Skip to content

CRYZTAL DOMINION

  • FAQJA KRYESORE
  • LEXIME
  • RITUALE
  • TAROT
  • BLOG
    • Astrology
    • Divination
    • Magick
Log in
    • FAQJA KRYESORE
    • LEXIME
    • RITUALE
    • TAROT
    • BLOG
      • Astrology
      • Divination
      • Magick
    Cryztal
    Log in Cart

    Item added to your cart

    Access Denied
    IMPORTANT! If you’re a store owner, please make sure you have Customer accounts enabled in your Store Admin, as you have customer based locks set up with EasyLockdown app. Enable Customer Accounts
    Midis Perdeve: Udhëtimi i Një Shtrige

    Midis Perdeve: Udhëtimi i Një Shtrige

    1 nëntor 2024
    Share

     

    Mendoj se gjithmonë kam qënë në dijeni, ndoshta jo me koshiencë të plotë, që vija midis jetës dhe vdekjes nuk është aq e prerë sa duket.

    Të jesh shtrigë do të thotë të kuptosh që bota e shpirtrave është e ndërthurur me jetën tonë, po aq reale sa fryma që thithim, por po aq e pakapshme sa vetë hija.

     

     

    Perdja mes jetës dhe vdekjes është më e hollë dhe më e hapur nga ç'mendojmë dhe nga ç'na duket. Për shtrigat, ky kufi nuk është fundi, por një kalim, i gjallë si vetë fryma. Të jesh shtrigë do të thotë të lëvizësh në hapësira ku bota e shpirtrave bashkëjeton me të përditshmen, ku kufiri mes botëve është i hollë, i ndërrueshëm dhe i tejdukshëm; si një perde që hapet herë pas here për të zbuluar pak nga ajo që gjendet përtej. Në këtë hapësirë ndërlidhëse, një shtrigë gjen vendin e saj, duke u ndjerë e ankoruar, por e lirë, e pranishme në të përkohshmen dhe në të përjetshmen dhe gjithmonë duke jetuar përtej jetës.

    Në çastet e heshtura, bota e shpirtrave ndihet si një pëshpërimë nën sipërfaqen e jetës së zakonshme, duke sjellë një energji që më shumë ndjehet sesa dëgjohet. Është një prani në heshtje, një ritëm që rreh njësh me zemrën, një kujtesë se të jetosh si shtrigë do të thotë të mbartësh brenda vetes njëkohësisht jetën dhe vdekjen si pjesë të një cikli të përjetshëm. Vdekshmëria bëhet një e vërtetë e brishtë dhe e thellë; një dhuratë kalimtare, jehona e së cilës shkon përtej asaj që sytë mund të shohin dhe duart mund të prekin.

    Për shtrigat, disa vende në natyrë janë të ngarkuara me kujtime: varreza nën hijen e pemëve të lashta, pyje që mbajnë peshën e shumë stinëve dhe vende të heshtura të paprekura nga koha. Këto hapësira mbartin gjurmët e atyre që kanë kaluar më parë, duke krijuar një lidhje me shpirtrat që mblidhen aty, jo për të trembur, por për të qenë të njohur, si për të thënë që çdo çast është pjesë e diçkaje më të madhe dhe të vazhdueshme. Shpirtrat këtu janë si fije në një rrjetë të gjerë, secili me peshën dhe tingullin e vet. Në këto përballje nuk ka frikë, vetëm një ndjenjë qetësie për bashkëjetesën, një nderim i heshtur për jetët e jetuara dhe kujtimet e lëna pas.

    Roli i një shtrige në këtë rrjedhë nuk është të zotërojë, por të dëshmojë. Lidhja me shpirtrat është pranim i një lidhjeje me të vdekurit, një bashkëjetesë që kapërcen kohën. Në këto çaste nuk ka nevojë për fjalë; vetëm mirëkuptim - një shkëmbim i qetë ku urtësia dhe tregimet rrjedhin në heshtje, duke lënë një gjurmë që ndjehet në zemër. Koha duket sikur nuk ekziston, duke lënë vetëm një ndjesi të unitetit me gjithçka ka qenë dhe gjithçka që do të jetë, pjesë e një rrjete të pafund të jetëve, vdekjes dhe rilindjeve.

    Të përqafosh këtë jetë do të thotë të ecësh në kufirin mes asaj që shihet dhe asaj që nuk duket. Ekziston një lloj magjie në këtë lloj qasje, një thellim i ndjenjës së shenjtë, ku jeta dhe vdekja respektohen si forca të pandara. Vdekshmëria nuk është fundi, por një fazë, një hark i domosdoshëm në cikël, po aq i rëndësishëm sa lindja dhe po aq i qëndrueshëm sa kujtesa. Çdo shpirt që largohet lë pas një shenjë të lehtë, si era e tymit në ajër, diçka që nuk shihet, por që ndihet në hapësirat e heshtura përreth. Nëpërmjet frymës dhe pranisë, shtrigat e afrojnë praninë e shpirtrave, duke kuptuar që ata vazhdojnë të jetojnë, jo në trup, por si energji të endura në vetë strukturën e ekzistencës.

     

    Bota e shpirtrave është një udhërrëfyese që tregon se çdo formë e jetës është pjesë e një udhëtimi më të madh dhe të ndërlidhur. Të jetosh si shtrigë do të thotë të pranosh brishtësinë e jetës, duke nderuar thellësinë dhe madhështinë e saj.

     

    Me këtë ndërgjegje, një shtrigë nuk është kurrë vetëm. Bota e shpirtrave ecën pranë saj, si një kor i heshtur i atyre që kanë jetuar, zërat e të cilëve ndërthuren në këngën e jetës që vazhdon, duke ndryshuar formë, por pa u ndalur kurrë. Në çastet e lidhjes së thellë, një shtrigë bëhet dëshmitare e kësaj kënge, pjesë e ritmit të saj të përjetshëm. Të mbash këtë ndjesi është një bekim dhe një përgjegjësi; një kujtesë për ekuilibrin e brishtë të jetës dhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së shpirtit.

    Të ecësh midis këtyre botëve do të thotë të mbash tregimet e kohës, të nderosh praninë e tyre që kanë ikur teksa ecën mes të gjallëve. Një shtrigë bëhet rojtare e pragut, dëgjuese e asaj që gjendet përtej. Këtu, në këtë vend ndërlidhës, gjendet bukuria, ku jeta dhe vdekja janë të endura në një fije të vetme dhe të ndërlikuar. Në praninë e botës së shpirtrave, një shtrigë sheh rrugën e saj, e cila një ditë do të bashkohet me pafundësinë e të padukshmes, duke u bërë pjesë e misterit të pakufishëm që ndodhet përtej perdes.

    Ky është udhëtimi i shtrigës: të jetojë me nder për atë që shihet dhe atë që nuk shihet, të respektojë shpirtrat dhe të përqafojë urtësinë e jetës dhe të vdekjes. E lidhur me të lashtën dhe të përjetshmen, shtriga qëndron si rojtare e pragut, gjithmonë pjesë e misterit që ndodhet përtej perdes.

     

     

    Kristal 

    Back to blog
    Invalid password
    Enter

    Language

    • English
    • Shqip
    Payment methods
    • American Express
    • Apple Pay
    • Diners Club
    • Discover
    • Google Pay
    • Mastercard
    • Visa
    © 2026, Cryztal Powered by Shopify
    • Choosing a selection results in a full page refresh.
    • Opens in a new window.
    shqip
    shqip
    USD
    • USD
    USD
    /
    shqip
    Language
    shqip
    Currency
    USD
    • USD
    USD
    /
    shqip
    Language
    shqip
    Currency
    USD
    • USD
    Cancel