Uji i Hënës: Vetitë mistike dhe përdorimet

Uji i Hënës: Vetitë mistike dhe përdorimet

Për shekuj, simboli i hënës ka qenë i lidhur me vetitë mistike dhe është nderuar e adhuruar nga shumë kultura, shumë prej tyre i shohim edhe sot, në simbol feje ose flamuri.

Një nga aspektet më magjepsëse të hënës është aftësia e saj për të ndikuar tek uji. Ky satelit ndikon në baticat e oqeanit dhe kush ka pak njohuri kupton se nëse Hëna ka këtë veti të tillë me anë të tërheqjes së saj gravitacionale dhe ndërveprimit të saj me fushën gravitacionale të Tokës, atëherë nuk ka arsye pse këto lëvizje të mos ndikojnë njerëzit dhe gjallesat. Fundja jemi të përbërë nga uji.

Uji i hënës është një përbërës efektiv dhe shumë i adaptueshëm për t'u shtuar në praktikën tuaj të magjisë, intuitës dhe energjisë.

Të mësosh se si ta bësh ujin e hënës dhe të zbulosh mënyra për ta përdorur janë dy aftësi themelore dhe të dobishme që garantojnë zotërim dhe kontrollin tuaj energjitik. Uji i hënës mund të përdoret për të transformuar situatat, për të përmirësuar aftësitë psikike, për të përforcuar fuqinë magjike, për të gjetur frymëzimin, për të inkurajuar dashurinë, për të sjellë qetësi, për të arritur ekuilibrin dhe më shumë.  

Por çfarë është uji i hënës?

Uji i Hënës është thjesht një "ilaç energjitik" me bazë dritën e hënës dhe ujin. Mund të bëhet në mënyra të ndryshme për qëllime të ndryshme. Uji, drita e hënës dhe praktikuesit e vullnetit energjitik janë shumë të lidhur me njëri tjetrin, është një gjë mjaft instinktive për ata që i ndiejnë ritmet e natyrës dhe thirrjen e magjisë në shpirt.

Ajo çfarë njihej më parë si "ujë i mirë", "qumshti i zanave", "ilaçi i hënës" ose "çaji i hënës" është uji i hënës. Termat ndryshojnë por realiteti thelbësor i magjisë mbetet i njëjtë.

Si të bëni ujin e hënës

Receta më bazike për ujin e hënës kërkon thjesht një enë me ujë të vendoset jashtë, nën dritën e hënës.

Kjo funksionon mjaft mirë por, krijimi i ujit të mirë të hënës kërkon pak më shumë vëmendje. Çelësi për çdo ujë të mirë të hënës është krijimtaria. Teksa fuqia e ujit vjen kryesisht nga hëna dhe gjithçka që ajo përfshin, është personi ai që përcakton se si duhet ti ndërthuri energjitë mes vetes, ujit dhe hënës dhe ti bashkojnë këto forca së bashku për të bërë çdo gjë të mundur.

Varet nga ju që "t'i tregoni" hënës se ku ta dërgojë fuqinë e saj, dhe ju takon po juve të arrini të drejtoni ujin për ta marrë atë fuqi.
Përndryshe, keni vetëm pak ujë jashtë që bën banjo hëne.

Për të bërë një ujë të hënës që do të jetë maksimalisht efektiv, do t'ju duhet të merrni një rol aktiv në krijimin e tij. 

Filloni duke mbushur një enë, jo plastike, me ujë të pishëm. 

Vendoseni enën me ujë jashtë, pranë një dritareje, muri të jashtëm ose një pike të lartë brenda shtëpisë tuaj.

Mund ta ngrohni ujin, ta ftohni ose ta mbani në temperaturën e dhomës.
Kaloni pak kohë duke menduar për hënën dhe duke i përqendruar mendimet tek qëllimet tuaja për ujin e hënës. Mendoni se uji është i hapur kundrejt energjive të hënës dhe do që të thithë e do të marrë sa më shumë nga drita e saj.

Përqendrohuni në atë që dëshironi të transferoni tek uji juaj dhe ftoni e kërkoni që këto energji të hyjnë në ujë.

Mund t'ju ndihmojë të imagjinoni sikur një rrjetë me fije energjike shkon nga trupi juaj në hënë dhe rrjedh nga hëna në enën tuaj me ujë.

Imagjinoni strukturën e brendshme të ujit duke ndryshuar, vibrimet e tij rriten teksa thith dhe harmonizohet me rrjedhën e energjisë së Hënës. Ju keni autoritetin tua në mes që komandon çdo gjë, në varësi të fazës dhe shenjës së hënës do të kërkoni ato çfarë ju duhen.

Uji i hënës do të jetë efektiv për çdo punë energjitike dhe do t'i japë një shtysë çdo magjie që synon të promovojë shërimin, të inkurajojë dashurinë, të rrisë fuqinë psikike ose të rrisë krijimtarinë. Të vetmit përbërës thelbësorë për ujin e hënës janë drita e hënës, uji dhe vullneti juaj.

Nëse dëshironi, mund të shtoni barishte ose gurë që pasqyrojnë në mënyrë më specifike qëllimet tuaja, por kujdesuni që të mos shtoni asgjë toksike nëse planifikoni ta pini ose gatuani me të. Shumë prej bimëve të përdorura në magji janë helmuese dhe shumë gurë të zakonshëm mund të lënë pas gjurmë toksinash në ujin tuaj të hënës!

Uji i hënës duhet të krijohet gjatë natës dhe të ruhet larg nga rrezet e diellit.

Si ta përdorni ujin e Hënës

Mund ta përdorni si një bazë për të rritur fuqinë, për të bërë ujra ose lëngje të tjera magjike (si vera e epshit, rakia e parasë, etj), ta bashkoni me përbërës shtesë për t'iu përshtatur çdo qëllimi magjik që mund të keni, ose të lejoni që krijimi i ujit të hënës të veprojë si një magji në vetvete. Mund të përdorni fazat e hënës për të krijuar ujë me cilësi të ndryshme.

 

Këtu do të lexoni disa mënyra për të përdorur ujin e hënës:

  • Lani hapësirat e ritualeve, altarët, mjetet magjike dhe veten përpara lutjeve, praktikave, leximeve ose gjumit.
  • Përdoreni si bazë pastrimi për të sjellë qetësi (mbrojtje, para, etj.) në shtëpi.
  • Përdoreni për të ujitur bimët për tu lidhur me to.
  • Derdh pak ujë për të përcaktuar kufijtë energjitik për një lutje ose ritual.
  • Përdoreni për të larë flokët dhe fytyrën për bukurinë e hënës.
  • Pijeni ose bëje akull për pijet e preferuara.
  • Vendosni lulet e blera ose të dhuruara në një vazo me ujë të hënës për të rritur dhe zgjatur bukurinë e tyre por edhe ndjesinë që sollën kur i morët.
  • Pikturoni dhe shkruani manifestimet me bojra, penel dhe ujin e hënës.
  • Përdoreni si spruco për faqet e bllokut të manifestimeve.
  • Spruco letrat, dokumentat dhe aplikimet me ujin e hënës.
  • Pini ujin e hënës për të rritur ndjeshmërinë tuaj psikike.
  • Influenconi një situatë duke vendosur një sigjil ose një peticion të shkruar brenda një kavanozi të mbushur me ujin e hënës.
  • Përdoreni atë në gatim.
  • Bëni çaj ose kafe me të.
  • Sprucojeni në krevat për fertilitet.

 

Bashkëvuajtësja juaj,

Kristal

xoxo

    Back to blog