Astrologjia Vedike: Venusi Retrogradë
Astrologjia është forma më e vjetër e shkencës në botë. Një temë që mbin nga frika dhe dyshimi është rritur në një objekt studimi që lulëzoi me kalimin e viteve. Që nga epoka e Mesopotamisë, Ilirisë, Luginës së Indus, Egjiptit, ka pasur gjithmonë një kuptim të përbashkët të saj; "Astrologjia është kërkimi i qëllimit në qiej".
Të parët tanë e panë atë si një mjet për të kuptuar tiparet e personalitetit, jetës, të ardhmen, të kaluarën, historinë, gjeografinë, mjekësinë, etj.
Parimi "Si lart, ashtu edhe poshtë." është rrënja astrologjike; jetojmë në një univers përsëritës ku çdo gjë ndërvepron. Me fjalë të tjera, çfarëdo që të ndodhë, lart në qiell, ndodh edhe në Tokë.
Astrologjia Vedike i ka rrënjët në okultizmin e lashtë Vedik. Parashikuesit Vedikë e konsideruan Jyotish Shastra, e cila merrej me njohuritë e së ardhmes, si një gjymtyrë të rëndësishme të Vedave. Lashtësia e vetë Vedave ka humbur në kohërat arkaike dhe çdo përpjekje për të rregulluar origjinën e tyre është përtej aftësive njerëzore. Autorësia e shkrimeve të ndryshme i atribuohet parashikuesve të ndryshëm, por asnjëri prej tyre nuk është origjinali. Ata thjesht regjistruan mençurinë që kishin dëgjuar ose kujtuar nga një sistem më i vjetër.
Ndryshimi i astrologjisë Vedike dhe asaj perëndimore:
- Astrologjia perëndimore u ndërpre disa herë (historia Europiane) gjatë udhëtimit të saj, ndërsa astrologjia Vedike lulëzoi pa asnjë ndërprerje.
- Astrologjia perëndimore ndjek zodiakun tropikal (lëvizja e planeteve nga Prilli në Mars) ndërsa Astrologjia Vedike ndjek Zodiakun Siderjal (lëvizja e planetëve përcaktohet në kohën e lindjes)
Megjithatë të shikojmë retrogradën e famshme të Venusit sipas astrologjisë Vedike.
Mund të shikoni hartën tuaj Vedike këtu.
Venusi në Retrogradë
Gjatë kësaj tranzite interesante jemi duke përjetuar fenomenin "tuneli i kohës". Po rishikojmë ciklet nga 2016, 2017, 2000, 2007 dhe 2008. Arsyeja e kësaj përsëritjeje është vendosja e Saturnit dhe e Nyjes së Veriut gjatë atyre viteve. Çdo 16 vjet ose më shumë, ne kalojmë një periudhë rinovimi dhe përsëritjeje të cikleve që filluan 16 vjet më parë. Kjo na jep një mundësi unike për të rishikuar dhe ndoshta ribërë përvojat e kaluara.
Gjatë kësaj retrograde të Venusit, është thelbësore të reflektojmë mbi temat kryesore të 2016 dhe 2017. Kjo retrogradë lidh si Venusin ashtu edhe Saturnin në retrogradë, gjë që përforcon më tej nevojën për introspeksion dhe transformim. Sinkronizimet që lidhen me ngjarjet ose marrëdhëniet e kaluara mund të rishfaqen, duke ju dhënë një shans për të shëruar dhe rivlerësuar veprimet tuaja.
Venusi në retrogradë
Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet~
Kjo retrograde kërkon rishikimin e çështjeve të papërfunduara nga e kaluara, qoftë dashuria, financat, familja, marrëdhëniet apo edhe pamja. Shmangni fillimin e ndonjë gjëje të re gjatë kësaj periudhe, pasi energjia mund të shpërndahet sapo Venusi të shkojë në pozicionin e zakonshëm, direkt.
Gjatë kësaj kohe inkurajohet forcimi i marrëdhënieve me të dashurit dhe zgjidhja e konflikteve. Nëse ishat rishfaqen, kjo mund të nënkuptojë mbyllje ose një shans për të përmirësuar marrëdhënien. Sidoqoftë, nëse çështjet mbeten po të njëjtat, rikujtoni pse përfundoi marrëdhënia dhe përqendrohuni aty.
Mund të shfaqen edhe njohje të reja, por kini parasysh se këto lidhje mund të mos zgjasin pasi Venusi të shkojë drejt. Përdoreni këtë kohë për të përballuar mosmarrëveshjet dhe për të shëruar pakënaqësitë me të dashurit dhe kolegët.
Sa i përket pamjes, është mirë të rishikoni stilet apo pamjet nga e kaluara. Sidoqoftë, shmangni ndryshimet drastike që janë të pakthyeshme, pasi mund të pendoheni më vonë.
Në planin financiar, organizoni financat tuaja dhe shmangni shpenzimet impulsive.
Mos harroni, hapi kryesor i Venusit retrograde është të trajtoni punët e papërfunduara dhe të përqendroheni në dashurinë, financat, familjen, marrëdhëniet dhe estetikën nga e kaluara. Përqafoni këtë mundësi për rritje dhe transformim.
Si do të ndikojë Venusi në retrogradë në shenjën tuaj Vedike të Ashendentit dhe Hënës?
Shikoni Ashendentin dhe Hënën tuaj këtu.
Dashi & Peshorja
Dashi dhe Peshorja në shenjat e Ashendentit dhe Hënës; kombinimi i Venusit në retrogradë dhe Saturni po në retrogradë në kundërshtim me të, sjell një energji komplekse dhe konfliktuale. Kjo periudhë do t'ju shtyjë të rishikoni dhe rivlersoni manifestimet nga e kaluara, veçanërisht në tematika të tilla si miqësia, të mësuarit dhe marrëdhëniet.
Gjatë gjysmës së parë të retrogradit deri në gusht, mund të hasni një rikthim të ish-partnerëve ose miqësive nga e kaluara. Megjithatë, përgatituni për disa situata acruese dhe përplasje gjatë kësaj kohe. Është thelbësore të reflektoni mbi atë që po përpiqeshit të arrinit në vitin 2016 dhe 2017, veçanërisht në lidhje me shkollën, miqësitë dhe mësimin.
Jini të kujdesshëm me teknologjinë dhe mediat sociale gjatë periudhës së retrogradit, pasi mund të ketë rrezik ngatërrimi dhe "mpleksje" edhe njëherë me marrëdhëniet e kaluara përmes këtyre platformave. Shmangni vendimet impulsive dhe fokusohuni në rishikimin dhe përmirësimin e sipërmarrjeve dhe lidhjeve të kaluara.
Teksa retrogradi lëviz në shtëpinë tuaj të katërt dhe të dhjetë në gjysmën e dytë, do të jeni duke rishikuar temat që lidhen me komoditetin e shtëpisë dhe karrierën. Jeta juaj e punës mund të kërkojë më shumë vëmendje dhe mund të ndikojë në jetën tuaj në shtëpi ose anasjelltas. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të përmirësuar qasjen tuaj ndaj punës dhe komoditetit.
Marrëdhëniet, dashuria dhe familja do të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Rishikoni marrëdhënien tuaj me nënën ose gratë në përgjithësi, pasi çështjet e pazgjidhura mund të rishfaqen për t'u shëruar. Jini të vetëdijshëm për çdo tension që lind dhe rregullojeni atë në vend që ta injoroni.
Avancimet në karrierë janë të mundshme, por është e mundshme të rishikoni zgjedhjet që mund të keni bërë në të kaluarën sepse mund t'ju ndihmojnë ose mund të lidheni me kolegët e vjetër në vend që të filloni ndryshime të reja në karrierë. Nëse po mendonit për një lëvizje ose rinovim të shtëpisë, vazhdoni me kujdes dhe mendohuni mirë disa herë.
Dashi dhe Peshorja do të përjetojnë një përzierje të rishikimit të së kaluarës dhe adresimit të çështjeve të pazgjidhura. Përqendrohuni në shërimin e marrëdhënieve, si personale ashtu edhe profesionale, dhe rivlerësoni zgjedhjet e karrierës. Përqafojeni këtë retrograde si një mundësi për rritje personale dhe transformime pozitive.
Demi & Akrepi
Demi dhe Akrepi në shenjat e Ashendentit dhe Hënës; Venusi në retrogradë sjell një fokus të rëndësishëm në karrierën dhe jetën tuaj në shtëpi, duke çuar në një ndjenjë tensioni dhe shtytje-tërheqje midis të dyjave. Mund të zbuloni se statusi dhe përgjegjësitë tuaja në karrierë sjellin ankth dhe rëndesë, ndërsa jeta juaj në shtëpi kërkon vëmendje dhe përmbushje emocionale.
Gjatë kësaj retrograde, është thelbësore të rishikoni dhe rivlerësoni manifestimet dhe vendimet e së kaluarës që lidhen me karrierën dhe shtëpinë tuaj. Shikoni atë që po përpiqeshit të arrinit në 2016-2017 dhe merrni parasysh se si mund të sillni ndryshime pozitive dhe përmirësime në të dy fushat e jetës suaj.
Kini kujdes që të mos e teproni me artin, bukurinë ose lukset e rehatisë gjatë kësaj periudhe, pasi mund të çojë në ngërçe financiare. Në mënyrë të ngjashme, shmangni punën e tepërt, pasi mund të shkaktojë shkëputje emocionale, depresion ose një ndjenjë përgjegjësie mbytëse dhe ankthi.
Nëse keni menduar të ridekoroni, rimodeloni ose të bëni ndryshime në shtëpinë tuaj, rishikoni dhe rivlerësoni vendimet tuaja në vend që të bëni ndryshime impulsive. Shmangni lëvizjen nëse nuk ishte diçka që e kishit planifikuar më parë.
Gjatë gjysmës së dytë të retrogradit, nga gushti, Venusi do të kalojë në Gaforre në shtëpinë tuaj të tretë dhe të nëntë. Përqendrohuni në shprehjen e bindjeve dhe ideve tuaja, duke mbajtur parasyshë ndjesinë tuaj të sigurisë, "shtëpisë", lumturisë, miqësive dhe komunikimit. Rilidhja me të njohurit nga e kaluara, kthimi në vendet që keni vizituar më parë ose rikujtimi/mësimi i diçkaje nga e kaluara është tematika. kryesore ku do të shkarkojë kjo energji.
Jini të kujdesshëm ndaj shpenzimeve të papritura që lidhen me shtëpinë ose makinën tuaj gjatë retrogradit. Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me karrierën tuaj ose largimin nga puna deri pasi Venusi të shkojë drejt në shtator, pasi qartësia dhe rezultatet pozitive karmike do të vijnë në atë kohë.
Për Akrepin dhe Demin, kjo retrograde e Venusit ndikon drejtpërdrejt në ndjenjën tuaj të identitetit dhe marrëdhëniet me të tjerët. Marrëdhëniet ose skandalet e pazgjidhura të së shkuarës mund të rishfaqen për zgjidhje ose mbyllje. Jini të kujdesshëm në lidhje me fillimin e marrëdhënieve të reja gjatë kësaj kohe dhe përqendrohuni në rishikimin dhe zgjidhjen e lidhjeve të së kaluarës.
Nëse ndiheni të detyruar të bëni ndryshime në pamjen tuaj, merrni parasysh të rishikoni pamjet nga e kaluara në vend që të zgjidhni transformime krejtësisht të reja. Shpenzimet që lidhen me shtëpinë tuaj mund të rriten, por këshillohet që të frenoni vendimet e rëndësishme që lidhen me shtëpinë tuaj deri pas retrogradit.
Kushtojini vëmendje besimit, mënyrës se si e shihni veten dhe marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Kini kujdes me financat dhe shmangni vendimet impulsive, veçanërisht në çështjet që lidhen me imazhin tuaj dhe perceptimin publik.
Në këtë retrograde bëni rishikime dhe lini në të kaluarën atë që nuk ju shërben më. Në kohën kur Venusi do të shkojë direkt në shtator, do të jeni në një pozicion më të mirë për të ecur përpara me qartësi dhe energji pozitive.
Binjakët & Shigjetari
Binjakët dhe Shigjetari në shenjat e Ashendentit dhe Hënës; Venusi në retrogradë po ndikon në shtëpinë tuaj të tretë dhe të nëntë deri në gusht, më pas do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të dytë dhe të tetë në gjysmën e dytë.
Gjatë kësaj retrograde, do të jeni duke rishikuar dhe rivlerësuar aspektet që lidhen me prindërit, vëllezërit, motrat, udhëtimet, arsimin, besimet, miqësitë dhe madje edhe rrethin tuaj të afërt të të njohurve. Kini parasysh se mund t'ju duhet të ktheheni në studimet e kaluara, sipërmarrjet e biznesit ose miqësitë që ishin të rëndësishme në 2016-2017. Retrogradi do t'ju nxisi të bëni ndryshime dhe transformime pozitive në këto fusha të jetës suaj.
Shmangni blerjet impulsive, në vend të kësaj, përqendrohuni në rishikimin e "huqet" tuaja për shpenzimet dhe stabilitetin financiar. Jini të kujdesshëm me investimet dhe mos bëni investime ose premtime të reja.
Retrogradi gjithashtu ndikon në faktorin tuaj të fatit, i cili mund të çojë në rezultate pozitive në fushat për të cilat keni qenë të shqetësuar, veçanërisht në lidhje me familjen dhe financat. Do të keni guximin dhe qëndrueshmërinë për t'u marrë me çdo kërkesë nga prindërit, vëllezërit e motrat ose rrethi i afërt, dhe komunikimi efektiv do të luajë një rol kyç në shprehjen e bindjeve dhe nevojave tuaja.
Nëse jeni në shkollë, rishikoni mësimet e kaluara ose aftësitë që keni mësuar në 2016-2017. Për pronarët e bizneseve, kjo është një kohë e përshtatshme për të rivlerësuar strategjitë e biznesit tuaj dhe për të përjetuar potencialisht përparime me fat në gjysmën e parë. Në gjysmën e dytë të retrogradit, përqendrohuni në vlerësimin e përfitimeve tuaja financiare dhe aseteve që lidhen me biznesin tuaj.
Gjatë retrogradit mund t'ju ndodhë zgjimi shpirtëror dhe ju mund të përpiqeni të shëroni çështjet e të kaluarës familjare që rishfaqen gjatë kësaj retrograde. Mundohuni të rregulloni çdo çështje të pazgjidhur që lind, pasi kjo do të lehtësojë shërimin dhe rritjen emocionale.
Megjithëse nuk këshillohet të bëni ndryshime drastike në pamjen tuaj, rishikimi i procedurave ose trajtimeve kozmetike të kaluara mund të jetë një opsion i dobishëm për ju.
Në gusht, kur Venusi kalon në shtëpinë tuaj të dytë dhe të tetë, kushtojini vëmendje më të madhe sigurisë dhe stabilitetit financiar. Rishikoni planet dhe buxhetin tuaj të shpenzimeve dhe shmangni vendimet impulsive që lidhen me paratë.
Në përgjithësi, fati do të jetë në anën tuaj dhe për sa kohë që i trajtoni gjërat me kujdes, duke i parë në brendësi, do të keni rezultate pozitive.
Gaforrja & Bricjapi
Gaforrja dhe Bricjapi në shenjat e Ashendentit dhe Hënës, Venusi në retrogradë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shtëpinë tuaj të dytë dhe të tetë fillimisht, dhe më pas do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të parë në gusht.
Gjatë gjysmës së parë të retrogradit, do të përjetoni një shtytje dhe tërheqje, e cila krijon tensione që lidhen me ndjenjën tuaj të sigurisë dhe burimeve. Rishikimi i të kaluarës, veçanërisht vitet 2016-2017, do të jetë vendimtar teksa rivlerësoni dhe rishikoni potencialisht çështjet që lidhen me stabilitetin financiar, jetën familjare dhe burimet. Kjo është një kohë për t'u përqëndruar në gjetjen e stabilitetit dhe organizimin e financave tuaja për të përmirësuar mirëqenien.
Shmangni marrjen e vendimeve impulsive në lidhje me procedurat e reja estetike, veçanërisht operacionet. Investimet në lidhje me sipërmarrjet e kaluara mund të jenë premtuese, por mos hidhni hapa të reja, të panjohura deri pas retrogradit.
Dinamika familjare mund të pësojë disa tensione gjatë kësaj periudhe dheka gjasa të transformohet. Fillimisht mund të jetë sfiduese për të ndërmarrë vendime, por pasi ta bëni, do t' ju sjelli ndryshime pozitive.
Disa prej jush mund të rishikojnë pozicionet e mëparshme të punës ose të fillojnë punë të re e cila do të lidhet me përvojat e kaluara. Kini guximin të ndërmerrni hapat e nevojshëm drejt transformimit, të cilat do të bëhen më të dukshme në vazhdimësi.
Në gusht, kur Venusi të hyjë në shtëpinë tuaj të parë, do të gjeni guximin të veproni sipas ndryshimeve që kanë ardhur. Marrëdhëniet mund të vijnë në fokusin parësor dhe disa të partnerë nga e kaluara mund të rihyjnë në jetën tuaj. Kjo është një kohë e përshtatshme për të rivlerësuar dhe ristrukturuar marrëdhëniet, por shmangni fillimin e ndonjë gjëje krejtësisht të re.
Venusi në retrogradë ka të bëjë me rishikimin dhe rivlerësimin, jo fillimin e gjërave të reja. Shërimi i marrëdhënieve të vjetra, "sqarimi" ose rizbulimi i rolit tuaj brenda një marrëdhënieje do të jenë temat kryesore.
Luani & Ujori
Luani dhe Ujori në shenjat e Ashendentit dhe Hënës; Venusi në retrogradë do të ndikojë më shumë në ndjenjën tuaj të vetvetes dhe në marrëdhëniet tuaja. Gjatë gjysmës së parë të retrogradit, mund të përjetoni një ndjenjë presioni dhe ankthi në lidhje me partneritetin tuaj dhe identitetin tuaj individual. Balancimi i fokusit tuaj midis zhvillimit vetjak dhe ushqimit të marrëdhënieve tuaja mund të jetë sfidues.
Kjo periudhë është ideale për të rishikuar marrëdhëniet e kaluara, miqësitë ose partneritetet e biznesit. Partnerët e vjetër mund të rihyjnë në jetën tuaj, duke ofruar një mundësi për të rivlerësuar dhe përmirësuar lidhjet e mëparshme. Nëse marrëdhëniet tuaja ekzistuese kanë nevojë për rishikim, ky retrograd mund të çojë në ndryshime transformuese, të cilat do të ofrojnë një shans për t'u shëruar dhe për të gjetur paqe me anë të sqarimit.
Shmangni fillimin e lidhjeve të reja ose të bëni ndryshime drastike në pamjen tuaj gjatë kësaj kohe, pasi ato mund të mos jenë të gjata. Në vend të kësaj, përqendrohuni në përmirësimin e vetvetes dhe ripërpunimin ose trajtimin e çështjeve që i përkasin të kaluarës për të krijuar themele më të forta.
Teksa retrogradi përparon gjatë gushtit, Venusi do të hyjë në shtëpitë tuaja të boshtit të morali, shtëpia e 12-të dhe e 6-të. Do t'ju lehtësojë çlirimin e frikës së fshehur në subkoshiencë dhe çështjeve të fshehura që lidhen me partneritetet dhe mjediset e punës. Mund të arrini të zgjidhni mosmarrëveshje të vjetra ose çështje gjyqësore nga e kaluara ose edhe të gjeni zgjidhje për problemet e vazhdueshme.
