
Nyjet e Hënës: Dashi dhe Peshorja
Nyja e Veriut hyn në Dash dhe Nyja e Jugut hyn në Peshore
ASHENDENTI DASH
Nyjet në Astrologji përcaktojnë shtigjet dhe qëllimet tona të jetës, nyjet tona të lindjes përcaktojnë qëllimet dhe interesat tona personale, por Nyjet e tranzitave aktivizojnë shtëpi të ndryshme të hartave tona çdo vit e gjysëm duke na inkurajuar të reflektojmë ose të ndjekim projekte të caktuara.
KTHIMI NYJOR
Shembull;
Nëse ju keni një Nyje Jugore në Dem dhe një Nyje Veriore në Akrep, vitin e kaluar (2022-2023) Nyja e Veriut u ul në Nyjen tuaj Jugore dhe Nyja e Jugut u ul në Nyjen tuaj Veriore...
Kjo ishte një periudhë për të rivlerësuar dhe shqyrtuar zakonet tuaja. E mira, e keqja dhe e shëmtuara.
Nyjet në DEM/AKREP për vitin e kaluar
Gjatë vitit të kaluar Nyja e Veriut ka qenë në Dem, nëse e keni vënë re media, marketingu dhe kërkesa për tema rreth shpirtërores ose okultit janë minimizuar ndjeshëm; në Amerikë, ne kemi filluar recesionin, ka inflacion, tregu i shtëpive është përtokë dhe në pjesën më të madhe, vëmendja jonë është më pak tek spiritualiteti dhe më shumë se si të mbajmë veten gjallë në një shoqëri konsumatore.
Nyjet që lëvizin në DASH/PESHORE
Gjatë një viti e gjysmë të ardhshëm, shtëpia në të cilën kemi Peshoren do të minimizohet ndjeshëm, teksa shtëpia jonë e Dashit do të ketë një fluks energjie/fokusimi.
Nga një lente shoqërore, mund të presim që më shumë influencer, trajner, nutricient ose krijues dixhital të shëndetit, fitnesit dhe mirëqenies të kenë më shumë vëmendje, sukses dhe njohje. Kjo do të jetë gjithashtu një periudhë kohore ku njerëzit do të jenë më të drejtuar nga egoja dhe bëhen pak më shumë individualistë se zakonisht. Por nga ana tjetër, njerëzit gjithashtu do të largohen pak nga nevoja për të marrë vërtetim ose aprovim nga të tjerët. Nuk do të ndryshin veten për tu përshtatur me opinionet e atyre përreth. Moda dhe media do të përqafojnë më shumë thjeshtësinë, modën sportive, funksionale dhe përqëndrohen më pak tek e bukura apo estetika koketë/rozë. Si rrjedhojë njerzëzit që përqafojnë këtë stil jetese do ta kenë më të lehtë. Kryefjala gjatë vitit të ardhshëm do të jetë ambicia; të qenit të prirur, të orientuar dhe të përqëndruar drejt një qëllimi. Një fokus tjetër i madh do të jenë pasionet tona dhe çdo gjë që na nxit adrenalinën.
ASHENDENTI DASH
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të parë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të shtatë.
Ndikimi që prania ose opinioni i njerëzve ka mbi ju gjatë vitit të ardhshëm, do të minimizohet jashtëzakonisht shumë. Ju do të jeni duke zbuluar se çfarë *doni* dhe cilat janë idealet *tuaja*.
Kjo është një periudhë kur do të bëni rregullime rrënjësore në pamjen tuaj fizike, si e prezantoni veten tuaj, si shkoni pas asaj që dëshironi dhe çfarë është autentike për ju dhe nevojat tuaja personale. Kjo është koha më e rëndësishme për të gjetur atë që është e duhura për ju, në vend që të përpiqeni vazhdimisht të kërkoni atë që mendoni se njerëzit e tjerë duan ose kanë nevojë.
Kjo ndonjëherë mund të nënkuptojë të bëhesh avokat i vetes tënde, ose të flasësh për atë që është e drejtë; edhe nëse duket sikur po shkon kundër një turme njerëzish.
Me nyjen jugore që minimizon shtëpinë tuaj të marrëdhënieve, disa mund të përjetojnë ndarje, por jo në një mënyrë që ka për qëllim t'ju frikësojë ose t'ju lë plagë. Nëse përjetoni ndarje mund të zbuloni se kjo është një periudhë kohore ku ju duhet të rriteni dhe të kaloni në një version më të zhvilluar dhe më të shëndetshëm të vetes. Ato që vijnë me këtë tranzitë janë zbulimet se kush dhe çfarë po rritet, përmirësohet, ose çfarë mund të jetë peshë e rëndë jo e frytshme në jetën tuaj.
ASHENDENTI PESHORE
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të shtatë, ndërsa nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të parë.
Kjo është një periudhë kur ju do të mbështeteni në marrëdhëniet tuaja plotësisht, por gjithashtu do ti lejoni vetes të identifikoni se cilat janë marrëdhëniet për të cilat jeni vërtet të apasionuar.
Thelbi i kësaj tranzite është ti rikujtoni vetes se nuk mund të bëni gjithmonë gjithçka vetë dhe të filloni të jeni më vulnerabël me njerëzit që kanë rëndësi për ju. Do të jeni më social, më ekstrovert dhe për ju filljonë lidhjet e reja. Me kalimin e Nyjes Jugore në shtëpinë tuaj të parë, ju do të lëshoni dinamikat e cekëta sociale, ose njohjet boshe që nuk përputhen autenticitetin tuaj. Ndërkohë që ju çliroheni do të tërhiqni më shumë njerëzit autentikë, të motivuar që vërtet përputhen me besimet dhe pikëpamjet tuaja. Do të kaloni në një periudhë të madhe rikalibrimi, "Kush jam unë?" "Çfarë dua unë?".
Është normale të ndihesh sikur duhet të rishqyrtosh vlerat dhe ndjenjat e tua, sepse një nga temat kryesore të vitit do të jetë nevoja të shkundësh dhe të heqësh nga vetja rolin e të qenit i këndshëm për të tjerët. Përkundrazi, jeni brenda hapësirave që ndiheni vërtet vetvetja.
ASHENDENTI DEM
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të gjashtë.
Kjo është një tranzitë që ju inkurajon të pushoni dhe të karikoheni gjatë vitit të ardhshëm, të bëni një hap prapa dhe të reflektoni për temat rreth rutinave, zakoneve të mësuara dhe shëndetit. Kjo do të jetë gjithashtu një kohë e dobishme për ju që të eksploroni boshte të reja në spektrin e spiritualitetit dhe të përqendroheni përgjithësisht tek shëndeti juaj mendor.
Me Nyjen Jugore që minimizon shtëpinë tuaj të punës dhe rutinën, mund të filloni të shkëputeni nga oraret fikse ose axhendat e caktuara në mënyrë që të gjeni kohë për zakone të reja ose mundësi për të lëvizur jashtë vendit. Është e nevojshme të mësoni dhe thelloheni më shumë në temat rreth shëndetit tuaj mendor ose nevojave shpirtërore, por kujdes me tendencat arratisëse siç janë izolimi dhe alkooli.
P.sh.: njerëzit që nuk e konsiderojnë veten të jenë shumë shpirtërorë, mund të shpenzojnë kohë për të studiuar fenë, astrologjinë apo edhe të praktikojnë tarot ose forma të tjera të parashikimit gjatë kësaj periudhe kohore.
Qëllimi kryesor do të jetë të bësh atë që ndihet autentike dhe e vërtetë për ty, duke qenë gjithashtu të vetëdijshëm për njerëzit që nuk i përshtaten më qëllimit tuaj.
ASHENDENTI AKREP
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të gjashtë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë.
Në shumë mënyra, ju do ta inkurajoni veten të ktheheni në rrethana më ekstroverte dhe të jepni përparësi ose të ristrukturoni temat rreth jetës suaj të punës, shtëpisë dhe rutinave të përditshme.
Kjo është një tranzitë përfundimtare e shëndetit dhe mirëqenies, kështu që ju mund ta gjeni veten duke përdorur vërtetë një axhendë ose ditar. Mund të stërviteni më shumë, ose të regjistroheni në një palestër, yoga ose kickboxing. Prioritet të madh do të marri mënyra e të ushqyerit e cila duhet të jetë e shëndetshme dhe marrëdhënia juaj me kolegët e punës.
Kjo mund të jetë gjithashtu një periudhë kohore e dobishme ku ju do të bëni mirëqenien dhe shëndetin tuaj pikën kryesore qendrore. Ndoshta, duke hequr dorë nga ushqimi i përpunuar, mbeturinat, shoqërinë e keqe dhe duke lëvizur drejt njerëzve dhe gjërave që i përshtaten më mirë asaj që ju nevojitet, në mënyrë që t'i jepni përparësi ndjenjës suaj të paqes.
Kjo mund të nënkuptojë ristrukturimin e qëllimeve tuaja të punës, apo edhe gjetjen e vetes duke lëvizur në një rrugë ose aftësi të re karriere.
ASHENDENTI BINJAK
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të pestë.
Fokusi më i madh në vitin e ardhshëm do të jetë ristrukturimi i miqësive tuaja dhe rrethimi i vetes me lidhje ose njerëz që janë vërtet frymëzues dhe të shëndetshëm për ju që ti keni pranë.
Gjithashtu do të mund të "çmontoni" dinamikat ose rutinat e mëparshme që ndihen të pavërteta ose që nuk përputhen më me bindjet tuaja. Mënyra juaj e shprehjes ose kreativiteti do të pësojë ndryshime, artistët dhe gazetartët do të adoptojnë mënyra të reja të të shprehurit. Edhe pse me me Nyjen Jugore në shtëpinë e pestë mund të shohim artistë të cilët marrin një kohë pushim. Ashendentët Binjak të cilët kanë ende ndjenja të pashprehura mund ta shfrytëzojnë këtë kohë.
Kjo është gjithashtu një periudhë kohore ku ju do ta gjeni veten më të investuar në bindjet tuaja aktiviste dhe ndoshta duke u futur në organizata, grupe aktiviste që lëvizin drejt ndryshimit dhe përparimit të vërtetë të dobishëm për shoqërinë dhe botën përreth jush.
Një tjetër pikë e fortë që do të sjellë kjo tranzitë, është ndoshta zgjerimi në përpjekjet tuaja në mediat sociale. Nëse jeni përpjekur të rritni një numër ndjekësish ose një platformë organike interaktive, do ta keni më të lehtë dhe më të begatë për ta bërë tani që Nyja e Veriut futet në shtëpinë e mediave sociale.
ASHENDENTI SHIGJETAR
Nyja e Veriut tek Dashi do të hyjë në shtëpinë tuaj të pestë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë.
Kjo është koha e pasioneve romantike, dashurisë, fëmijëve dhe qejfit. Fare lehtë mund ta gjeni veten duke rënë në dashuri, duke filluar hobi të reja krijuese, duke filluar një lidhje romantike paksa dramatike, duke u fejuar apo edhe duke u martuar.
Kjo tranzitë bën gjithashtu aktivizimin e shtëpisë së fertilitetit dhe shtatzënive. Është e rëndësishme t'i keni parasysh këto tema pasi ato zgjerohen nga Nyja e Veriut. Me zgjerimin e shtëpisë së pestë Nyja zgjeron seksin, pasionin dhe qejfin duke nxjerrë jashtë binarëve kujdesin, ndaj duhet t'i jepet përparësi seksit të sigurt, kujdesi me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatëzanitë e padëshiruara, etj.
Kjo do të jetë një periudhë e mirë për t'i dhënë përparësi asaj që është vërtet frymëzuese për ju. Do të hiqni dorë nga hobit e mëparshëm për të zgjedhur tashmë vetëm ato që janë më interesante, ose duke i qëndruar besnik asaj që doni vërtet (dhe kë doni vërtet). Midis *duhet* dhe *dua*, fiton kjo e fundit.
Kjo mund të nënkuptojë ndryshimin e plotë të përmbajtjes së mediave sociale ose ndoshta edhe ndryshimin e grupit tuaj të miqve dhe sesa shumë ndani me ta. Kjo nuk do të thotë që të gjithë miqtë tuaj do të largohen, por ju do të jeni më të vetëdijshëm se kush duket se e mbështet lumturinë tuaj dhe kush jo.
ASHENDENTI GAFORRE
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të dhjetë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të katërt.
Kjo është një periudhë e rëndësishme kohore që ju të filloni biznesin tuaj ose të bëni hapa të rëndësishëm drejt punës së ëndrrave ose rrugës së karrierës në të cilën dëshironi të keni sukses.
Është e rëndësishme t'i jepni përparësi qëllimeve tuaja afatgjata dhe të gjeni mënyra sesi të ecni drejt tyre. Në këtë kohë do të mund të përforconi kufijtë, duke qenë më të qartë dhe të plotë për nevojat dhe pritshmëritë tuaja.
Në një farë mënyre po gjeni zërin tuaj dhe autoritetin tuaj të brendshëm. Nyja e Veriut do të zgjerojë karrierën tuaj duke ju sjellë oferta dhe mundësi të reja për të ngritur shkallët e karrierës.
Forca e brendshme rritet dhe nuk i lejon më kolegët, bashkëpunëtorët ose edhe shefa të caktuar t'ju kërkojnë vazhdimisht të bëni gjëra që nuk janë në përshkrimin tuaj të punës ose në nivelin tuaj. Nyja veriore mund të sjellë me të vërtetë një ndryshim të madh në karrierën tuaj, ndoshta duke u larguar nga vendi në të cilin jeni dhe duke aplikuar në vende të reja.
Ajo që do të jeni duke bërë është t'i vendosni ëndrrat dhe qëllimet tuaja më shumë në qendër të "skenës", sesa të përpiqeni ti vendosni vazhdimisht mbrapa kuintave për të bërë prioritet atë që mendoni se njerëzit e tjerë (ndoshta familja) duan ose presin nga ju.
ASHENDENTI BRICJAP
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të katërt, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të dhjetë.
Kjo është një periudhë kohore ku mund ta gjeni veten duke i dhënë përparësi dinamikës tuaj familjare, familjes ose thjesht jetës tuaj në shtëpi.
Nyja Veriore ju detyron ti jepni përparësi asaj që me të vërtetë ju ushqen në jetën tuaj dhe të çlironi dinamikat, njerëzit dhe rutinat që thjesht nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Kjo mund të jetë një periudhë kohore ku jeni duke menduar për një ndryshim në karrierë, apo ndoshta edhe duke marrë në konsideratë drejtimin e biznesit tuaj.
Ju duhet t'i jepni shumë përparësi këtij ekuilibri punë/shtëpi. Shtëpia dhe koha juaj personale mund të kenë nevojë të jetë më shumë prioritet sesa aspiratat tuaja. Kjo nuk do të thotë që aspiratat janë minimizuar, por pushimi juaj bëhet epiqendra e rutinës më shumë seç mund të ishte më përpara. Kjo mund të jetë gjithashtu një periudhë kohore ku jeni duke vendosur për vendin ku dëshironi të jetoni. Disa do të blejnë një shtëpi të dytë, disa do të jenë duke lëvizur shtëpinë, duke blerë shtëpinë e tyre të parë, apo edhe thjesht duke u larguar nga shtëpia e familjes (ose rikthehen në shtëpinë e familjes).
Ajo që me të vërtetë ka rëndësi tani, është se ju do të jeni duke bërë atë që ju bën të ndiheni të përmbushur shpirtërisht dhe të përkujdesur. Duke minimizuar atë që thjesht nuk ju ndihmon të jeni më të shëndetshëm dhe të qetë në shëndetin dhe nevojat tuaja mendore.
ASHENDENTI LUAN
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të nëntë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të tretë.
Ky *është* viti që ju të rezervoni ato udhëtimet, është viti i realizimit të pushimeve dhe ndoshta të vazhdoni studimet ose të mendoni të ktheheni në shkollë dhe t'i jepni përparësi ndjenjës suaj të arsimimit dhe zgjerimit të horizontit.
Ju do të jeni më të gatshëm për të udhëtuar këtë vit, apo edhe për t'u regjistruar në disa kurse që përputhen me aftësitë ose dijet që dëshironi të kuptoni më mirë. Ky është gjithashtu një vit ku mund të zbuloni se jeni lodhur duke folur vazhdimisht për të gjitha gjërat që *doni të bëni* dhe thjesht këtë vit do të vendosni ti bëni. Ju jeni më ambicioz për të lëvizur drejt asaj që përputhet me interesat ose dëshirat tuaja.
Por, kjo mund të jetë gjithashtu një periudhë kohore ku do të anoni në një rrugë të re shpirtërore. Do të jeni më pak të fokusuar në mediat sociale dhe më shumë në atë që është drejtpërdrejt para jush.
ASHENDENTI UJOR
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të tretë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të nëntë.
Zakonisht jeni një student që gjithmonë dëshiron të nderojë ose të dëgjojë atë që njerëzit ju këshillojnë. Por, kjo është një periudhë kohore ku ju duhet të minimizoni kontributin që njerëzit e tjerë mund të kenë për mënyrën se si jetoni ose si e drejtoni jetën tuaj. Në vend të kësaj, do të vendosni kufij të qartë dhe të jeni të prerë në zgjedhjet tuaja ndërkohë që flisni, në vend që të vazhdoni të kafshoni gjuhën si deri tani.
Ju gjithashtu mund të lëvizni më shumë në përpjekjet e mediave sociale, ndoshta të rrisni platformat tuaja, ose thjesht të jeni më të guximshëm dhe më të prerë për të thënë mendimin tuaj pa kontrolluar vazhdimisht nëse njerëzve ju "pëlqen" ajo që po thoni.
Pika më e madhe e fokusit është të thoni atë që është e sinqertë dhe autentike, duke mbizotëruar mbi nevojën tuaj për t'u pëlqyer nga të tjerët.
ASHENDENTI VIRGJËRESHË
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të tetë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të dytë.
Kjo do të jetë një periudhë e rëndësishme kohore për t'ju inkurajuar që të minimizoni borxhin, të rivlerësoni marrëdhënien tuaj me borxhin dhe kartat e kreditit, por ndoshta edhe të jeni pak më të vetëdijshëm se si e shpenzoni veten vazhdimisht në lidhje ose marrëdhënie të caktuara.
Bëj pyetjen vetes nëse ajo kohë e investuar në një person ose në një gjë specifike, është diçka e dobishme për ju. Kjo do të jetë një periudhë e madhe ristrukturimi rreth lidhjeve tuaja emocionale dhe financiare, ndoshta duke anulluar disa abonime dhe përfshirje që nuk përputhen më me interesat dhe nevojat tuaja.
Ju gjithashtu mund të rivlerësoni ato gjëra që doni dhe kë doni, e të mos bëni më justifikime. Është e pakumtimtë të pranosh thërrime buke nga disa marrëdhënie ose miqësi që thjesht nuk të bëjnë të ndihesh si prioritet, ndërkohë që ju jeni vazhdimisht duke i bërë ata prioritetin tuaj.
Sa më fleksibël të jeni me gjërat që do t'ju vijë gjatë vitit të ardhshëm, aq më shumë mençuri do të fitoni nga mënyra se si ndiheni për njerëzit dhe gjërat rreth jush, por edhe se ku qëndrojnë këta njerëz ose gjëra në rrugëtimin tuaj të rritjes personale.
ASHENDENTI PESHQ
Nyja e Veriut në Dash do të hyjë në shtëpinë tuaj të dytë, ndërsa Nyja Jugore e Peshores do të hyjë në shtëpinë tuaj të tetë.
Ju jeni natyrshëm artistë plot pasion dhe nuk keni qenë kurrë të përqendruar rreth zotërimeve materiale. Por, ajo çfarë do të vini re gjatë kësaj periudhe kohore është se nevoja materiale dhe llastimi i vetvetes do të rritet ndjeshëm. Ajo që po vjen në plan të parë është marrëdhënia me paratë tuaja dhe marrëdhëniet në jetën tuaj në të cilat keni investuar shumë.
Pyetja më e madhe që parashtrohet është: "A ka arritur energjia ime qëllimet ose shpresat që kisha në këtë pikë të jetës sime?"
Kjo tranzotë ju detyron të minimizoni nevojën për t'u mbështetur tek të tjerët për t'i bërë gjërat. Kjo në shumë mënyra mund të vijë si pasojë se po filloni biznesin tuaj, po lodheni në punë shteti për të ardhura të qëndrueshme, etj. Kjo nga ana tjetër ju detyron që të mos pranoni më ndihmë financiare nga një mik ose anëtar i familjes, por të inkurajoni veten të bëni më shumë hapa drejt pavarësisë suaj (në një mënyrë për të cilën mund të ndiheni krenar).
Nevoja juaj që t'i jepni përparësi asaj keni pasion, në vend që të përpiqeni vazhdimisht të kënaqni njerëzit ose t'i jepni përparësi asaj që mendoni se njerëzit e tjerë presin nga ju, mund të jetë një faktor i madh në arsyen se pse do të filloni të merrni vendime për veten tuaj vitin e ardhshëm, duke u shkëputur kështu nga forma të caktuara dhe rutinat në të cilat jeni aktualisht.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo