Kometa e Djallit
Kometa e Djallit ose ndryshe kometa e vitit 2024 - në Astrologjinë Botërore
Kometat, ose "yjet me bisht" ishin një tipar i rëndësishëm i astrologjisë islame, ku së bashku me fenomenet e tjera të vëzhgueshme astrale; yjet që bien, dritat qiellore etj, formuan një sërë shenjash. Astrologë që nga Ptolemeu e deri te ata islamikë, identifikuan disa kometa të emërtuara të cilat shfaqeshin në intervale gjysmë të shpeshta. Secila prej këtyre kometave kishte interpretimet e veta specifike, por më vonë u mor në konsideratë që të mund të interpretonin edhe kometat që nuk përshtateshin në kategoritë e përmendura.
Duke filluar nga fundi i marsit, kometa Pons-Brooks ose ndryshe kometa e Djallit ka fluturuar nëpër qiej. Fatkeqësisht, për shkak të vendndodhjes së saj, është e vështirë të dallohet. Për disa ditë me radhë jam përpjekur të gjej kometën mbi smogun e qytetit time, por nuk munda me sy të lirë. Për fat të mirë mund ta ndjekim rrugëtimin e saj me anë të programeve dhe aplikacioneve satelitore. Falë teknologjisë moderne mund ta vëzhgojmë dhe të japim interpretim e duhur. Të mos harrojmë se kometa e fundit, ajo e Nishimurës, ishte oguri që solli luftën në Lindjen e Mesme e cila do të vazhdojë me tensione edhe 5 vite të tjera.
Për momentin mund të vërejmë se kometa po kalon në yjësinë e Demit (pas kalimit të Dashit duke lënë pas yllin Hamal). Në zodiakun tropikal ndodhet ende në Dem, ku ka marrë ndikimin e Jupiterit.
Sipas mësimeve të astrologjisë islame, një kometë në Dem nënkupton vdekjen e bagëtive, kullotës; ky është interpretimi standard për shenjat që shfaqen në Dem. Por këtu shtohn edhe kuptime të tjera si; hajdutët që presin rrugët në autostradat dhe rrugët tregtare. Kjo përfshin transportin e përgjithshëm të mallrave, korrierët dhe transportin e thjeshtë mbi tokë. Më tej, dëmtimet dhe rrënimet do të vijnë në qytetet në male dhe drurët frutor. Thuhet gjithashtu se punëtorët në terren, në bujqësi dhe tokat në përgjithësi do të përballen me shtypje dhe mizori. Kjo mund të zgjerohet duke përfshirë punëtorët më gjerësisht, si klasën punëtore. Do të shohim që njerëzit do të preken nga dhimbje të ndryshme në trup, me inflamacion të fytit dhe syve.
Meqenëse kometat vlerësohen shpesh me yjësitë që kalojnë, mund të shtojmë disa informacione të vogla; me kalimin e saj në Dash, si fillim, nënkupton vdekjen dhe kanosjen e rrezikut për jetën të sundimtarit "të grekëve", dëmtimin e personaliteteve "të shquara" dhe përhapjen e korrupsionit. I vetmi problem këtu është se gjatë përkthimeve islamike, toka e grekërve është ajo që quajmë dhe tokat Shqiptare sot.
(E vetmja gjë që bën ndryshimin është se në studimet e Mash'allah-s tokat helene dhe tokat greke janë dy harta të ndryshme dhe paralele në kohës e Ptolemeut, përpara shpikjes së numrit zero.)
Meqenëse nuk mund ta vëzhgojmë kometën, nuk mund të analizojmë formën dhe ngjyrën e saj.
Sundimtari i Demit, Venusi nuk mund ta shohë kometën dhe dijetari Sahl thotë se kjo tregon se efektet do të ndihen nga djemtë e dytë e familjeve dhe personalitetet më të vogla, gjë që zakonisht tregon shkallën e mesme të hierarkisë sociale; këtu fusim vëllezërit e krerëve, drejtorët e vegjël, sunduesit e vegjël ose zëvëndësit. Kjo na jep disa domethënie të turbullta për fëmijët ose familjen e një artisti, ose vetë një artist përballet me vështirësi serioze, si edhe vështirësi me fëmijët e punëtorëve ose marrëdhënia dijetar-nxënës.
Teksa kometa kalon mbi Jupiter, na thuhet nga al-Rijal se ajo sjell vdekjen e dijetarëve, fisnikëve dhe udhëheqësve fetarë.
Së fundi, kur një kometë dhe një eklips ndodhin së bashku, siç po e përjetojmë, kometa zmadhon dhe zgjat efektet e eklipsit. E cila në këtë rast ka indikacione shumë të forta për fatin e atyre që nxisin luftën, tiranëve, zgjerimin e konflikteve dhe më pas përçarjen e tyre. Të gjitha këto do të vazhsojnë të zgjerohen deri në vjeshtë/dimër. Duke prekur tokat antike tek ne me shpallje konfliki ose lufte në kufi gjatë eklipsit të vjeshtës/dimrit.
Kjo kometë na lejon të shikojmë shtëpinë e saj hënore, duke ekzaminuar pozicionet e saj yjore dhe tropikale. Në mënyrë tropikale është e lidhur me shtëpinë e katërt, yllin al-Dabaran (Aldebaran në Dem), i cila nënkupton fatkeqësi në tokë, veçanërisht lëvizjen e tokës siç është rrëshqitja e dheu dhe tërmetet. Tradicionalisht, kometat e lidhura me al-Dabaran japin bisedime të ashpra dhe sfida në diplomaci. Duke pasur parasysh afërsinë e tij me yjësitë e Dashit dhe Hamalin, ne mund të shtojmë gjithashtu erërat e forta dhe korrupsionin. (Sa më shumë analizoj lëvizjet e ardhshme, aq më shumë mezi pres vitin 2029)
Hëna e re më e afërt e kometës ishte eklipsi i 8 prillit, në fund të Ramazanit me ashendent në Gaforre. Ashendenti Gaforre ndikon në epiqendrën arabe, Afganistan, Iran dhe Turkmenistan, rrugët ujore dhe detare. Dashi dhe Demi, shenjat ku kometa është e pranishme shtojnë rajonet e vjetra të Babilonisë, Irakun, Palestinën, tokat e Persisë dhe Konstandinopojën (Stambolli).
Efekti i kometës do të zgjasë 3 vjet.
Duke i bashkuar të gjitha këto informacione, mund të themi se ylli me bisht jep indikacione të tmerrshme duke zmadhuar ndikimin e eklipsit për muaj me radhë, ai parashikon dëme për punëtorët, studiuesit dhe ngordhjen e bagëtive. Do të shohim ndërprerje të rrugëve tregtare dhe rritje të hajdutëve që do të vjedhin burimet dhe mallrat. Shkatërrime dhe probleme do të vijnë në qytetet malore, pemishte dhe njerëzit e zakonshëm do të goditen me dhimbje e sëmundje në sy dhe në fyt. Djemtë e dytë të personaliteteve dhe artistëve do të dëmtohen dhe do të vijë një fatkeqësi për mbretin e "grekëve" dhe për udhëheqësit fetarë. Rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe lëvizja e tokës do të godasin befas, ndërkohë që toka do të "shpërthejë" dhe plasaritet. Kometa sundon mbi tokat e Persisë, Mesopotamisë dhe Palestinës.
Teksa ajo vazhdon udhëtimin e saj do të vazhhdoj studimi dhe zbërthimi edhe më vonë gjatë vitit. Rrugëtimi i saj fillon me Lindjen e Mesme por prek gjithë globin.