2 Nëntor: Dita e të Vdekurve
Dita e të Vdekurve për shqiptarët është një festë tradicionale që festohet në 2 nëntor të çdo viti. Kjo festë është kujtimi i të ndjerëve dhe është një ditë që i dedikohet përkujtimit dhe nderimit të tyre.
Në këtë ditë, shqiptarët shkojnë në varret e të dashurve të tyre dhe bëjnë përgatitjet e nevojshme për të pastuar dhe nderuar kujtimin e tyre. Kjo përfshin pastrimin e varreve, vendosjen e luleve, th ënien e lutjeve dhe leximin e fjalimeve të veçanta për të ftuarit që janë pjesë e ceremonisë. Kjo festë është koha e reflektimit dhe përkujtimit të së kaluarës dhe shpesh shoqërohet me tradita të ndryshme.
Me ndikimin e besimeve të ndryshme fetare kjo festë e Paraardhësve mori trajta dhe tipare të ndryshme, disa ende i bëjnë ritat sipas feve përkatëse gjatë Bajrameve, Kërshëndellave ose Pashkëve.
“Në një dëshmi të regjistruar në fshatin Romas të Tomorricës, besohej se në disa raste, shpirtrat e të vdekurve ktheheshin në shtëpinë ku kishin jetuar gjatë jetës së tyre, kështu që vendasit hapnin dyer e dritare. Kjo praktikë, e hapjes së dyerve dhe dritareve, ndodhte gjatë natës së Bajramit të Madh, Bajramit të Vogël, Natës së Kadrit, dhe gjithashtu gjatë festës së 12 Ditëve të Ujit dhe kremtimit të Matemit. Bektashinjtë kryenin këtë ritual, ku një grua e shtëpisë hidhte tre lugë hallvë në vatër pranë oxhakut në mbrëmje, me besimin se shpirtrat e të vdekurve vinin dhe kënaqeshin me aromën e saj. Ata shprehnin se "shpirtrat e të vdekurve vinin në vatër gjatë këtyre netëve, megjithatë, askush nuk mund t'i shihte ata".
Në Shpat të Elbasanit, deri në kohë të vona, kremtoheshin festat për të nderuar "njerëz të mirë" të fisit, përfshirë edhe të vdekurit, të cilët ishin të njohur dhe të nderuar brez pas brezi.
Një festë që kremtohej në kujtim të të vdekurve nga të krishterët në veri dhe jug të Shqipërisë quhet "Të Shumat" ose "Dy Nëntor". Kjo festë përfshin elementë të kombinuar, ku përfshihen edhe aspekte krishtere dhe tradita vendase. Në këtë natë, kujtohen të ndjerët, si në familje dhe te varret e tyre.
Rituali i festës së të Vdekurve, i njohur ndryshe si Dita e Dy Nëntorit, mund të festohet si më poshtë:
Përgatitja paraprake
1. Pastërtia dhe veshja e rregullt: Lahuni dhe pastrohuni vetë dhe vishuni me ngjyrat e duhura për ritualin; e zezë, portokalli, e bardhë, e kuqe ose ngjyrë argjendi.
2. Pastro fotot e tyre: Filloni duke pastruar fotot e të ndjerëve tuaj, nëse keni.
3. Bli lule dhe llampa me vaj/qirinj: Blini lule të freskëta, të tilla si krizantema, karafili, dhe lule të tjera të preferuara nga të ndjerët tuaj. Po ashtu, blini qirinj dhe drita që do të ndizen mbrëmjen e festës. Nuk është e thënë të shkoni në varreza natë se nuk na la mendja, por mund t'ju bëni një kënd të caktuar paraardhësve tuaj në shtëpi afër oxhakut ose dritares.
4. Përgatisni ushqim: Përgatisni ushqime të preferuara nga të ndjerët tuaj. Këtu mund të përfshihen gjellë të ndryshme, ëmbëlsira, bukë, dhe ushqime të tjera që ata i kishin të preferuar, nëse do të shenjtëroni paraardhës të cilët nuk i njihni gatimet tradicionale janë në rregull.
Dita e Dy Nëntorit
5. Zgjohuni herët: Filloni ditën herët për të përgatitur ritualin. Nëse do të shkoni në varreza merrni përgatitjet me vete.
6. Pastro varret: Përdorni ujë për të larë varret dhe për të pastrojë pllakat e tyre. Hiqni mbeturinat dhe bimët e egra që mund të jenë rreth varreve. Pastroni edhe muret e varreve nëse kanë.
7. Vendosja e luleve: Vendosni lulet që keni blerë pranë varreve të të ndjerëve. Lini hapësirë për ofrimet e tjera.
8. Ndizni qirinj: Ndizni qirinj në varret e të ndjerëve. Ky është një akt simbolik për të kujtuar dhe udhëzuar shpirtin e tyre në këtë ditë të veçantë.
8. Lutuni dhe këndoni këngë: Nën ndriçimin e qirinjve, bëni lutje dhe këndoni këngë të kujtimit të të ndjerëve. Kjo është një mënyrë e rëndësishme për të komunikuar me ata dhe për të shprehur respektin tuaj.
10. Përkujtimi i veçantë: Flisni për kujtimet dhe historitë tuaja personale me të ndjerët. Ndani kujtimet dhe emocionet me familjen tuaj duke i përkujtuar ata.
Mbrëmja e Dy Nëntorit
11. Darkë e veçantë: Kthehuni në shtëpinë tuaj dhe përgatisni një darkë të veçantë për familjen tuaj. Përfshini ushqimet e preferuara të të ndjerëve tuaj.
12. Kujtimi në familje: Në këtë darkë, ndani historitë dhe kujtimet e përbashkëta që keni me familjarët për të ndjerët tuaj.
13. Ndizni qirinj shtesë në shtëpi: Ndizeni qirinj të tjerë në shtëpinë tuaj në kujtim të të ndjerëve tuaj.
Nëse nuk bëni dot asgjë nga tradita, natën e Dy Nëntorit, vendosni ujë në tavolinë, raki, verë ose kafe dhe pak bukë me mjaltë ose një gatim tradicional. Këtu do të digjni temjan ose thjesht nenexhik të thatë dhe do të jepni falenderimet tuaja tek paraardhësit edhe nëse nuk i njihni.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo