Afërdita dhe Marsi: Dashnorët e përjetshëm

Afërdita dhe Marsi: Dashnorët e përjetshëm

Afërdita dhe Marsi janë të dashuruarit e përjetshëm, të kundërtat që shkrihen në një mënyrë të pashmangshme dhe kur i afrohen një lidhjeje në qiellin tonë, dashuria bëhet një fushbetejë obsesioni.

 

"Crawlin' back to you
Ever thought of callin' when
You've had a few?
'Cause I always do
"

 

"Në dashuri dhe në luftë gjithçka lejohet."

Afërdita dhe Marsi si në mitologji, si në astrologji, janë shumë të ngjashëm. Ndryshimi i vetëm është se Marsi nuk ka qënë kurrë perëndi e dashurisë, ndërsa Afërdita ka qënë perëndesha e parë e luftës.

Duke ditur zanafillën e Afërditës dhe historinë njerëzore nuk mohojmë dot se shumicën e kohës ka qënë dashuria rrënja dhe shkaku i luftës. Qytetërime të tëra të shkatërruara, mbretër e heronj të rrëzuar dhe të jemi të sinqertë lufta është muza e romancës dhe dashuria është muza e luftës.

Afërdita dhe Marsi (Afërdita dhe Aresi) kanë pasur një histori pasionante dashurie në të gjitha kulturat dhe historia dëshmon se terreni i tyre i kryqëzimit dashuror është një tango shkatërruese.


Në antikitet, mijëra anije u nisën për Helenën e Trojës edhe pse luftën e filloi vetë Afërdita. Qindra vdiqën, Troja ra dhe të gjithë u dashuruam me Brad Pitt-in, por sot, lufta është pak më ndryshe. Përveç faktit se njerëzit "vriten" në rrjete sociale, ne shkojmë në luftë me veten, vlerat tona, familjen, të ardhmen dhe mirëqenien tonë për dikë. Kjo është meritë e Afërditës, ajo na tregon atë që duam më shumë dhe asnjë i vdekshëm nuk mund t'i rezistojë tundimit të dashurisë.

Por çfarë ndodh kur Afërdita ndjek Marsin? Historikisht, nuk përfundon kurrë mirë.
Dëshira është diçka e paqëndrueshme. Nëse e përmbush pa ndjerë kënaqësi, interesi zhduket.

Në tangon e Marsit dhe Afërditës, pasioni dhe shkatërrimi kanë një datë skadence dhe një veti përsëritëse. Zakonisht është e mbushur me tradhti, refuzim dhe pasoja jo fort të mira.

Hera e fundit që ata ishin në një lidhje të tillë ishte para 8 vitesh dhe teksa hyjmë në sferën e pasionit të tyre shkatërrues, po përsëritet i njëjti cikël.

Kujtoni çfarë ndodhi në jetën tuaj para 8 vitesh dhe pse pikërisht ajo marrëdhënie nuk eci?

Shumë mund të argumentojnë dhe të thonë "Kristal po është planeti i pasionit dhe dashurisë në shenjën e Luanit a nuk i bie të jetë e suksesshme?"

Nga njëra anë e kuptoj, nga ana tjetër e kundërshtoj.
Luani është shenjë Dielli dhe nëse e mendojmë Diellin si Mbret, Afërdita është Princesha dhe Marsi gjenerali i luftës. Princesha nuk ka lidhje me gjeneralin e luftës.

Shenja e Luanit nuk rri shumë rehat në Afërditë, do të ishte njëlloj sikur ti vishnit babait tuaj një fustan me xixa, ti vendosnit një kurorë dhe ti thoni të sillet si një princeshë 24/7. Po e njëtja gjë për Marsin. Shenja e Luanit kërkon pompozitetin e Diellit në mënyrë që të jetë i suksesshëm nëse vendoset në një "dhomë" më të vogël do të bëj skandal. 

Kjo është një nga arsyet pse gjatë kësaj tranzite do të ndërrohen rolet dhe ndaj jeta dashurore nuk është shumë e suksesshme, por ajo seksuale është mjaft e tillë. Personat të cilët gjatë vitit kanë ndjekur tjetrin, tani ndalojnë ndjekjen dhe i ndjekuri bëhet gjuetari. Afërdita niset e para për luftë, ndërkohë që Marsi rri.

Nga ana astrologjike është pak jo natyrale për Afërditën të hidhet në aksion dhe Marsi të rri lule mos më prek. Fundja Mbreti nuk është mësuar të ndërmarri veprim por vetëm të japi urdhëra dhe të presi nga të tjerët.

 

Bashkëvuajtësja juaj,

Kristal

xoxo

Back to blog