Hëna: Kur ta kryeni magjinë tuaj
Magjitë kërkojnë mendim, përgatitje dhe kuptim. Një ritual i organizuar është një ritual i suksesshëm. Puna me elementët e natyrës, kohën dhe konfigurimet e caktuara na vendos në sinkron me energjinë universale të forcës jetësore.
Një praktikues i përpiktë dhe i aftë i magjisë pret derisa gjithçka të jetë në rregull dhe nuk nxiton rrjedhën natyrore të energjisë, e cila lëviz si një rrymë në të padukshmen.
Harmonizoni veten me këto detaje përgatitore dhe do të shpërbleheni me rezultatet e një detyre të kryer mirë.
Kur ta kryeni magjinë tuaj
Kur kryeni këto magji, përdorni fazat e Hënës për të vendosur ritmin. Jini të durueshëm dhe prisni fazën e duhur, nëse jo, mund të mos merrni rezultatet që kërkoni. Këtu do të përfshij fazën ose fazat më të mira të Hënës në të cilat mund të kryeni ritualet tuaja.
Fazat e Hënës
- Hëna e re
Ndonjëherë quhet gjysmëhëna, është koha kur mund të shikoni copëzën e parë të dritës në qiell. Kjo fazë simbolizon fillime të reja, përpjekje të reja dhe marrëdhënie të reja. Është një kohë për të bërë ndryshime pozitive, për të kërkuar mundësi të reja karriere dhe për të mbjellë farat e ideve që do të korren më vonë. Kjo është koha kur duhet të manifestoni.
- Hëna në rritje
Në këtë fazë, Hëna rritet në madhësi dhe fiton forcë, zhvendoset nga hëna e re në të plotë. Pra, kjo është një kohë e mirë për t'u përqëndruar në rritjen e gjërave tuaja - njohuritë tuaja, llogaritë bankare, marrëdhëniet, dashuritë, dëshirat. Është një kohë për të menduar për shtatzëninë, për të rritur komunikimet e të gjitha llojeve, qoftë për biznes apo kënaqësi. Kjo është faza që sjell përfitime financiare dhe nxit shërimin.
- Hëna e Plotë
Kjo është faza më e fuqishme e Hënës, kur shohim të gjithë fytyrën e saj të ndriçuar. Nëse magjia fillon një ditë përpara kësaj faze, rituali sjell përmbushjeje të manifestimeve, dëshirave, rritje të aftësive psikike, përsosjen e ideve, "bashkime", festime ose rinovimin e angazhimeve ndaj njerëzve ose projekteve.
Ritualet e bëra gjatë hënës se plotë janë ritualet e pastrimit, çlirimit. Kjo është koha më e mirë për magji dhe rituale të cilat të çlirojnë ty nga çdo lloj energjie, të pastron dhe të "lan". Kjo është koha kur mund të pastroni kristalet, digjni gjërat që doni të çlironi nga jeta juaj, të bëni ujë hëne për pastrime, mbrojtje, etj.
- Hëna në zvogëlim
Kur hëna zvogëlohet në madhësi është një kohë zvogëlimi, çlirimi, lëshimi dhe përfundimi. Një kohë e shkëlqyer për të filluar dietën, për të hequr zakonet/veset e këqija, mallkimet, për të ndërprerë marrëdhëniet ose për t'u marrë me çështje ligjore.
- Hëna e zezë
Këto janë dy-tre ditët kur Hëna nuk duket fare në qiell. Hëna e errët dhe Hëna e re shpesh konsiderohen e njëjta fazë, por për qartësi unë i kam ndarë të dyja.
Kjo është një kohë e mirë për të hedhur poshtë gjërat që nuk i doni, të mendoni për ato çfarë keni arritur tashmë dhe atë që dëshironi të arrini në të ardhmen, është kohë e fuqishme për meditim. Një cikël i shkëlqyer për të gjetur kohë për veten tuaj, ose nëse jeni kaq të prirur, një kohë ideale për izolim.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo