara. Por, kini parasysh se po ndërtoni një të ardhme afatgjatë, kënaqësia e menjëhershme nuk është më pjesë e planeve.
Ju duhet të ecni përpara me shpresën që ofron Venusi në Shigjetari duke ndriçuar aspiratat, qëllimet dhe eksperiencat tuaja. Mundësitë për të mësuar dhe për t'u rritur do të jenë prezente, kështu që nëse ju ofrohet mundësia për të marrë trajnime për aftësi të reja, ose për të trajnuar të tjerët, dijeni se kjo po ju jep mundësi më të mëdha seç mendoni për një afat më të gjatë. Mendimi afatshkurtër nuk do t'ju shërbejë. Ju mund të frymëzoheni apo edhe të ndiheni të detyruar të shtyni veten për të bërë ambiciet tuaja realitet tani që Marsi do të qëndrojë në Bricjap. Mbani mend, garën e fiton ai që është i ngadaltë dhe i qëndrueshëm, jo i shpejti dhe i lëvizshmi. Mos shpenzoni shumë energji në pjesën e parë të muajit.
Plutoni në Bricjap po ju shtyp ende butonat dhe po cënon kufijtë tuaj kur bëhet fjalë për dëshirën për të lënë gjurmë, për të bërë bujë ose për të "sunduar" botën. Do të ndiheni të rënduar, sikur çdo gjë është më e vështirë por edhe më të vendosur teksa Plutoni lëviz në gradën e 29-të. Ecni hap pas hapi. Pas datën 20 mund të "digjni" me të vërtetë veten kur Dielli dhe Plutoni përplasen në Ujor, por do të mund të zbuloni se ka njerëz që ju mbështesin dhe se nuk jeni duke luftuar vetëm kundra botës.
Hëna e Re në Bricjap në datën 11 janar ju bën të rivlerësoni qëllimet dhe ambiciet tuaja dhe do të shihni pse ju thashë më sipër të ecni hap pas hapi dhe të ngadalësoni vrullin. Merrini gjërat në mënyrë praktike dhe vendosni synimet tuaja për rritje të matur dhe afatgjatë. Nuk ja keni për borxh askujt që ti vërtetoni se sa të zotë jeni.
Mund të josheni nga nxitja për një promovim, fillim biznesi ose përfshirja në një formë të politikës në një nivel të caktuar deri në fund të janarit. Edhe pse e adhuroni punën indivduale, do të kuptoni se fuqia juaj do të gjendet me anë të punës në grup.
Hëna e Plotë në Luan do t'ju sjellë disa lajme të shkëlqyera. Mund të ndiheni më të lirë ose më të plotë seç keni qenë ndonjëherë.
Demi
Janari do të jetë një muaj i bollshëm për ju, plot aventura argëtuese dhe eksperienca të reja. Eksploroni jashtë komfortit për ca kohë, asnjëherë nuk i dihet se cilat dyer mund të hapen! Mërkuri që u stacionoua direkt në datën 1 në Shigjetarin me shpirt të lirë, do të mendoni më shumë për burimet dhe investimet tuaja të përbashkëta, ose ndoshta do të gjeni një subjekt okult për kërkime dhe analiza më të thella. Ndiqni intuitën dhe interesin tuaj këtë muaj, këto zhytje të thella dhe përvoja të reja mund t'ju hapin mendjen ndaj mundësive të reja.
Hëna e Re n ë Bricjap në 11 janar ju kërkon të mendoni se si dëshironi të rriteni dhe të zgjeroni horizontet tuaja. Po sjell mundësi të reja për mësim të lartë, arsim dhe njohuri për botën përreth jush. Për çfarë dëshironi të mësoni më shumë? Ndoshta ju keni menduar të shkruani një libër ose të filloni një podcast; sido që të jetë ose çfarëdo ideje të keni, është koha e mirë për t'u bërë i qartë dhe praktik.
Gjithashtu, shikoni themelet e qëllimeve tuaja; nuk mund të ndërtoni diçka afatgjatë mbi rërë, kështu që përpiquni të krijoni një plan solid dhe merrni parasysh se çfarë dëshironi të fitoni nga këto përpjekje në planin afatgjatë. Teksa Mërkuri kalon në Bricjap në datën 13, kjo do të ishte koha e duhur për t'u ulur dhe për të shkruar objektivat tuaja personale dhe për të realizuar planet tuaja për vitin, pasi mund të filloni të shihni ndryshime që tani. Deri tani keni qenë në një udhëtim për të transformuar besimet/bindjet tuaja dhe ato besime mund të vijnë në fokus gjatë muajit të ardhshëm. Teksa Dielli dhe Plutoni kalojnë në Ujor në 20 janar, ju mund të ndjeni një ndryshim të dukshëm në nivelet tuaja të energjisë, duke u ndjerë pak më i lehtë dhe më i motivuar, teksa shtëpia juaj e prestigjit dhe reputacionit më të lartë do të ndriçohet. Teksa sezoni i Ujorit shpaloset, mund të zbuloni se po ndiheni më të frymëzuar për të shtyrë kufijtë dhe për të rilindur në fushën tuaj. Për shkak të kësaj, mund të njiheni ose të merrni vëmendje edhe për idetë dhe vizionet tuaja origjinale. Për sa i përket lëvizjes së Plutonit në Ujor, reflektoni se çfarë ndryshimesh apo transformimesh filluan për ju nga 23 mars deri më 11 qershor 2023. Ju mund të vini re tema të ngjashme që rishfaqen.
Hëna e Plotë në Luan në 25 janar do të ndriçojë shtëpinë tuaj të shtëpisë dhe rrënjëve, ndaj themeli juaj emocional dhe familja bëhen pikat kryesore. Mund të jeni duke lëvizur ose duke ridekoruar, ose ndoshta të keni një dëshirë të papritur për të pastruar gjërat në shtëpi. Teksa jeni duke pastruar, imagjinoni veten duke pastruar nga ana energjitike energjinë e vjetër për të lënë vend për energji të re, më të freskët. Kjo është një hënë e plotë e mrekullueshme për të çliruar gjithashtu çështje të vjetra me familjen ose zakone/ide/mendime/emocione të tjera që nuk ju shërbejnë më. Mund të paraqitet edhe një mundësi shërimi emocional, kështu që në vend që të shikoni vetëm problemet, kërkoni mundësitë dhe zgjidhjet shëruese që do të dalin në pah.
Binjakët
Ky vit filloi me energji të ulët për ju, sepse Dielli vazhdon rrugëtimin e tij në shtëpinë tuaj të 8-të të misterit dhe transformimit të thellë. Mund të jeni pak më të izoluar nga sa preferoni. Kjo është koha që ju të reflektoni dhe të përdorni kuriozitetin dhe dhuntinë tuaj për të bërë pyetje më të thella për të hyrë brenda vetes dhe për të reflektuar mbi mënyrat se si keni ndryshuar gjatë vitit të kaluar.
Ku ishit vjet në këtë kohë? Merrni parasysh se sa përparim keni bërë dhe vlerësoni progresin. A keni mësuar se si të flisni me mirësi për veten tuaj? A i keni sfiduar historitë e trumave ose mungesave të trashëguara nga familja? Ndryshimet në këto histori mund të duken si të parëndësishme, sepse janë gjërat e thella të brendshme që njerëzit e tjerë nuk mund t'i shohin, por për Binjakun historitë janë zanafilla juaj ndaj zgjidhni një të mirë për t'ju ngritur lart. A keni ndryshime që doni ende të bëni? Pa merak, do të keni mjaftueshëm kohë teksa Hëna, Marsi, Mërkuri dhe Venusi të gjithë lëvizin në Bricjap gjatë gjithë muajit.
Hëna e Re në Bricjap në datën 11 ofron mundësinë e përsosur për të manifestuar duke përdorur ato zbulime që keni bërë për veten për të krijuar ndryshime të fuqishme dhe për të transformuar frikën tuaj në lëndë djegëse që ju çon përpara. Gjeni diçka që keni dashur gjithmonë ta provoni, por keni pasur frikë ta bëni dhe bëni një plan për ta provuar. Edhe nëse nuk keni sukses në provën e parë do të mësoni diçka prej saj dhe do të rrisni vetbesimin për të provuar gjëra të tjera të reja.
Dielli dhe Plutoni do të kalojnë në Ujor në datën 20, kjo do të jetë koha që të zgjeroni vetëdijen tuaj për fuqinë që mbani për të gjitha njohuritë. Ju njiheni për mbledhjen e fakteve dhe kuriozitetin tuaj dhe ky kalim do të tregojë se si ndarja e kësaj njohurie do të ndikojë thellë tek njerëzit me të cilët flisni dhe ju shtyn të ndani perspektivën tuaj me botën.
Hëna e Plotë në Luan në 25 dyfishon këtë mësim për fuqinë e fjalëve dhe njohurive tuaja mbi të tjerët dhe veten tuaj. Nëse keni dyshime se nuk dini mjaftueshëm ose nuk keni kualifikimet "e duhura" për të qenë të denjë për të thënë të vërtetën tuaj, do të sfidoheni të lini vend dhe të jeni të hapur për të pranuar që idetë ia vlen të dëgjohen.
Gaforrja
Energjia filloi të rritet pas Ditës së Vitit të Ri. Tani do të jeni më të qartë dhe të gatshëm për të shkruar një vizion më të rehatshëm për mënyrën se si ti qaseni dhe të rregulloni jetën tuaj të përditshme duke përdorur atë që keni mësuar. Si mund të merrni më shumë lehtësime, mbështetje dhe spontanitet në rutinën tuaj? Mos u habitni kur të ndiheni gati të filloni të ndërmerrni hapa konkretë drejt atyre ideve të mëdha disa ditë më vonë~
Hëna e Re në datën 11 ka potencialin t'ju elektrizojë në një mënyrë të madhe. Bëhuni gati për të çliruar atë që nuk ju sherben më, në lidhje me mënyrën si dhe kujt ia kushtoni kohën dhe energjinë tuaj. Ku jeni tani në jetën tuaj është rruga e drejtë se ku duhet të shkoni. Jini të drejtë me veten dhe mbillni fara për ndryshime të mëdha në jetën tuaj që mund t'ju hapin rrugën.
Mund të ndjeni një çlirim tensioni në datën 21, ku gjërat lehtësohen dhe bota juaj ndihet plot me mundësi të reja. Mund të jesh shumë praktik, por magjia e alkimisë është se nuk përfundon asnjëherë aty ku fillove dhe zakonisht nuk është pikërisht vendi ku keni planifikuar të shkoni në radhë të parë. Kujtoni se ku dhe si keni qenë gjatë pranverës së vitit të kaluar. Mund të zbuloni se jehonat e epifanive të asaj kohe rishfaqen sërisht, por në një formë të re, sepse nuk jen më personi që ishit atëherë.
Gjatë Hënës së Plotë në 25 janar, ekziston mundësia për të marrë disa përfitime të konsiderueshme në aspektin financiar, si dhe në sigurinë tuaj emocionale. Përdoreni këtë energji për të vlerësuar veten për të gjithë punën që keni bërë që nga vera e kaluar, lidhjet që keni ndërtuar dhe mbushuni me ndjenjën e mirënjohjes.
Luani
Ju njiheni për stilin dhe pamjen tuaj edhe nëse nuk mendoni kështu. Të tjerët ju shohin si të veçantë dhe admirojnë mënyrën tuaj të veçantë të paraqitjes. Pavarësisht nëse je një mbret i fuqishëm apo një kotele e turpshme, ti ke një element që i bën njerëzit të ndihen mirë. Venusi po udhëton në shtëpinë tuaj të pestë të shprehjes së vetvetes; jeni të karikuar dhe jeni në gjendje të hidheni në sulm ose thjesht të bëni një hap përpara.
Hëna e Re në Bricjap në datën 11 trondit rutinën tuaj të përditshme. Mund t'ju duhet të merreni me një çështje në punë, duhet të merreni me rregullimin ose stafin e ri ose me situatat menaxhuese në jetën e përditshme qoftë edhe famljare. Gjithashtu mund të jeni me luhatje humori ose të rënduar nga ana emocionale nëse keni qenë të stresuar për gjëra që në të vërtetë janë shumë të vogla.
Nëse doni më shumë stabilitet, duhet të hiqni dorë nga zakonet dhe idetë e vjetra për atë që mendoni se ju bën të suksesshëm. Nëse punoni për veten tuaj ose keni një kompani, mund të shqetësoheni për një fillim të ngadaltë. Por me të vërtetë, nëse gjithçka është mirë, ju jeni mirë. Sapo Dielli dhe Plutoni të hyjnë në shtëpinë tuaj të 7-të, do të mund të jeni një magnet për klientët që kërkojnë aftësitë tuaja të veçanta dhe aftësitë e drejtimit. Duhet të jeni të gatshëm të jeni udhëheqës dhe të kërkoni të dhënat që ju nevojiten. Mos qëndroni të paqartë dhe mos u përpiqni të kënaqni të tjerët kot. Jini të drejtpërdrejtë dhe kërkoni të gjitha detajet që ju ndihmojnë të arrini objektivat e dëshiruar. Partneritetet do të transformohen, por kjo nuk do të thotë se do të zhduken. Mund të nënkuptojë se një bllok problematik më në fund zhvendoset dhe një mirëkuptim i ri arrin pikërisht në kohën e duhur.
Hëna e Plotë në Luan në datën 25 ju ndihmon të dilni në pah, nuk keni pse të vërtetoni asgjë për të tjerët.
Virgjëresha
Janari do të jetë një muaj argëtues, kreativ dhe ndoshta edhe romantik për ju, pasi shtëpia juaj e vetë-shprehjes dhe krijimit ndriçohet. E keni parasysh atë ndjesinë kur keni një ide që është emocionuese dhe argëtuese dhe thjesht ndriçon? Kini më shumë ndjesi të tilla këtë muaj. Mërkuri që kaloi drejtpërdrejt në datën 1 në shenjën e Shigjetarit, mundëson qartësinë se sa thelbësore është për ju të jetoni në një mjedis që ju lejon hapësirë për t'u rritur dhe evoluar. Kushtojini vëmendje çdo ideje apo mendimeve të frymëzuara që keni që do të ndihmojnë në promovimin e lirisë në jetën tuaj shtëpiake.
Hëna e Re në Bricjap në 11 janar është dita e shkëlqyer për t'u përqendruar vërtet dhe për ta përdorur këtë energji për të eksploruar hobi, interesa ose aktivitete krijuese të reja në të cilat keni dashur të investoni më shumë energji. Ju gjithashtu mund të dëshironi të merrni një hobi më seriozisht duke bërë një klasë, duke blerë libra mbi këtë temë ose duke u thelluar me anë të YouTube-it, thjesht duke u përpjekur të merrni sa më shumë informacion që të mundeni për këtë aktivitet.
Bëni gjërat që ju duken argëtuese, qoftë duke marrë pjesë në një klasë Zumba, klasë kërcimi, ose ti blini lule vetes. Çfarëdo që të jetë, bërja e këtyre veprimeve do t'ju hapë më shumë dyer dhe mundësi për më shumë argëtim dhe përmbushje personale në jetë. Kur Mërkuri kalon në Bricjap në datën 13, kjo është koha për t'u ulur dhe për të shkruar idetë tuaja dhe planet tuaja për vitin e ri, pasi mund të filloni të vini re ndryshimet që po ndodhin.
Teksa Dielli dhe Plutoni hyjnë në Ujor në 20 janar, shtëpia juaj e rutinave dhe ritualeve të përditshme ndriçohet. Gjatë sezonit të Ujorit, mund të bëheni më të vetëdijshëm se si e përdorni kohën dhe energjinë tuaj gjatë ditës, duke ju nxitur të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj. Kjo do të ishte koha perfekte për të ndryshuar rutinat e shëndetit dhe mirëqenies në një mënyrë që mbështet shëndetin tuaj. Mund të përjetoni gjithashtu disa ndryshime në mjedisin tuaj të punës, si punësime të reja, ose ndoshta bëheni "menaxher" në punën tuaj. Për sa i përket lëvizjes së Plutonit në Ujor, reflektoni se çfarë lloj ndryshimesh apo transformimesh filluan të ndodhin për ju nga 23 mars deri më 11 qershor 2023.
Hëna e Plotë në Luan do të ndriçojë shtëpinë tuaj të besimeve shpirtërore dhe shërimit. Kushtojini vëmendje çdo ëndrre që keni ditën ose ditëve gjatë kësaj hëne të plotë, pasi mund të jetë subkoshienca juaj që përpiqet t'ju tregojë diçka. Jini të hapur për çdo shenjë dhe sinkronizim që ndodh rreth jush; një këngë në kokën tuaj ose një mendim që përsëritet gjatë gjithë ditës. Ndiqni çdo paragjykim intuitiv që keni pasi nuk e dini kurrë se kë mund të takoni ose cilat ide ose mundësi mund të paraqiten. Mbani mendjen e hapur dhe çlironi çdo dyshim për veten sot.
Peshorja
Këtë muaj, fokusi juaj do të jetë në shtëpi më shumë se në botën e jashtme. Ju mund të dëshironi të dekoroni ose zbukuroni vendin brenda dhe jashtë hapësirës suaj, ose të relaksoheni për t'u rikuperuar nga gjithë ngarkesat e dhjetorit.
Ky është një muaj i mrekullueshëm për të filluar punën duke e bërë shtëpinë tuaj një mjedis më komod dhe mbështetës për ju ku të mund të fshiheni kur bota të bëhet paksa e trazuar. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të implementoni sisteme të reja që ndihmojnë sesi hapësira juaj t'ju shërbejë më mirë.
Hëna e Re në 11 janar ju ofron një mundësi për të forcuar vizionin e shtëpisë. Përqendrohuni në mënyrën se si dëshironi të ndiheni kur hyni në hapësirën tuaj. Mund të bëni një ushtrim vizualizimi për të eksploruar se si trupi juaj do të ndihej duke ecur në këtë hapësirë pas një dite të vështirë. Ndiheni më të lehtë dhe më të relaksuar? Nga kjo pikë vendosni se si mund ta arrini këtë gjë. Mund të dëshironi të ridekoroni, të merrni mobilje të reja ose art, të lyeni një dhomë për të marrë një tapet të ri ose thjesht të riorganizoni mobiljet tuaja ekzistuese. Nëse doni të lëvizni me shtëpi, kjo është një dita për të vendosur pkësynime të këtij lloji. Gjëja e rëndësishme është të përqendroheni në atë që dëshironi në mënyrë që hapësira të jetë sa më e mirë për ju. Shtëpitë tona krijojnë themelet tona dhe të kesh pak bukuri dhe harmoni është pikërisht ajo që ju nevojitet pas një dite të gjatë.
Teksa Dielli dhe Plutoni lëvizin në Ujor, fokusi zhvendoset në shprehjen krijuese dhe qejfin. Mund të doni të merreni me lojëra, me një projekt të vjetër artizanal, ose të kuptoni se fëmijët tuaj kanë nevojë për më shumë vëmendje. Sigurohuni që të krijoni gjatë kësaj kohe ose të kaloni kohë jashtë ku mund të çlodheni nga gjërat që ndodhin përditë. Mund të jetë intensive, por nuk do të thotë që nuk e bëni dot.
Hëna e Plotë në Luan në 25 janar do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 11-të të shpresës, ëndrrave, frymëzimit dhe komunitetit më të gjerë. Kjo është një koha për të lëshuar blloqe që mund të keni për të ndjekur ëndrrat tuaja ose për t'u lidhur me njerëz të tjerë me të cilët mund të ndërtoni një komunitet mbështetës. Hiqni qafe dyshimin dhe vetëpërçmimin për të krijuar hapësirë për energji të re gjallëruese.
Akrepi
Mendja ka qëndruar tek paratë tuaja dhe mund të prisni disa para të vijnë në rrugën tuaj këtë muaj. Por çështja është më e thellë se thjesht financat. Nëse dëshironi luks të vërtetë, lëreni veten të ndjejë vetëbesim dhe siguri, duke marrë parasysh gjithçka që dini dhe gjithçka që keni përjetuar. Për një periudhë kohe mund të keni hedhur poshtë idetë që i keni mbajtur prej kohësh dhe ndoshta ato që keni trashëguar nga kultura ose rritja, që nuk kanë qenë kurrë tuajat në fillim. Janari sjell mundësi për rilindje në zhvillimin e një mentaliteti të ri që është më mbështetës.
Hëna e Re në datën 11 janar ju fton të vendosni synimet rreth asaj që dëshironi të mësoni dhe si dëshironi të komunikoni. Mos harroni të përfshini qëllimet rreth mënyrës se si dëshironi të komunikoni me veten për të ecur përpara; mos u bëni bulizuesi i vetes. Mund të jetë e vështirë t'ju kënaqësh ju, por vlerësimi dhe ndërtimi i pikave tuaja të forta do t'ju ndihmojë të arrini atje ku po shkoni.
Mund të ndjeni një ngritje të tensioneve në datën 21 që ndihmon gjërat të hapen edhe më shumë për ju. Merrni parasysh gjithçka që keni bërë që nga pranvera e kaluar dhe mund të zbuloni se disa tema nga ajo kohë rishfaqen përsëri në një mënyrë të re. Është koha të mbështeteni në shpresë dhe mundësi. Jo të gjitha surprizat janë të padëshiruara. Mbani mend, Akrep di sesi të kthejë çdo gjë në avantazhin e tij.
Hëna e Plotë e këtij muaji mund të sjellë me vete disa fryte të punës suaj për sa i përket reputacionit. Mund të mos ju pëlqejë vëmendja, por duhet ta lini veten të shkëlqejë.
Shigjetar
2024-a juaj ka nisur duke u përpjekur të gjeni fjalë për të shprehur veten ose për të vënë diçka përpara, por data 2 lehtësoi gjërat. Nëse po përpiqeni të gjeni mënyra për t'i bërë të ardhurat tuaja të rrjedhin në drejtimin e duhur, sugjerimi im është "mjaft u hallakatët". Universi gjithmonë ju mbështet dhe sigurisht që do të keni edhe mbështetjen e Hënës së Re me Plutonin në shtëpinë e dytë. Kjo e fundit është fillimi i diçkaje të fuqishme.
Hëna e Re në datën 11 është koha për të vendosur qëllime pa hezitim për t'u shfaqur si roli autoritar që jeni. Farat që do të mbillni tani do t'jua shikoni gunën edhe punën në verë gjatë solsticit.
Venusi që qëndron në shtëpinë tuaj të parë mund t'ju bëjë të kërkoni diçka për të cilën nuk jeni plotësisht të sigurt se çfarë është, por mos u shqetësoni sepse qartësia ka filuar rritet që nga 4 janari.
Kini parasysh, mënyrat e vjetra se si i keni bërë gjërat më përpara duhet ti hidhni jashtë. Vini në punë idetë e reja. Që të keni sukses në objektivin tuaj, duhet të ecni përpara me besim, sepse Marsi dhe Venusi ju ofrojnë mundësitë që ju nevojiten.
Hëna e Plotë në Luan ju ofron fillimin e diçkaje të re kur bëhet fjalë për projekte, mësimdhënie ose botime, ose mund të keni një udhëtim. Është e rëndësishme të mbështeteni në ekspertizën tuaj dhe të lini pasionin tuaj të udhëheqë rrugën, jo teknikën. Mos harroni se të qënurit ndryshe është më mirë sesa të qënurit në rregull.
Është koha të bëni një hap përpara me vetbesim të plotë, nuk ka nevojë të hidhni para. Ktheni atë që keni në diçka që mund të shumëfishohet, qofshin ato sende fizike apo ide.
Bricjap
Janari është muaji juaj dhe keni kaq shumë planetë që lëvizin në shtëpinë tuaj të parë. Ky mund të jetë një muaj për ta kuptuar veten më shumë ose për të njohur veten në një nivel më të thellë. Kur Mërkuri u stacionua drejtpërdrejt në datën 1 në Shigjetar, mendimi juaj u thellua. Tani do të ishte koha e përkryer për të filluar një praktikë shpirtërore si meditimi, pavarësisht nëse është meditim në vend ose meditim somatik (si ecja, vallëzimi, etj.). Nëse mundeni, dalja në natyrë do t'ju ndihmojë vërtet të lidheni përsëri me veten tuaj.
Hëna e Re në 11 janar ju hap dyer të reja për të hyrë në autoritetin tuaj "me besim". Është koha të ndaloni së pyeturi veten dhe të zotëroni ndjenjën tuaj të lindur të autoritetit. Kjo hënë e re ju ofron mundësinë për të vendosur ca synime dhe ambicie të reja për veten tuaj.
Jeni lloji i personit që është në gjendje të përcaktojë me të vërtetë qëllimet e veta, kështu që mund të ndiheni veçanërisht të disiplinuar dhe të aftë për të arritur gjithçka që keni ngulitur në mendjen tuaj. Edhe pse mund të mos ndodhë brenda natës, ju do të mbillni farat e duhura për arritje personale në planin afatgjatë.
Teksa Dielli dhe Plutoni lëvizin në Ujor në datën 20, shtëpia e dytë e vlerave dhe vetëvlerësimit ndriçohet. Do të tentoni të merrni një qasje më inovative dhe unike për të sjellë burimet tuaja. Vazhdoni të mendoni jashtë kornizave dhe lëreni veten të ndiheni të frymëzuar nga njerëzit me të cilët zgjidhni të rrethoheni. Frymëzimi dhe një mjedis shpresëdhënës do të ndihmojë në mbajtjen e këtyre burimeve. Kjo është koha kur mund të filloni të vlerësoni vërtetë vërtetësinë tuaj dhe perspektivën tuaj unike.
Hëna e Plotë në Luan në datën 25 do të ndriçojë një mbështetje të re për ju. E di që preferoni të jeni të pavarur dhe të vetëqeveriseni, por gjithashtu kuptoni se nuk është problem nëse kërkoni ndihmë sepse ka njerëz rreth jush që duan t'ju ndihmojnë dhe mbështesin! Mund të keni gjithashtu një mundësi biznesi ose një investim që shfaqet në datën 25 ose disa ditë në vijim. Mund të vini re se intuita juaj do të jetë veçanërisht e fortë sot dhe madje mund të vini re se aftësitë tuaja intuitive fillojnë të thellohen. Kushtojini vëmendje çdo shenje që shihni sot dhe besojini instinkteve tuaja.
Ujori
E di që je i lodhur. Keni kaluar një rrugë të gjatë me Plutonin në Bricjap duke ekspozuar botën e brendshme, frikën dhe besimet që keni që ju mbajnë të mbërthyer, por fundi po vjen, ose të paktën një pushim i vogël deri në shtator.
Temat e shtëpisë së 12-të do të vazhdojnë këtë muaj dhe mund të doni të fshiheni, por në vend që të mërziteni dhe të zhyteni në keqardhje për veten gjatë gjithë kohës, mund ta përdorni këtë kohë si një mundësi për të adresuar disa nga ato dyshime dhe frikëra të vazhdueshme që Plutoni ka zbuluar për ju. Nëse keni menduar të filloni diçka, por keni pasur frikë të provoni, është koha ta bëni edhe nëse keni frikë. Hapi i parë është më i vështiri dhe është koha ta vlerësoni veten sa duhet për të bërë diçka me të gjitha idetë e mrekullueshme që keni brenda.
Hëna e Re në Bricjap në datën 11 është dita më e mirë për të manifestuar thyerjen e atyre blloqeve si vetëdyshimi ose binjdeve si "askush nuk më dëgjon dhe nuk më kupton". Mos e kufizoni veten, nuk jeni alienë jeni njerëz.
Keni përpara një pamje të mrekullueshme të së ardhmes, por ne jemi në një kohë ndryshimesh të mëdha dhe kjo do të thotë që ju duhet të rishkruani historinë e jetës suaj. Nuk keni nevojë të vazhdoni të shikoni të kaluarën; duhet të krijoni një rrugë të re përpara. Ju premtoj se rrugët e vjetra nuk do t'ju çojnë aty ku doni, kështu që mos u merrni me to. Tani është koha për t'u përqëndruar në vendin ku dëshironi të shkoni, edhe nëse ju duket diçka "jorealiste". Mund të zgjidhni vetë në çfarë realiteti dëshironi të jetoni, të mirë apo të keq. Nëse ngecni duke menduar për kufizimet tuaja, po humbisni mundësinë për të zbuluar se sa fuqi keni për të krijuar realitetin tuaj në një drejtim pozitiv.
Dielli dhe Plutoni përplasen në shenjën tuaj në datën 20, por mos kini frikë. Kujtoni përsëri periudhën 23 Mars deri në 11 Qershor 2023 kur Plutoni ishte në Ujor për herë të parë. Çfarë ndodhi? Mund të doni të ndiqni edhe njëherë projektet që filluat atëherë.
Hëna e Plotë në datën 25 ndriçon mënyrën se si ju përkushtoheni ndaj të tjerëve. Nëse jeni duke e tepruar ose ndjeni pakënaqësi ndaj të tjerëve, është koha të bëni një hap prapa dhe të kuptoni se kur ndodhi çekuilibrimi. Kini parasysh duhen dy persona për të mbajtur një partneritet funksional.
Peshqit
Ngritja e vetvetes mund të jetë paksa e pakëndshme ndonjëherë, por a e keni menduar se si vendosja e një strukture për të ngritur veten në një mënyrë autentike mund t'ju japi më shumë hapësirë për të notuar? Njerëzit ju shikojnë si të duan, ndonëse ju pëlqen juve apo jo. Mund të keni disa përparime në punë ose të merrni vëmendje në një farë mënyre, kështu që merreni si një shenjë që rritja dhe zhvillimi që keni pasur, njihet.
Hëna e Re në datën 11 janar ju nxit të vendosni synime rreth shpresave, ëndrrave, aspiratave dhe frymëzimit tuaj. Gjithashtu ju kërkon të jeni të hapur për t'u lidhur me komunitetin ose të tjerët, qëllimet e të cilëve përputhen me tuajat. Do të habiteni se sa frymëzim vjen vetëm nga prania e mbështetjes reciproke.
Ky rrjet personal i juaji do të vihet në pah edhe një herë kur Mërkuri të kthehet në Bricjap në datën 13. Mund të takoni dikë që mund t'ju ofrojë mundësi njohjeje për të marrë një qasje më kreative. Nëse paraqitet një mundësi e mirë për të bashkëpunuar ose për të ndërmarrë më shumë hapa mos u hutoni shumë sepse mund t'ju iki nga duart.
Hëna e Plotë e këtij muaji në 25 ju lejon të çlironi aspekte të përditshmërisë tuaj të përditshëm që po ju pengon. Ju duhet të kultivoni pasionin dhe të ndriçoni zemrën çdo ditë, ndaj sigurohuni që po bëni gjëra që ju japin atë ndjenjën fëminore të argëtimit dhe buzëqeshje rregullisht.
Bëni një shëtitje, lëre trupin të lirë dhe shijoni pak dritën e diellit, nëse mundeni. Shijoni kënaqësitë e thjeshta.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo