Astrologjia: Muaji Shtator
Shtatori sjell ngjarje të rëndësishme qiellore me tre planetë që ndryshojnë drejtimet dhe hap pas hapi do të shtelloj më poshtë se çfarë nënkuptojnë këto ndryshime për jetën tuaj sipas shenjës tuaj të Ashendentit dhe të Hënës.
Shenja e Ashendentit do t' ju tregojë me saktësi se ku di të ndodhin ndryshimet, ndërsa ajo e Hënës se si do të ndiheni ju.
Nëse nuk e dini shenjën tuaj të Ashendentit dhe të Hënës mund ti shikoni këtu.
Tre planetet
Ashendenti dhe Hëna në Dash
Afërdita kthehet direkt në 3 shtator në shtëpinë tuaj të pestë. Afërdita ka qenë retrogradë në shtëpinë tuaj të pestë që nga 23 korriku dhe kjo periudhë mund të ketë sjellë disa zhvillime "interesante" në jetën tuaj të dashurore, krijuese ose në marrëdhëniet tuaja me fëmijët. Nga ana tjetër mund të ketë shkaktuar edhe disa sfida, pasi Afërdita është sundimtarja e shtëpisë tuaj të shtatë të marrëdhënieve. Megjithatë, tani që Afërdita po shkon drejt në shtëpinë e pestë, këto çështje duhet të fillojnë të zgjidhen vetë.
Në fakt, i gjithë muaji do të jetë i mbushur me energji romantike dhe frymëzim për ju. Afërdita në shenjën e Luanit ndihet e bukur dhe e dukshme, gjë që tregon se mund të përjetoni takime të reja romantike ose një rindezje pasioni në marrëdhëniet ekzistuese. Idetë tuaja do të rrjedhin më lirshëm dhe do të keni një energji më sharmante dhe më të këndshme. Në përgjithësi, është një kohë e shkëlqyer për argëtim dhe romancë.
Mërkuri do të jetë retrogradë deri në mes të muajit në shtëpinë tuaj të gjashtë. Ky retrograd mund të jetë duke shkaktuar disa vonesa ose komplikime në punën tuaj, rutinat shëndetësore ose jetën e përditshme. Mund të jeni përballur me ndryshime të papritura në rutinën tuaj të përditshme ose të keni hasur sfida me kolegët ose shokët e punës.
Megjithatë, sapo Mërkuri të kthehet drejtpërdrejtë dhe të ngrihet në shenjën e Virgjëreshës në mes të muajit (data 15-17), atëherë mund të prisni përmirësime të rëndësishme. Është një kohë e shkëlqyer për të përfunduar projektet e vjetra, për të ristrukturuar rutinat tuaja të përditshme dhe për t'u fokusuar tek shëndeti. Madje mund të filloni një rutinë të re fiitnesi ose të nisni një dietë më të shëndetshme që do të jetë mjaftë e dobishme në planin afatgjatë.
Planeti i tretë është Jupiteri, i cili po kthehet në retrogradë në shtëpinë tuaj të dytë më 4 shtator. Retrograda e Jupiterit në shtëpinë e dytë është një ngjarje e rrallë, që ndodh një herë në 12 vjet. Ky retrograd mund të sjellë edhe njëherë mundësi të vjetra financiare të cilat i keni hasur në të kaluarën. Këto mundësi mund të çojnë në të ardhura të konsiderueshme ose rritje financiare gjatë tre deri në katër muajt e ardhshëm.
Megjithatë, duhet të keni parasysh se fillimi i përpjekjeve të reja financiare gjatë periudhës së retrogradës së Mërkurit mund të mos jap rezultate të menjëhershme. Në vend të kësaj, përqendrohuni në rishikimin e planeve të vjetra financiare, rivlerësimin e vlerave dhe çmimeve, duke bërë rregullimet e nevojshme. Jupiteri retrograd është një kohë për të fituar qartësi në lidhje me qëllimet tuaja financiare dhe se si mund t'i arrini ato.
Përveç kësaj, shtëpia e dytë lidhet me çështje fizike, si dhëmbët dhe ushqimi që konsumojmë. Gjatë retrogradit të Jupiterit në këtë shtëpi, do të rishikoni çështjet e dhëmbëve ose dietën tuaj dhe zakonet e të ngrënit. Është një kohë e shkëlqyer për të investuar në përmirësimin e shëndetit oral ose për të qënë më të vetëdijshëm ndaj asaj që konsumoni.
Shtatori 2023 për Dashin sjell ndryshime të rëndësishme në shtëpinë tuaj të pestë, të gjashtë dhe të dytë. Afërdita që shkon direkt në shtëpinë e pestë sjell një periudhë romantike, krijimtarie dhe kënaqësie. Mërkuri retrogradë në shtëpinë e gjashtë shkakton njëfarë stresi fillestar, por gjërat do të përmirësohen kur të kthehet direkt, veçanërisht në çështjet që lidhen me punën dhe shëndetin. Retrograda e Jupiterit në shtëpinë e dytë sugjeron një fokus në financat dhe vetëvlerësimin, me potencialin që mundësitë e vjetra të rishfaqen dhe të sjellin përfitime financiare afatgjata.
Ashendenti dhe Hëna në Dem
Kthimi i Afërditës direkt në shtëpinë tuaj të katërt të shtëpisë dhe familjes në 3 shtator. Afërdita, sundimtarja juaj planetare, ka qenë në retrograde, duke shkaktuar potencialisht turbulenca emocionale dhe marrëdhënie të tensionuara në planin tuaj shtëpiak.
Lajmi i mirë është se Afërdita tani ndërroi ingranazhet dhe lëvizja e saj e drejtpërdrejtë nënkupton një kohë shërimi, harmonie dhe lidhjesh të rinovuara me të dashurit. Nëse keni përjetuar tension ose konfuzion brenda familjes tuaj ose në lidhje me situatën tuaj në mjedisin ku jetoni, këto çështje gradualisht do të zhduken. Afërdita është tani Ylli i Mëngjesit, duke rrezatuar energjinë e saj pozitive në jetën tuaj shtëpiake.
Mundohuni ta bëni hapësirën tuaj ku jetoni më të këndshme estetikisht ose të krijoni një mjedis që nxit dashurinë dhe qetësinë në mënyrë që të vilni energjinë planetare.
Nga ana tjetër, Jupiteri, planeti i zgjerimit dhe i mundësive, po kthehet në retrogradë në shenjën tuaj. Kjo ngjarje kozmike ndodh afërsisht një herë në 12 vjet, duke e bërë atë një pikë kthese të rëndësishme në jetën tuaj. Retrograda e Jupiterit ju shtyn të rivlerësoni drejtimin e jetës, qëllimet personale dhe imazhin për veten.
Mund të rishikoni mundësitë e kaluara ose të rishqyrtoni projektet e papërfunduara. Teksa retrogradi i Jupiterit mund të kërkojë më shumë përpjekje dhe durim për të ecur përpara, ai ofron mundësinë për të forcuar këto mundësi për një rritje afatgjatë. Qëndroni në gadishmëri për mundësitë që rishfaqen nga e kaluara juaj, pasi ato kanë potencialin për shpërblime të konsiderueshme kur Jupiteri rifillon lëvizjen e drejtpërdrejtë.
Mërkuri gjithashtu sapo ka nisur udhëtimin e tij retrogradë gjatë gjysmës së parë të shtatorit në shtëpinë tuaj të pestë të romancës dhe krijimtarisë. Kjo mund të sjellë edhe një herë, për rivlerësim, partnerët e kaluar romantikë ose projekte krijuese. Është thelbësore të përfshiheni në biseda të hapura dhe të sinqerta për të zgjidhur çdo çështje të vazhdueshme.
Ndonëse Merkuri retrogradë mund të sjellë disa sfida, veçanërisht në fushën e investimeve të pasigurta ose sipërmarrjeve spekulative, është më mirë të përparoni me kujdes derisa Mërkuri të kthehet direkt në 15 shtator. Rreth mesit të muajit, Mërkuri rifillon lëvizjen e drejtpërdrejtë në shtëpinë tuaj të pestë dhe ky ndryshim sjell një transformim të dukshëm.
Mërkuri është i lartësuar në shenjën e Virgjëreshës, ndaj ju fuqizon me qartësi, komunikim të përmirësuar dhe një rritje të ideve krijuese. Nëse keni hasur pasiguri në jetën tuaj romantike ose në projektet krijuese në fillim të muajit, prisni zgjidhjet dhe frymëzimin e ri. Kjo periudhë bëhet një kohë e përshtatshme për të ndezur edhe një herë lidhjet ekzistuese romantike ose për të nisur lidhje të reja. Përpjekjet krijuese, ndjekjet arsimore ose hobit gjithashtu përfitojnë nga energjia e lartësuar e Mërkurit, duke e bërë këtë një fazë ideale për të rifilluar ose rigjallëruar sipërmarrje të tilla.
Shtatori mban premtimin e ndryshimeve pozitive dhe rritjes personale për Demin. Lëvizja e drejtpërdrejtë e Afërditës hap rrugën për shërimin emocional dhe dinamikën harmonike familjare. Retrograda e Jupiterit ju inkurajon të rishikoni mundësitë e të kaluarës për sukses në të ardhmen. Ndonëse retrogradi i Mërkurit mund të paraqesë sfida fillestare, lëvizja e tij e drejtpërdrejtë sjell një periudhë qartësie dhe rigjallërimi krijues. Mos hezitoni të shfrytëzoni mundësitë që do t'ju vijnë.
Ashendenti dhe Hëna në Binjak
Në 3 shtator, Afërdita deli nga gjumi i saj retrogradë dhe kjo energji ndodhi në shtëpinë tuaj të tretë. Ky ndryshim qiellor shënon fundin e një periudhe ku mund të keni hasur sfida në marrëdhëniet tuaja me vëllezërit e motrat, miqtë ose fqinjët. Defektet dhe keqkuptimet në komunikim mund të kenë qenë pjesë e kësaj periudhe.
Megjithatë, teksa Afërdita kthehet direkt, prisni që në drejtimin tuaj të frynë erërat e diplomacisë. Marrëdhëniet me njerëzit në mjedisin tuaj të afërt do të përmirësohen, duke nxitur kështu një bashkëpunim më të mirë dhe ndërveprime më të "ngrohta". Nëse keni punuar për të shkruar projekte, projekte mediatike ose për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror, tani është koha kur do të shihni shpërblimet.
Mërkuri, planeti juaj sundues, ka qenë retrogradë në shtëpinë tuaj të katërt, duke ndikuar në çështjet që lidhen me shtëpinë, familjen dhe mirëqenien emocionale. Ky ndikim mund të ketë sjellë vonesa ose komplikime në çështjet e brendshme. Megjithatë, nga mesi i muajit, Mërkuri ndërron marshin dhe del nga retrograda, duke sjellë qartësi dhe përparim në dinamikën tuaj familjare. Pavarësisht nëse keni menduar të zhvendoseni, të merreni me çështje pronësie ose thjesht të kërkoni harmoni në frontin e shtëpisë, kjo është drita juaj jeshile. Durimi juaj do të shpërblehet dhe do të përjetoni një transformim pozitiv në jetën tuaj personale.
Jupiteri, planeti gjigant i zgjerimit dhe mençurisë ka zbukuruar shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë që nga maji, duke rritur intuitën tuaj dhe duke thelluar lidhjen tuaj me planet mistike. Megjithatë, sot fillon udhëtimin e tij retrogradë në këtë sektor të thellë të hartës tuaj.
Ky retrograd, që zgjat deri në fund të vitit, paraqet një mundësi për introspeksion dhe rritje shpirtërore. Ju mund të përjetoni ëndrra të forta, të fitoni njohuri për jetët e kaluara ose të zbuloni zakone të fshehura në subkoshiencën tuaj. Është një kohë për punë të brendshme dhe shërim, ndaj këto zbulime mund t'ju ndryshojnë jetën.
Për ata që ndjekin njohuri në histori, kërkime ose studiojnë prapa skenave, kjo periudhë është shumë e favorshme. Do të bëni përparime të jashtëzakonshme duke zgjeruar kuptimin për temat komplekse. Nëse po mendoni për të filluar një kurs ose të thelloni ekspertizën tuaj, kjo është koha e duhur.
Në aspektin praktik, shtëpia e dymbëdhjetë lidhet edhe me udhëtimin në vende të huaja. Nëse keni dëshiruar të rivizitoni një vend nga e kaluara juaj ose të filloni një udhëtim unik, dyert janë të hapura. Sidoqoftë, kini parasysh se ndikimi retrograd i Mërkurit në shtëpinë tuaj të katërt mund të sjellë kthesa të papritura në planet e udhëtimit. Jini të duruar dhe fleksibël dhe do t'i kaloni këto sfida me lehtësi.
Shtatori premton një ndërveprim dinamik energjish. Teksa Mërkuri bëhet i dukshëm dhe i drejtpërdrejtë në shtëpinë tuaj të katërt nga mesi i muajit, do të përjetoni një ngritje të konsiderueshme në mirëqenien tuaj emocionale dhe në jetën familjare. Njëkohësisht, retrograda e Jupiterit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë do t'ju çojë në një udhëtim të thellë shpirtëror, duke ju udhëhequr drejt njohurive dhe urtësisë nga thellësia e subkoshiencës suaj.
Ashendenti dhe Hëna në Gaforre
Teksa muaji shpaloset, Afërdita, Jupiteri dhe Mërkuri vazhdojnë të drejtojnë anijen tuaj qiellore, duke ju udhëhequr përmes energjive transformuese. Afërdita, në shtëpinë tuaj të dytë, vepron si busulla juaj financiare gjatë gjithë shtatorit. Kjo vendosje sjell një periudhë stabiliteti dhe zgjidhjeje për çështjet tuaja financiare. Çdo shqetësim, pasiguri ose komplikim financiar i mëparshëm fillon të zbehet teksa Afërdita rifiton vrullin e saj edhe njëherë pas daljes nga retrograda. Është koha të keni një pikëpamje më optimiste për financat tuaja.
Shtëpia e dytë gjithashtu rregullon vetëvlerësimin dhe vlerat e përgjithshme. Nëse keni punuar për të përmirësuar vetëvlerësimin ose imazhin për veten tuaj, kjo është koha kur përpjekjet tuaja do të japin fryte. Do ta keni më të lehtë të dalloni vlerën dhe bukurinë tuaj, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ky vetëbsim i sapogjetur mund t'ju frymëzojë të investoni në artikuj që rrisin ndjenjën tuaj të vetëvlerësimit; qofshin këto ndryshime si ai i garderobës, trajtime të kujdesit për veten, apo edhe rregullimi i ndonjë shqetësimi dentar ose i sistemit tretës.
Ndikimi i Afërditës në shtëpinë e dytë shtrihet edhe në vlerësimin tuaj për estetikën dhe artin. Këtë muaj, do të keni një sy më të stërvitur për bukurinë dhe cilësinë, duke e bërë këtë një kohë të shkëlqyer për të blerë gjëra që vërtet i vlerësoni. Nëse jeni artist ose keni prirje krijuese, puna juaj mund të marrë më shumë vëmendje dhe njohje gjatë kësaj kohe.
Shtëpia e 11-të është sfera e qëllimeve afatgjata, ëndrrave dhe lidhjes suaj me grupe dhe organizata dhe pikërisht aty do të kemi ndikimine Jupitert. Teksa Jupiteri nis udhëtimin e tij retrograd, ai do t'ju inkurajojë të bëni një hap prapa dhe të rishikoni ambiciet tuaja. Reflektoni mbi ëndrrat dhe aspiratat që i keni vendosur vetes në të kaluarën.
Merrni parasysh rilidhjen me miqtë, kolegët ose të njohurit e vjetër që ndajnë qëllime dhe vlera të ngjashme. Këto lidhje të rifilluara mund të ofrojnë njohuri të vlefshme, mbështetje dhe mundësi bashkëpunimi. Rivlerësimi i pjesëmarrjes suaj në grupe sociale, klube ose organizata është gjithashtu pjesë e muajve në vjim. A përputhet pjesëmarrja juaj me aspiratat tuaja aktuale? A është koha për të kërkuar lidhje të reja ose për të kontribuar pikpamjet tuaja për kauza të ndryshme?
Faza retrogradë e Jupiterit ju fton të strukturoni mirë strategjitë dhe qasjet tuaja drejt qëllimeve tuaja afatgjata. Kjo mund të përfshijë rregullime në planet tuaja, gjetjen e rrugëve alternative drejt suksesit ose fitimin e një kuptimi më të thellë të dëshirave dhe objektivave tuaja të vërteta. Kini parasysh se udhëtimi drejt ëndrrave tuaja është po aq i rëndësishëm sa edhe destinacioni, dhe lëvizja retrogradë e Jupiterit ju ndihmon ta eksploroni këtë rrugë më thellësisht.
Faza retrogradë e Mërkurit gjatë gjysmës së parë të muajit mund të ketë sjellë sfida komunikimi, çështje të pazgjidhura ose vonesa në mjedisin tuaj të afërt. Ju mund të keni përjetuar keqkuptime me të afërmit, vëllezërit e motrat ose kolegët. Teksa këto situata mund të kenë qënë zhgënjyese, ato gjithashtu paraqisnin mundësi për rritje dhe shërim.
Me Mërkurin që kthehet direkt, gjatë mesit të muajit, do të vini re një ndryshim të rëndësishëm në aftësinë tuaj për të komunikuar në mënyrë efektive. Keqkuptimet mund të sqarohen dhe bisedat e hapura mund të çojnë në zgjidhje. Kjo periudhë është e favorshme për fillimin e dialogëve të rëndësishëm, për të bërë ndryshime dhe për të adresuar çdo shqetësim të vazhdueshëm. Është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të nisur projekte kreative, për të ndarë idetë tuaja dhe për të kërkuar rritje intelektuale.
Në pjesën e fundit të shtatorit, ndodh një ngjarje e rëndësishme qiellore; Hëna e re në Virgjëreshë, ajo zbukuron shtëpinë tuaj të tretë. Kjo ngjarje përforcon efektet pozitive të lëvizjes së drejtpërdrejtë të Mërkurit. Mund të shfaqen mundësi të reja në lidhje me komunikimin, mësimin dhe udhëtimet e shkurtra. Nëse keni menduar të shkruani një libër, të hapni një blog, vlog ose të ndani njohuritë tuaja me të tjerët, kjo hënë e re ofron një pikë të fuqishme nisjeje.
Merrni mundësinë për t'u lidhur me miq ose bashkëpunëtorë të rinj që ndajnë interesat dhe vlerat tuaja. Energjia e hënës së re mund të frymëzojë fillime të reja dhe bashkëpunime emocionuese. Bashkohuni me grupet ose klubet që përputhen me pasionet tuaja, pasi këto lidhje mund të çojnë në përvoja domethënëse dhe rritje personale.
Për më tepër, kur Mërkuri bëhet i dukshëm dhe i lartësuar në Virgjëreshë pas datës 16, aftësitë tuaja komunikuese arrijnë kulmin. Kjo është një periudhë e artë për të bërë njoftime, për të ndarë idetë tuaja dhe për të prezantuar punën tuaj në një audiencë më të gjerë. Nëse keni plane për të udhëtuar, pritja deri pas datës 17 siguron një udhëtim më të qetë dhe më të këndshëm.
Shtatori sjell një përzierje harmonike të stabilitetit financiar, ëndrrave dhe qëllimeve të rivlerësuara dhe komunikimit të përmirësuar për Gaforren. Vazhdoni t'i jepni përparësi vetëvlerësimit dhe vetes tuaj, pasi këto cilësi do të shërbejnë si yjet tuaj udhërrëfyes. Duke përdorur qartësnë tuaj të re në ndërveprimet me të tjerët, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, do të përballeni me lidhje dhe mundësi të frytshme.
Ashendenti dhe Hëna në Luan
Afërdita ka udhëtuar në "krahun" e kundërt për 40 ditë, duke përfshirë të gjithë gushtin, fundin e korrikut dhe 3 ditët e para të shtatorit. Kjo fazë mund të jetë ndjerë si një udhëtim plot kthesa dhe kurthe në një territor të paeksploruar dhe prej saj mund të keni hasur komplikime, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja. Afërdita në retrogradë shpesh shërben si një pasqyrë kozmike, duke pasqyruar marrëdhëniet e së kaluarës dhe çështjet e pazgjidhura.
Lajmi emocionues është se Afërdita po kthehet direkt (ka dalë nga retrograda por jemi në fazën e hijes për 1 javë). Teksa ajo rifiton vrullin e saj për të ecur përpara, ju do të ndjeni një ndryshim të dukshëm në energjinë që ju rrethon. Afërdita do të vazhdojë të zbukurojë shenjën tuaj gjatë gjithë muajit, duke ju dhënë kurajo, forcë dhe një ndjenjë drejtimi të sapogjetur. Gjatë kësaj kohe, ju mund të filloni projekte të reja, qoftë në jetën tuaj personale, karrierën apo marrëdhëniet dhe prisni që ato të lulëzojnë. Afërdita, tani në lëvizje të drejtë, vepron si mbrojtësja juaj kozmike, duke ju mbështjellë në një atmosferë të ngrohtë dhe fuqizuese.
Kjo periudhë është një kohë plot nure, ku do të përjetoni një gjallërim dhe gëzim më të thellë, hijeshi dhe paqe të brendshme. Aura juaj do të mbart një bukuri magnetike që tërheq njerëzit dhe mundësitë në jetën tuaj. Është një kohë e përkryer për të përmirësuar pamjen tuaj fizike përmes trajtimeve të bukurisë. Afërdita në shenjën tuaj, rrezaton feminilitet dhe besim të guximshëm, duke ju bërë më tërheqës dhe më të këndshëm se kurrë.
Megjithatë, në të njëtin qiell kemi dhe Mërkurin në retrogradë në shtëpinë tuaj të dytë deri në mes të muajit. Ky i fundit do t'ju nxis të ecni me kujdes kur bëhet fjalë për financat. Shmangni vendosjen në vendet e gabuara të sendeve me vlerë ose marrjen e vendimeve impulsive financiare. Përdoreni këtë periudhë si një mundësi për të rivlerësuar buxhetin, investimet dhe zakonet tuaja të shpenzimeve. Pas datës 15, kur Mërkuri të kthehet drejt dhe të bëhet i dukshëm, do të jeni më të pajisur për të nisur sipërmarrje të reja financiare ose përmirësime të lidhura me bukurinë.
Hëna e re më 15 do të sjellë ndryshime pozitive, veçanërisht në çështjet familjare dhe financiare. Çdo ndërlikim apo shqetësim i mëparshëm do të fillojë të zbërthehet, duke i hapur rrugën ndryshimeve të favorshme.
Jupiteri zë vendin qendror në sektorin tuaj të karrierës këtë muaj. Ai nis udhëtimin e tij retrogradë në fillim të shtatorit dhe kështu shënon një ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj profesionale. Retrograda e Jupiterit në shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës është një dukuri e rrallë, që ndodh një herë në 12 vjet. Kjo fazë do të zgjasë afërsisht katër muaj, duke vazhduar deri në fund të vitit. Gjatë kësaj kohe, mund të rishikoni mundësitë e karrierës, projektet e kaluara, apo edhe të mendoni për një ndryshim në drejtimin tuaj profesional.
Lëvizja retrogradë e Jupiterit do t'ju kërkojë të investoni më shumë në përpjekjet dhe këmbënguljet në karrierën tuaj por, do të sjellë gjithashtu një perspektivë të re në rrugëtimin tuaj profesional. Mund të zbuloni shtigje alternative për të arritur qëllimet tuaja profesionale ose t'i jepni jetë projekteve të mbetura në të kaluarën. Kjo fazë ju inkurajon të përqendroheni në përfundimin e detyrave ekzistuese dhe t'i kushtoni vëmendjen e duhur projekteve në vazhdim. Të jeni të sigurt se puna juaj do të japë rezultate të rëndësishme pozitive kur Jupiteri të rifillojë lëvizjen e drejtpërdrejtë.
Energjitë qiellore po kalojnë në shenjën tuaj duke futur në procesin e transformimit karrierën dhe financat tuaja, duke krijuar terrenin për ndryshime dhe mundësi thelbësore. Kini parasysh se janë këto ndryshime të cilat po hapin rrugën për një të ardhme më të shndritshme dhe më të plotë.
Ashendenti dhe Hëna në Virgjëreshë
Mërkuri është planeti juaj sundues dhe në të njëjtën kohë është planeti i cili e fillon muajin në retrogradë në shenjën tuaj. Ky retrograd zgjat deri në datën 15 shtator, ndaj Mërkuri do të mbetet i fshehur ose "ecën mbrapsht" deri atëherë. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të ndiheni sikur gjërat janë të padrejta për ju ose sikur hasni zhgënjime dhe komplikime të papritura. Megjithatë, është thelbësore të qëndroni fleksibël dhe të ndryshueshëm si vetë shenja juaj, veçanërisht në karrierë dhe në komunikimin tuaj. Lajmi i mirë është se mund të merrni një informacion shumë të rëndësishëm rreth datës 6 shtator, i cili mund të ndikojë ndjeshëm në jetën tuaj.
15 ditët e para të shtatorit janë paksa sfiduese, por ju mund ta përdorni këtë kohë për të rishikuar dhe rivlerësuar projektet, për të riorganizuar dokumentet dhe për të qëndruar sa më të duruar të jetë e mundur. Kjo periudhë është veçanërisht e rëndësishme për ata që janë të përfshirë në punët e shërbimit ndaj klientit (industria farmaceutike, ushqimore, shëndetsore), punë administrative, media, marketing dhe komunikim. Edhe pse gjërat mund të duken pak të "frikshme", përshtatshmëria juaj do të jetë pasuria më e madhe.
Nga data 15 e tutje, Mërkuri kthehet drejtpërdrejt. Kjo shënon një ndryshim pozitiv në komunikim, karrierë dhe qartësi të përgjithshme. Është një kohë e shkëlqyer për të nisur projekte të reja, për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të rinovuar strategjitë tuaja. Do të shihni se aftësitë tuaja të komunikimit po përmirësohen dhe marrëdhëniet do të stabilizohen.
Hëna e re në datën 15 do të sjellë ndryshime të favorshme në çështjet familjare dhe financiare. Çdo ndërlikim i mëparshëm do të fillojë të zbehet, duke krijuar terrenin për zhvillime pozitive.
Në datën 3 Afërdita, doli nga retrograda në shtëpinë tuaj të 12-të. Kjo shtëpi sundon çështjet e fshehura, sekretet dhe introspeksionin. Nëse jeni marrë me çështje të fshehura, thashetheme apo humbje financiare, kjo periudhë do të sjellë zgjidhje.
Prania e Afërditës në shtëpinë tuaj të 12-të gjithashtu e bën atë një kohë të shkëlqyer për relaksim, meditim dhe kërkim të paqes së brendshme. Konsideroni trajtimet në qendrat e kujdesit për veten, eksplorimin e mësime mistike, yoga ose thjesht të çlodheni me një libër të mirë. Gjatë kësaj periudhe favorizohen pushimet dhe udhëtimet.
Jupiteri, nga ana tjetër, fillon udhëtimin e tij retrogradë në shtëpinë tuaj të 9-të, duke nxitur ndryshime në besimet tuaja, planet e ardhshme dhe ato shpirtërore. Ky retrograd mund të çojë në ndryshime në çështjet tuaja ligjore, studimet e larta dhe ndërveprimet me figurat e babait, gjyshërit ose mësuesit. Mund t'ju frymëzojë të rishikoni mësimet e vjetra, të përfundoni studimet e papërfunduara ose të nisni një udhëtim të ri arsimor. Ëndrrat, vizionet dhe njohuritë profetike do të jenë prezente.
Teksa retrogradi i Jupiterit mund të sjellë përmbysje ose ndryshime në drejtimin e jetës suaj, ai ofron një mundësi për rritje personale dhe një perspektivë të re. Përdoreni këtë kohë për të rivlerësuar qëllimet afatgjata, planet e udhëtimit dhe bindjet filozofike.
Energjitë qiellore tregojnë transformime nga brenda, duke ndikuar në besimet, komunikimin, karrierën dhe aspektet e fshehura të jetës suaj. Përqafoni këto ndryshime me fleksibilitet dhe durim dhe mbani mend se pas datës 15, do të jeni në një pozicion të fuqishëm për të nisur fillime të reja dhe për të parë rezultate pozitive.
Ashendenti dhe Hëna në Peshore
Fillimi i shtatorit shënon një pikë kthese pozitive pasi Afërdita, planeti juaj sundues, kthehet direkt. Mund të keni hasur disa sfida, veçanërisht që nga mesi i gushtit, kur Afërdita ishte retrogradë dhe e padukshme në qiell. Kjo periudhë mund të ketë sjellë ribashkime me njerëz nga e kaluara juaj, si dhe komplikime në miqësi dhe çështje financiare. Por lajmi i mirë është se duke filluar nga data 3 shtator, Afërdita fillon të shkëlqejë sërish, duke e mbushur jetën tuaj me energji dhe vitalitet të rinovuar.
Gjatë gjithë muajit, Afërdita do të zbukurojë shtëpinë tuaj të 11-të, e cila është e lidhur me miqësitë, grupet shoqërore dhe lidhjen tuaj me komunitetin e gjerë. Kjo është një kohë e favorshme për të ushqyer miqësitë ekzistuese, për të bërë miq të rinj dhe për t'u angazhuar në aktivitete shoqërore. Do të zbuloni se njerëzit janë më të ngrohtë dhe dashamirës ndaj jush gjatë kësaj periudhe. Nëse keni biznesin tuaj, mund të prisni një rritje të klientëve dhe përmirësimin e marrëdhënieve me klientët. Është një kohë e shkëlqyer për të nisur projekte ose iniciativa të reja, veçanërisht ato që lidhen me kauzat sociale ose aktivitetet në grup. Afërdita në këtë pozicion ju inkurajon të jeni më publik dhe ju lejon të rrezatoni hijeshi dhe sharm në ndërveprimet tuaja sociale.
Jupiteri, planeti i zgjerimit dhe rritjes, hyn në retrogradë në shtëpinë tuaj të 8-të gjatë shtatorit. Kjo shtëpi sundon burimet dhe financat e përbashkëta, investimet, magjitnë, seksin, paratë e partnerit madje edhe çështjet që lidhen me taksat dhe trashëgiminë. Nëse jeni përballur me sfida ose pengesa në këto zona, lëvizja retrogradë e Jupiterit mund të sinjalizojë një ndryshim në rrjedhën e gjërave. Çështjet financiare që më parë kishin ngelur në vend numëro mund të fillojnë të rrjedhin në një drejtim më pozitiv. Jini të vëmendshëm për mundësitë për të rivlerësuar strategjitë tuaja financiare, veçanërisht kur bëhet fjalë për asetet dhe burimet e përbashkëta me partnerin ose bashkëpunëtorët tuaj të biznesit.
Teksa retrogradi i Jupiterit mund të sjellë kthime mbrapsht ose vonesa, është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të kuptuar më thellë situatën tuaj financiare dhe për të bërë rregullimet e nevojshme. Vlen gjithashtu të theksohet se shtëpia e 8-të ka lidhje të forta me psikologjinë dhe subkoshiencën. Gjatë retrogradit të Jupiterit, mund të eksploroni dhe nxirrni në sipërfaqje çështje psikologjike të rrënjosura thellë ose trauma të së kaluarës. Ky udhëtim introspektiv mund të çojë në rritje dhe shërim të thellë personal. Nga ana tjetër shtëpia e 8-të ka të bëjë gjithashtu me substancat, dhe Mërkuri duke aktivizuar dhtëpinë tuaj të 12-të do të ishte mirë të bënit kujdes me nikotinën, alkoolin dhe substancat e tjera.
Mërkuri, planeti i komunikimit dhe i proceseve mendore, aktualisht është në retrogradë në shtëpinë tuaj të 12-të deri në mes të shtatorit. Me Mërkurin në retrogradë në këtë zonë të hartës tuaj, mund të përjetoni ndjeshmëri dhe introspeksion të rritur psikik. Kjo është një kohë kur ëndrrat, intuitat dhe mendimet tuaja të brendshme ka të ngjarë të jenë më aktive dhe të gjalla.
Gjatë gjysmës së parë të shtatorit, mund të ndiheni sikur mendja juaj është më e përqendruar në të kaluarën dhe mund të ndjeni edhe njëherë çështjet e pazgjidhura. Jini të kujdesshëm me komunikimin, pasi në këtë tranzitë mbizotëron potenciali për keqkuptime. Megjithatë, kjo fazë është gjithashtu një mundësi e mirë për njohuri dhe realizime të thella psikologjike, si praktika shëruese, të tilla si psikoterapia, meditimi ose eksplorimi shpirtëror.
Rreth mesit të shtatorit, Hëna e re ndodh në shtëpinë tuaj të 12-të. Kjo ngjarje nënkupton fillime të reja që lidhen me introspeksionin, spiritualitetin dhe të vërtetat e fshehura. Sipas mundësive kjo periudhë do të ishte koha e duhur për një udhëtim në një destinacion të huaj ose për një eksplorim shpirtëror. Kjo është koha ideale për të ndriçuar çështjet e fshehura, për të nxjerrë sekretet dhe për të fituar qartësi në çështjet psikologjike. Është një shans për të gërmuar thellë në botën tuaj të brendshme dhe për të shfrytëzuar aftësitë tuaja intuitive dhe psikike.
Kthimi direkt i Afërditës sjell pozitivitet në jetën tuaj shoqërore dhe situatën financiare, ndërkohë që retrogradi i Jupiterit ofron një mundësi për të rivlerësuar burimet e përbashkëta dhe për të çliruar traumat e të kaluarës.
Ashendenti dhe Hëna në Akrep
Afërdita ka qenë retrograde për 40 ditët e fundit, duke prekur kryesisht shtëpinë tuaj të 10-të, e cila lidhet me karrierën, reputacionin dhe ndërveprimet me figurat e autoritetit. Nëse keni hasur sfida, vonesa ose komplikime në këto fusha, kjo periudhë retrogradë mund të ketë qenë përgjegjëse. Megjithatë, duke filluar nga 3 shtatori, Afërdita filloi të ecë sërisht përpara, duke sjellë lehtësi dhe harmoni në karrierën dhe imazhin tuaj publik.
Gjatë gjithë muajit, Afërdita do të zbukurojë shtëpinë tuaj të 10-të, duke bekuar jetën tuaj profesionale. Kjo është një kohë e favorshme për përparime në karrierë, për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me shefat, autoritetet dhe për të lënë një përshtypje pozitive nga ana profesionale.
Do të zbuloni se përpjekjet tuaja në punë shpërblehen dhe mund të merrni vlerësim për talentet dhe aftësitë tuaja. Nëse keni menduar për një ndryshim karriere ose keni nisur një rrugë të re profesionale, tani është një kohë e shkëlqyer për të ndërmarrë veprime. Afërdita në këtë pozicion ju inkurajon të jeni ambicioz dhe të sigurt në ndjekjet tuaja.
Jupiteri, planeti i zgjerimit dhe bollëkut, hyn në retrogradë në shtëpinë tuaj të 7-të të partneritetit gjatë shtatorit. Kjo fazë, e cila zgjat deri në fund të dhjetorit, ndodh një herë në 12 vjet dhe mund të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet tuaja.
Me Jupiterin retrogradë mund të rishikoni partneritetet e kaluara ose të konsideroni më thellë dinamikën e marrëdhënieve tuaja aktuale. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për të rivlerësuar angazhimet dhe për të parë nëse ato përputhen me qëllimet tuaja afatgjata ose jo. Nëse jeni në një marrëdhënie të trazuar, ekziston mundësia për ta shëruar dhe transformuar pozitivisht.
Mërkuri, planeti i komunikimit dhe rrjeteve, aktualisht është në retrogradë në shtëpinë tuaj të 11-të të miqësive, grupeve dhe rrjeteve sociale deri në mes të shtatorit. Gjatë kësaj periudhe, mund të hasni sfida ose keqkuptime me miqtë ose brenda dinamikës së grupit. Jini të kujdesshëm në lidhje me komunikimet e gabuara prejt të cilave mund të lindin keqkuptime dhe konflikte brenda rretheve shoqërore.
Megjithatë, kur Mërkuri kthehet direkt në mes të muajit, energjia fillon të zhvendoset dhe e bën atë një kohë ideale për të rivlerësuar lidhjet tuaja sociale, për t'u lidhur me miqtë e vjetër ose për të rivizituar projektet dhe shoqatat në grup. Nëse keni menduar të nisni një projekt të ri ose të rilidheni me njerëz nga e kaluara juaj, gjysma e dytë e shtatorit është e favorshme.
Shtatori premton të jetë një muaj transformues me kthimi direkt të Afërditës e cila sjell pozitivitet në karrierën tuaj dhe imazhin publik, ndërsa retrogradi i Jupiterit ofron një mundësi për të rivlerësuar partneritetet dhe marrëdhëniet. Retrogradi i Mërkurit në shtëpinë e 11-të mund të sjellë fillimisht sfida sociale, por këto mund të zgjidhen me kalimin e muajit.
Ashendenti dhe Hëna në Shigjetar
Në fillim të muajit, Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë, ndryshoi rrugën e saj. Për 40 ditët e fundit, ajo ka qenë në lëvizje retrograde në shtëpinë tuaj të nëntë. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të keni përjetuar kriza besimi, të keni hasur sfida që lidhen me drejtimin e jetës suaj dhe të keni nisur një udhëtim për të rivlerësuar sistemet tuaja të besimit. Teksa Afërdita kthehet direkt, mjegulla fillon të ngrihet dhe shfaqet kthjelltësia. Pasiguria që rrethon rrugën tuaj të jetës gradualisht do të zhduket dhe kjo qartësi e re është një dritë jeshile për ata që mund të kenë menduar të rishikojnë aspiratat e së kaluarës ose të eksplorojnë territore të paeksploruara në jetën e tyre. Shtëpia e nëntë lidhet me arsimin e lartë, udhëtimin dhe zgjerimin e horizonteve. Nëse keni qenë të përfshirë në ndonjë projekt edukativ ose mësimor gjatë fazës retrogradë të Afërditës, do të filloni të dëshmoni rezultate pozitive dhe përparim më të mirë.
Për më tepër, Afërdita qëndron në Luan për pjesën më të madhe të shtatorit. Ky qëndrim i zgjatur ju inkurajon të filloni aventura, të udhëtoni në vende të reja ose të regjistroheni në kurse që nxisin kuriozitetin tuaj intelektual. Me Venusin tani në lëvizje të drejtpërdrejtë, eksplorimi juaj i botës merr një ton më të guximshëm dhe pasionant. Universi mbështet përpjekjet tuaja, duke e bërë këtë një kohë të favorshme për ndjekje arsimore dhe aventurat globale.
Ndërkohë, Jupiteri, planeti juaj sundues, do të nisë udhëtimin e tij retrogradë në shtëpinë tuaj të gjashtë. Kjo ngjarje ndodh një herë në 12 vjet dhe do të zgjasë deri në fund të dhjetorit. Retrograda e Jupiterit këtu kërkon një rishikim të përpiktë të zakoneve dhe rutinave tuaja shëndetësore. Kjo periudhë ju inkurajon të rishikoni qasjen tuaj ndaj mirëqenies dhe të eksploroni metoda alternative të kujdesit për veten. Nëse jeni përballur me çështje shëndetësore, ky ndryshim planetar mund të nënkuptojë një ndryshim të këtyre shqetësimeve. Mund të hasni në zgjidhje alternative ose të zbuloni mënyra për të përmirësuar mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.
Për disa Shigjetarë, kjo fazë retrogradë mund të sinjalizojë një ndryshim në mjedisin tuaj të punës ose rutinat e përditshme. Nëse keni hasur në ndalesë ose ndërprerje në jetën tuaj profesionale, kjo është një mundësi për të rivlerësuar rrugën tuaj të karrierës. Ju mund të vendosni të përqafoni një linjë tjetër pune ose të miratoni strategji të reja për të përmirësuar punën tuaj aktuale.
Është e rëndësishme të theksohet se lëvizja retrogradë e Jupiterit mbart potencial të rëndësishëm transformues. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar të rinovoni rutinat tuaja shëndetësore ose të rinovoni karrierën tuaj, në këtë periudhë duhet të përqafoni ndryshimin dhe rritjen.
Duke qenë se Jupiteri është një planet që lëviz më ngadalë, udhëtimi i tij retrogradë shpaloset gradualisht, duke ju dhënë kohë të mjaftueshme për të gërmuar thellë në fushat e jetës që drejtohen nga shtëpia e gjashtë. Kjo fazë introspektive do t'ju ndihmojë të identifikoni fushat që kërkojnë përsosje, duke çuar në përmirësime thelbësore personale dhe profesionale. Edhe pse periudha retrogradë e Jupiterit mund të paraqesë sfida të caktuara ose të kërkojë përpjekje shtesë, aspektet e saj pozitive, veçanërisht trinja me Diellin rreth datës 8, do të sjellë optimizëm. Prisni zhvillime të favorshme në mjedisin tuaj të punës, bashkëpunime me autoritete ose rutina të përmirësuara shëndetësore.
Po në të njëjtin qiell kemi edhe Mërkurin, planeti i komunikimit, i cili do të luajë gjithashtu një rol kryesor në udhëtimin tuaj të shtatorit. Në 15 ditët e para të muajit, Mërkuri do të jetë retrogradë në shtëpinë tuaj të dhjetë, shtëpi kjo e karrierës dhe imazhit publik. Ky konfigurim planetar mund të sjellë kompleksitete ose vonesa në përpjekjet tuaja në lidhje me karrierën. Mund të hasni sfida kur ndërveproni me figura të autoritetit ose manovroni në dinamikën e vendit të punës. Projektet mund të ngecin dhe rishikimet mund të jenë të nevojshme. Kini. durim dhe fleksibilitet.
Megjithatë, baticat dhe zbaticat qiellore janë vazhdimisht në ndryshim dhe ndikimi i Mërkurit do të zhvendoset. Rreth datës 15, Mërkuri bëhet i dukshëm dhe i drejtpërdrejtë. Teksa fiton forcë dhe qartësi, rruga juaj e karrierës do të bëhet gjithashtu më e përcaktuar dhe e strukturuar. Kjo është koha e përshtatshme për të rishikuar qëllimet tuaja profesionale, për të marrë vendime strategjike dhe për të vënë në veprim planet tuaja të karrierës.
Për Shigjetarin ndërrimet kryesore ndodhin në shtëpinë e nëntë, të gjashtë dhe të dhjetë. Pranoni këto ndryshime si mundësi për rritje, qoftë në fushën e besimit, shëndetit, punës apo karrierës. Qëndroni të hapur për të eksploruar horizonte të reja, për t'u angazhuar në ndjekje arsimore dhe për të përfituar sa më shumë nga ndikimet pozitive në rrugën tuaj të karrierës.
Ashendenti dhe Hëna në Bricjap
Javën e parë të shtatorit, Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë, del nga retrograda. Gjatë 40 ditëve të fundit, Afërdita ka qenë në lëvizje retrograde në Shtëpinë tuaj të Tetë, një shtëpi e lidhur me sekretet, krizat dhe zhvillimet e fshehura.
Gjatë kësaj faze retrogradë, mund të keni hasur në sfida që lidhen me financat e përbashkëta, burimet e partnerit, marrëdhënien me partnerin apo edhe të keni hyrë në çështje më të thella të intimitetit. Është e mundur që të manovruar midis rregullimeve financiare, çështjeve të trashëgimisë apo edhe transformimeve psikologjike.
Kur Afërdita kthehet direkt, pasiguria rreth burimeve të përbashkëta, partneriteteve financiare ose marrëdhënieve intime fillon të zhduket ngadalë. Kjo qartësi e sapogjetur shërben si zgjidhja e çështjeve financiare, stabilizimin e burimeve të përbashkëta dhe thellimin e lidhjeve tuaja emocionale.
Për më tepër, Venusi qëndron në shtëpinë e 8-të për pjesën më të madhe të shtatorit, duke ju inkurajuar të përqafoni karizmën tuaj të brendshme dhe të shprehni dashurinë dhe dëshirat tuaja më hapur. Me Venusin tani në lëvizje të drejtpërdrejtë, jeta juaj romantike do të marrë një ton më të sigurt dhe pasionant.
Teksa lëvizja e drejtpërdrejtë e Afërditës sjell harmoni dhe qartësi, Jupiteri, planeti i zgjerimit dhe rritjes, fillon udhëtimin e tij retrograd në Shtëpinë tuaj të Pestë të romancës, krijimtarisë, vetë-shprehjes dhe shtatëzanisë.
Kjo ngjarje e rrallë ndodh afërsisht një herë në 12 vjet dhe do të zgjasë deri në fund të dhjetorit. Gjatë fazës retrograde të Jupiterit, ju do të rivlerësoni qasjen tuaj ndaj çështjeve të zemrës, kërkimeve krijuese dhe mënyrës se si shpreheni.
Për Bricjapët, veçanërisht ata me vendosje rreth 10 deri në 17 gradë, pozicioni i Jupiterit mund të jetë veçanërisht me ndikim, duke ju ofruar një mundësi për të rindezur romancën, për të rishikuar projekte krijuese, për të marrë vendime për krijim e familjes ose për t'u lidhur me fëmijët tuaj në një mënyrë kuptimplotë.
Nga ana tjetër, Mërkuri, luan një rol kryesor në shtator. Për 15 ditët e para të muajit, Mërkuri është retrogradë në shtëpinë tuaj të nëntë, i lidhur me arsimin e lartë, udhëtimet dhe besimet. Ky konfigurim planetar mund të sjellë ndërlikime ose vonesa në planet tuaja që lidhen me udhëtimet në distanca të gjata, ndjekjet arsimore ose ndërveprimet me kulturat e huaja. Pas 15 shtatorit gjërat lehësohen.
Hëna e re në Shtëpinë tuaj të Nëntë rrit më tej potencialin për ndryshime pozitive në besimet tuaja, planet e udhëtimit dhe ndjekjet arsimore.
Shtatori aktivizon ndryshimet për Bricjapit në Shtëpinë e Tetë, të Pestë dhe të Nëntë. Këto ndryshime janë një mundësi rritje, qoftë në fushën e burimeve të përbashkëta, dashurisë, krijimtarisë, edukimit ose udhëtimit. Qëndroni fleksibël dhe të hapur kundrejt ndryshimeve pavarësisht se cila pjesë e jetës po ndryshon; nëse po zgjidhni çështje financiare, po rigjeni romancën ose po bëheni gati të udhëtoni, universi do të mbështesë rrugën tuaj.
Ashendenti dhe Hëna në Ujor
Planetii qejfit, bukurisë dhe deri diku i dashurisë, u kthye direkt në 3 shtator. Afërdita ka qenë retrogradë në shtëpinë tuaj të shtatë për 40 ditët e fundit, gjë që mund të ketë sjellë disa kriza marrëdhëniesh ose rilidhje me njerëz nga e kaluara juaj, duke përfshirë miqtë ose ish-partnerët. Kjo periudhë retrogradë mund t'ju ketë shtyrë të rishikoni partneritetet, kontratat dhe marrëveshjet tuaja. Tani që Afërdita po kthehet direkt dhe po bëhet e dukshme, mund të prisni përmirësime në marrëdhëniet tuaja.
Çdo ndërlikim, vonesë ose zhgënjim në kontrata ose partneritete do të fillojë të rregulohet tani. Marrëdhëniet do fillojnë të ecin më qetë dhe sipas pritshmërive tuaja. Është një kohë e favorshme për nënshkrimin e marrëveshjeve, fejesave ose fillimin e marrëdhënieve të reja.
Në 4 shtator, Jupiteri kthehet në retrogradë në shtëpinë tuaj të katërt. Ky ndryshim i drejtimit të Jupiterit mund të sjellë ndryshime në rrethanat tuaja të jetesës ose në dinamikën tuaj familjare. Ju mund të konsideroni zhvendosjen ose ndryshimet në mjedisin e shtëpisë tuaj.
Ekziston gjithashtu mundësia për t'u rilidhur me anëtarët e familjes që nuk i keni parë për një kohë të caktuar ose për të marrë lajme të reja në historinë dhe dinamikën e familjes suaj. Mençuria e Jupiterit mund t'ju ndihmojë të zgjidhni çështjet e lidhura me familjen dhe të shëroni plagët e vjetra, veçanërisht nëse ato janë të lidhura me karmën familjare.
Mërkuri, nga ana tjetër, shkon retrogradë në shtëpinë tuaj të tetë deri më 15 shtator. Gjatë kësaj periudhe, mund t'ju duhet të përqendroheni në çështjet që lidhen me taksat, sigurimet, trashëgimitë dhe burimet e përbashkëta. Vonesat dhe komplikimet në këto zona janë të mundshme. Është thelbësore të jeni të duruar dhe të përpiktë kur merreni me çështje financiare.
Kjo retrogradë mund të sjellë gjithashtu çështje psikologjike ose emocionale, duke përfshirë luftërat për pushtet ose traumat e pazgjidhura të së kaluarës. Përdoreni këtë kohë për të reflektuar në vete dhe thellim të brendshëm, pasi mund të çojë në realizime të thella dhe shërim.
Megjithatë, nga mesi i muajit e në vazhdim, Mërkuri kthehet direkt dhe bëhet i dukshëm, duke shënuar fillimin e një periudhe të fuqishme dhe të favorshme. Idetë dhe mundësitë e reja mund të lindin në çështjet financiare, të tilla si investimet, bizneset, taksat dhe burimet e përbashkëta.
Është një kohë e mirë për çështjet financiare, për të negociuar marrëveshje ose për të kërkuar kredi apo investime. Çdo konflikt apo sfidë psikologjike që është shfaqur në fillim të muajit mund të zgjidhet, duke kaluar në qartësi dhe zhvillim.
Shtatori sjell ndryshime të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës suaj, duke përfshirë marrëdhëniet, familjen dhe financat. Shikojini këto ndryshime si mundësi për rritje, shërim dhe transformime pozitive për muajt e ardhshëm sidomos nga ana financiare.
Ashendenti dhe Hëna në Peshq
Afërdita, planeti i dashurisë, harmonisë dhe krijimtarisë, ka qenë në retrogradë në shtëpinë tuaj të gjashtë në Luan për 40 ditët e fundit. Kjo periudhë retrograde mund të ketë sjellë vonesa, komplikime ose keqkuptime në mjedisin tuaj të punës. Mund të jeni përballur me sfida në punën tuaj, ta keni lënë punën pas dore, të keni bërë pushim, mund të keni përjetuar përplasje me kolegët ose keni nevojë të bëni rregullime në rutinën tuaj të përditshme. Megjithatë, tani që Afërdita u kthye direkt mund të prisni që këto çështje të zgjidhen gradualisht.
Ky ndryshim drejtimi shënon një pikë kthese për jetën tuaj profesionale. Projektet që më parë ishin në pritje ose që po përjetonin pengesa do të rifitojnë vrullin e tyre. Atmosfera në vendin e punës do bëhet më bashkëpunuese dhe harmonike, duke e bërë më të lehtë bashkëpunimin me kolegët. Nëse keni punuar në "prapaskenë" ose keni bërë rregullime në punën tuaj, tani do të filloni të shihni frytet e punës suaj. Lëvizja e drejtpërdrejtë e Afërditës mund të sjellë gjithashtu përmirësime në shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
Çdo shqetësim shëndetësor ose problem me të cilin jeni përballur do të fillojë të tregojë shenja përmirësimi. Për më tepër, nëse faza retrogradë e Afërditës pati një ndikim negativ në marrëdhëniet tuaja, gjërat do të fillojnë të zbuten, duke çuar në lidhje më të balancuara dhe të këndshme.
Më 4 shtator, Jupiteri fillon udhëtimin e tij retrograd në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit. Kjo është një ngjarje unike pasi Jupiteri kalon në retrogradë vetëm një herë në vit dhe mbetet në këtë lëvizje deri në fund të vitit. Gjatë kësaj faze, do të përjetoni ndryshime në ndërveprimet tuaja me vëllezërit e motrat, të afërmit, miqtë dhe të njohurit.
Është një kohë e përshtatshme për të rivlerësuar cilësinë dhe dinamikën e këtyre marrëdhënieve. Ju mund të vini në dyshim informacionin që konsumoni, të tillë si lajmet, librat ose artikujt në internet. Kjo periudhë ju inkurajon të jeni më të mprehtë në lidhje me idetë dhe ndikimet që lejoni në jetën tuaj.
Jupiteri retrogradë paraqet gjithashtu një mundësi për të rishikuar projekte, ide ose plane të vjetra që lidhen me të mësuarit, bashkëpunimin ose komunikimin. Mund të hasni në mundësi të kaluara që dikur i keni konsideruar, por kurrë nuk i keni kaluar ose ndjekur. Tani është koha për ti ringjallur dhe rigjallëruar këto projekte, veçanërisht nëse ato përputhen me rritjen tuaj personale dhe zhvillimin e aftësive. Mos hezitoni të lidheni sërish me miqtë apo bashkëpunëtorët e vjetër; ata mund t'ju sjellin mundësi ose perspektiva të reja.
Mërkuri, planeti i komunikimit dhe intelektit, fillon udhëtimin e tij retrograd në shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënieve. Kjo zgjat deri në 15 shtator dhe mund të sjellë disa sfida në marrëdhëniet tuaja ekzistuese. Mund të lindin keqkuptime, mosmarrëveshje ose nevoja për rinegocim të kontratave dhe marrëveshjeve. Është e rëndësishme t'i manovroni këto çështje me durim dhe mendje të hapur, pasi Mërkuri retrogradë shpesh thekson fushat që kërkojnë rregullim dhe përmirësim.
Lajmi i mirë është se pas 15 shtatorit, Mërkuri kthehet drejtpërdrejt dhe kjo nënkupton që sapo ka filluar një kohë favorshme për komunikim më të qetë dhe marrëveshje më të qarta me partnerët ose bashkëpunëtorët tuaj.
Kjo është një periudhë ideale për të bashkëpunuar në projekte, për të nënshkruar kontrata të reja ose për t'u angazhuar në diskutime domethënëse. Gjatë kësaj kohe mund të vijnë në jetën tuaj marrëdhënie të reja, të karakterizuara nga inteligjenca dhe respekti i mes partnerëve. Jini të hapur ndaj këtyre mundësive, pasi ato mund të çojnë në partneritete emocionuese dhe produktive.
Shtatori mban premtimin e sfidave dhe mundësive. Kthimi direkt i Afërditës nënkupton një ndryshim pozitiv në jetën tuaj të punës dhe mirëqenien e përgjithshme. Retrogradi i Jupiterit ju inkurajon të rivlerësoni lidhjet tuaja sociale dhe të përqafoni mundësitë e kaluara për zhvillim. Ndërsa retrogradi i Mërkurit mund të sjellë fillimisht sfida komunikimi në marrëdhëniet tuaja, por pjesa e fundit e muajit premton ndërveprime të përmirësuara dhe potencial për lidhje të reja, stimuluese intelektuale.
Ky muaj ju fton të bashkëpunoni me të tjerët, të rishikoni projektet e vjetra dhe të punoni drejt marrëdhënieve më të balancuara dhe harmonike. Përqafoni këto ndryshime si mundësi për rritje personale dhe profesionale dhe do ta kaloni shtatorin me besim dhe pozitivitet.
Bashkëvuajtësja juaj,
Kristal
xoxo