Mos harroni të rishikoni hobit, rutinat e vjetra ose zgjedhjet e një stili jetese të shëndetshëm. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të përmirësuar zakonet dhe rutinat e mëparshme, pasi do të keni guximin dhe vendosmërinë për të arritur sukses.
Mbani një ekuilibër të shëndetshëm në marrëdhënien tuaj mes vetes dhe punës, dhe shmangni ëndrrat me sy hapur ose mbi-lodhjen. Përqendrohuni në analizimin ose korrigjimin e tematikave të lidhura me mjedisit tuaj të punës ose shëndetin.
Lërini frikërat e vjetra të subkoshjencës dhe bindjet negative jashtë energjisë tuaj gjatë kësaj periudhe. Është një kohë e përkryer për të çliruar atë që nuk ju shërben më dhe për të krijuar hapësirë për rritjen personale.
Kini parasysh shpenzimet e papritura ose kërkesat e larta financiare. Shmangni shpenzimet e reja dhe përqendrohuni në menaxhimin efektiv të financave tuaja aktuale.
Virgjëresha & Peshqit
Virgjëresha dhe Peshqit në shenjat e Ashendentit dhe Hënës; Venusi në retrogradë
gjatë gjysmës së parë, ndodh në shtëpinë tuaj të 12-të dhe të 6-të. Do të rishikoni dhe rivlerësoni aspektet e vetes suaj të brendshme dhe të sistemet e besimit dhe vetëbesimit.
Ju mund të keni nevojë të fortë për të udhëtuar, për tu shëruar ose për t'u rilidhur me vendet që keni vizituar në 2016-2017. Çështjet e lidhura me punën gjithashtu mund të rishfaqen, ndoshta duke përfshirë tensionin me kolegët ose sfidat në mjedisin tuaj të punës. Është një kohë e shkëlqyer për të punuar për të përmirësuar rutinat tuaja dhe mirëqenien e përgjithshme, duke çliruar zakonet dhe besimet e vjetra jo të shëndetshme.
Të dashurit dhe të njohurit e vjetër mund të rihyjnë në jetën tuaj, duke ofruar mundësi për një sqarim ose një shans për të ndërtuar lidhje më të forta. Jini të kujdesshëm me shpenzimet gjatë kësaj periudhe, veçanërisht nëse udhëtoni dhe sigurohuni që të gjitha dokumentet e nevojshme të jenë në rregull!
Teksa retrogradi përparon në gusht, Venusi hyn në shtëpitë tuaja të 11-të dhe 5-të, duke ofruar potencialin për përmbushjen e dëshirave. Dëshirat dhe aspiratat e së shkuarës mund të rishfaqen, të tilla si avancimet në karrierë, suksesi në rrjetet sociale, apo edhe mundësia e një fëmije nëse kjo është një nga dëshirat tuaja.
Sidoqoftë, shmangni fillimin e projekteve ose marrëdhënieve të reja gjatë kësaj kohe, pasi fokusi duhet të jetë në rishikimin dhe rivlerësimin e lidhjeve ose përpjekjeve të vjetra. Planifikimi i kujdesshëm financiar është gjithashtu thelbësor për të shmangur shpenzimet impulsive në angazhimet sociale ose teknologjinë.
Përjetimi i të kaluarës nga ana krijuese ose hobit, mund të sjellë gëzim dhe përmbushje. Miqtë e vjetër mund të rihyjnë në jetën tuaj, duke ofruar mbështetje dhe lumturi.
Venusi retrogradë do të jetë mbi rishikimin e përvojave nga e kaluara në lidhje me veten tuaj të brendshme, mjedisin e punës dhe marrëdhëniet. Reflektoni mbi vitet 2016-2017 për të fituar njohuri në fushat që do të rishikoni dhe potencialisht do të gjeni përmbushje.
Astrologjia Vedike është sistem komplet tjetër nga ajo perëndimorja, disa e preferojnë dhe disa jo, por megjithatë shpresoj që ky lexim t'ju ofrojë sadopak njohuri të vlefshme. Mundohuni ta shijoni këtë periudhë transformuese edhe pse pak e vështirë~
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo