Skip to content

CRYZTAL DOMINION

  • HOME
  • READINGS
  • MAGICK
  • TAROT
  • BLOG
    • Astrology
    • Divination
    • Magick
Log in
    • HOME
    • READINGS
    • MAGICK
    • TAROT
    • BLOG
      • Astrology
      • Divination
      • Magick
    Cryztal
    Log in Cart

    Item added to your cart

    Access Denied
    IMPORTANT! If you’re a store owner, please make sure you have Customer accounts enabled in your Store Admin, as you have customer based locks set up with EasyLockdown app. Enable Customer Accounts
    Muffins të Ngrohtë Dimërorë

    Muffins të Ngrohtë Dimërorë

    November 1, 2024
    Share

     

    Receta Magjike e Shëndetit dhe Mirëqenies

    Teksa dimri na mbështjell me freskinë e tij, është koha e përsosur për të shijuar ngrohtësinë e kuzhinës me pak magji. Këto muffins dimërore nuk janë thjesht një ëmbëlsirë e shijshme; ato janë të përmbushura me qëllime magjike për shëndet, mirëqenie, harmoni dhe dashuri. Por magjinë në këtë rast nuk e bëjmë ne, por ju!

     

    Qëllimi Magjik:

    Kjo recetë sjell ngrohtësi dhe rehati gjatë muajve të dimrit, teksa fton mirëqenien dhe shëndetin e plotë në jetën tuaj. Çdo përbërës është zgjedhur jo vetëm për shijen, por edhe për vetitë e tyre magjike, duke krijuar një përvojë ushqyese për trupin dhe shpirtin.


    Përbërësit:

    • 1¾ filxhan miell i bardhë
      Fton shëndetin dhe rritjen.

    • 1½ filxhan sheqer
      Shton ëmbëlsi dhe mirëqenie.

    • ¾ lugë çaji kripë
      Nxit harmoninë dhe ekuilibrin.

    • ½ lugë çaji sodë buke
      Përforcon shëndetin dhe lumturinë.

    • ½ lugë çaji kanellë
      Shton ngrohtësi dhe dashuri.

    • ½ lugë çaji arrëmyshk
      Ushqen shpirtin dhe mendjen.

    • ¼ lugë çaji xhenxhefil i grirë
      Shton ngrohtësi dhe gjallëri.

    • 600g kungull i gatuar ose 2 filxhanë pure kungulli
      Sjell ushqim dhe dritë.

    • ⅓ filxhan ujë ose lëng molle
      Nxit harmoninë dhe ëndrrat.

    • 2 vezë
      Shton forcë dhe paqe.

    • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
      Fton ngushëllim dhe dashuri.

    • ⅓ filxhan vaj vegjetal (ose vaj kokosi)
      Ushqen dhe krijon ekuilibër.

    • ½ filxhan arra të copëtuara
      Forcon mençurinë dhe dritën.


    Koha e Përgatitjes:

    • Përgatitja: 15 minuta
    • Pjekja: 30-35 minuta

    Temperatura e Pjekjes:

    • Furra: Ngrohni në 180°C


    Udhëzimet:

    • Përgatisni Përbërësit: Filloni duke radhitur të gjithë përbërësit. Bëni një moment pauzë për të ndjerë energjinë tuaj dhe përqendrohuni në qëllimet për shëndet dhe mirëqenie.

    Miell i Bardhë
    “Shtoj këtë miell të bardhë, të pastër, të begatë,
    Pasuri më sjell çdo mëngjes e çdo natë.
    Çdo sasi që shtohet, më sjell mbarësi,
    Dhe gjithçka që bëj, të jetë me plotësi.”

    Sheqer
    “Sheqer i ëmbël, që gëzimin sjell,
    Në çdo muffin, fatin e mirë ndjej.
    Teksa të përziej, ëmbëlsia le të mbretërojë,
    Në çdo çast të jetës, bollëku të më ndriçojë.”

    Kripë
    “Me këtë majë kripe, tokën nderoj,
    Shijen përforcoj dhe vlerën s’e harroj.
    Udhën e shëndetit të më mbaj të kthjellët,
    Në çdo kafshatë qetësi të më sjellësh.”

    Sodë Buke
    “Sodë e bardhë, ngrihu dhe zgjerohu,
    Teksa të përziej, në energji forcohu.
    Për shëndet e fuqi, trupi im të forcohet,
    Në çdo muffin që bëj, jeta ime të rritet e shtohet.”

    Kanellë
    “Kanellë e ngrohtë, me aromën tënde hyjnore,
    Shton dashuri dhe afërsi përrallore.
    Ndërsa të shtoj në këtë brumë plot jetë,
    Begatinë dhe ngrohtësinë në çdo kafshatë ti më jep.”

    Arrëmyshk
    “Arrëmyshk i lashtë, me aromën tënde të thellë,
    Ndërsa të shtoj, shpirtin ma ngre në qiell.
    Për forcë dhe qetësi në shpirt e në mendim,
    Çdo shije që ndjej, më ndriçon me qëllim.”

    Xhenxhefil i Grirë
    “Xhenxhefil, ngrohtësi dhe zjarr më sjell ti,
    Me prekjen tënde të ëmbël, begatia të nis tani.
    Në çdo muffin, magjinë tënde kërkoj,
    Plot shëndet dhe bollëk, me forcë dhe gjallëri të qëndroj.”

     

    • Përzieni Përbërësit e Lëngshëm: Në një enë tjetër, përzieni kungullin, ujin (ose lëngun e mollës), vezët, ekstraktin e vaniljes dhe vajin. Teksa përzieni, përsëritni: 

    Kungull
    “Kungull i vjeshtës, i artë dhe plot jetë,
    Me ushqimin tënd, të ardhmen e ndriçoj për këtë jetë.
    Ndërsa të përziej, synimet i kam të kthjellëta,
    Për shëndet dhe bollëk, të kem gjithmonë plot të vërteta.”

    Ujë (ose Lëng Molle)
    “Ujë i jetës, i pastër e i shenjtë,
    Shpirtin ma freskon, në dritë më kthen.
    Çdo pikë që bie, me hir e me qetësi,
    Shëndet dhe harmoni sjell në këtë shtepi.”

    Vezë
    “Dy vezë të forta, ju shtoj me kujdes,
    Lidhni bekimet me forcë e qetësi mes nesh.
    Me energjinë tuaj, krijoj dhe lulëzoj,
    Në këtë kuzhinë, ëndrrat e mia t’i shijoj.”

    Ekstrakt Vaniljeje
    “Vanilje e ëmbël, me aromën tënde qetësi sjell,
    Ndërsa të shtoj, zemrën ma mbush me diell.
    Çdo pikë që bie, ndjenjat m’i ngroh,
    Dashuri në çdo hap, le të shfaqet sot.”

    Vaj Vegjetal (ose Vaj Kokosi)
    “Vaj i butë, që ushqen dhe rrëshqet,
    Në këtë recetë shëndetin më udhëzon e më mbron.
    Me butësinë tënde, fatin tim e ndërtoj,
    Gëzimi e harmonia në zemrën time të ndriçojnë.”

     

    • Bashkoni Të Thatat dhe Të Lëngshmet: Shtoni ngadalë përbërësit e thatë tek përbërësit e lëngshëm, duke i përzier lehtë derisa të përzihen plotësisht. Thoni:

    “Në këtë përzierje gjej qetësi të kthjellët;
    paqe e dashuri, të gjithat i përqafoj me dëlirësi.”


     

    • Shtoni Arrat: Shtoni arrat (dhe boronica të thata nëse doni). Thoni:

    “Arra të mençura, me dritë dhe shije,
    Me çdo grusht që shtoj, bekimi të vijë.
    Për shëndet e bollëk, ju shtoj me kujdes,
    Le të rritet begatia në çdo hap e mes.”

     

    • Përgatisni Tavat e Muffin-ave: Hidhni brumin në format e përgatitura, duke mbushur çdo gotë rreth ¾ të plotë.

     

    • Pjekja: Vendosini në furrën e parangrohur. Teksa piqen, thoni:

     

    “Në ngrohtësinë e furrës, ëndrrat të më marrin fluturim;
    me magji dhe krijimtari, kënaqësinë e ndërtoj me qëllim.”

     

    • Pas 30-35 minutash, kontrolloni nëse janë pjekur duke futur një kunjë dhëmbësh; nëse del e pastër, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen për rreth 5 minuta përpara se t'i hiqni nga tava e pjekjes.







      Shijoni Magjinë:

      Këto muffins janë më shumë se thjesht një ëmbëlsirë; ato janë një festë e ngrohtësisë, dashurisë dhe bollëkut. Shijojini të ngrohta nga furra dhe ndajini me të dashurit tuaj për të përhapur ngrohtësinë dhe mirëqenien gjatë dimrit.

      Teksa shijoni çdo kafshatë, kujtoni qëllimet e përfshira (shëndet, mirëqenie, harmoni dhe dashuri shpirtërore), duke krijuar kështu një përvojë të ëmbël për trupin dhe shpirtin. Gatim magjik të këndshëm!

       

      Kristal

      Back to blog
      Invalid password
      Enter

      Language

      • English
      • Shqip
      Payment methods
      • American Express
      • Apple Pay
      • Diners Club
      • Discover
      • Google Pay
      • Mastercard
      • Visa
      © 2026, Cryztal Powered by Shopify
      • Choosing a selection results in a full page refresh.
      • Opens in a new window.
      English
      English
      USD
      • USD
      USD
      /
      English
      Language
      English
      Currency
      USD
      • USD
      USD
      /
      English
      Language
      English
      Currency
      USD
      • USD
      Cancel