Si t'i interpretoni ëndrrat

Si t'i interpretoni ëndrrat

Deri tani ja kemi marrë dorën, është po e njëjta histori, zgjohesh i mërzitur nga një ëndërr e çuditshme dhe thjesht të rri GJITHË DITËN në mendje.
Nuk e keni idenë se çfarë do të thotë ëndërra, kështu që përpiqeni t'i tregoni shoqes ose shokut tuaj në kafe mbase të japin ndonjë shpjegim…

"Pashë një ëndrrë mbrëmë, ishte për një mushkonjë me dylbi në një vullkan me dallgë deti..." dhe vazhdoni ndërkohë që sytë e shoqes ose shokut janë rrotulluar aq shumë herë sa kanë mësuar planimetrinë e trurit përmendësh.

Ëndrrat janë të çuditshme dhe të mrekullueshme dhe mund të ofrojnë kaq shumë njohuri për peizazhin tonë të brendshëm, zgjidhjet e problemeve tona dhe ndonjëherë edhe pamje të së ardhmes. Interpretimi i ëndrrave tuaja për të parë mesazhin brenda quhet Oneiromanci dhe do të thotë "Parashikimi i ëndrrave". Është një aftësi jashtëzakonisht e vlefshme për të pasur. Jo vetëm që mund t'i interpretoni ëndrrat tuaja me lehtësi pasi të kuptoni se si, por mund të ndihmoni edhe të tjerët!

 

Çfarë është interpretimi i ëndrrave dhe pse ka rëndësi?

 

Disa njerëz nuk i mbajnë mend ëndrrat e tyre, dhe të tjerë i kujtojnë të gjitha me përpiktmëri. Ka medikamente dhe vese ditore si droga, cigarja dhe alkooli që potencialisht do të ndalojnë rikujtimin e tyre por edhe do të kapërcejnë ciklin e gjumit REM ku ndodhin ëndrrat. Nga ana tjetër ka disa bimë, ushqime dhe barna që mund të rrisin me shpejtësi kujtesën dhe çuditshmërinë dhe sasinë e ëndrrave tuaja.

Është e rëndësishme që të gjithë të arrijnë ciklin e gjumit REM për të siguruar një trup të çlodhur mirë dhe faktikisht na duhet të ëndërrojmë për të përballuar shumë çështje të nënndërgjegjeshme, për ruajtjen e kujtesës dhe nëse jeni intuitiv, ëndrrat janë një mënyrë për të punuar me paraardhësit, shpirtrat, udhëzuesit dhe veten tuaj më e lartë.

Të dish se si të interpretosh ëndrrat ishte një aftësi jashtëzakonisht e vlefshme që në kohët e lashta. Mund t'i referohemi kohëve biblike dhe mund të shikojmë historinë e njohur të Jozefit dhe ëndrrat. Sesi ëndrrat e tij dhe aftësitë e tij për interpretimin e ëndrrave ndryshuan fjalë për fjalë rrjedhën e jo vetëm jetës por edhe të familjes së tij dhe Egjiptit.

 

Si të interpretoni ëndrrat tuaja

Së pari duhet të fillojmë ti kujtojmë ëndrrat tona.

  • Zvogëloni sasinë e alkoolit dhe cigareve që përdorni ose ilaçeve pa recetë
  • Siguroni regjimin e duhur të gjumit, si orari i rregullt i gjumit dhe zgjimi
  • Dhoma e errët dhe pa pajisje elektronike në shtrat

Do t'ju rekomandoja shumë kristalin lepidolite poshtë jastëkut ose brenda tij për të ndihmuar të bini në gjumë ose një filxhan çaj me rrënjë valeriane ose kamomil para gjumit.

Lepidolite at the Dreaming Goddess your store for stonesLepidolit           Valeriana %u2013 Ushqim i shëndetshëm pranë mejeVeleriana


KUJTIMI I ËNDRAVE


Për të rritur nivelin e rikujtimit të ëndrrave, flini me një fletore dhe stilolaps pranë shtratit tuaj. Kur të zgjoheni gjëja e parë që duhet të bëni është të shkruani gjithçka që mbani mend. Mund të jetë një ngjyrë, një fjalë, një person, kafshë apo edhe një ndjenjë. Shkruani sa më shumë që të mundeni dhe lëreni me kaq.
Bëjeni këtë ushtrim çdo ditë dhe do të vini re se do të kujtoni gjithnjë e më shumë ëndrrat tuaja pasi fillon dhe bëhet zakon.


MOTIVET


Tani që keni një fletore ëndrrash për të shkruar, mund të filloni të shihni motivet e ndryshme të ëndrrave.
A ka ndonjë simbol, kafshë ose temë të përsëritur në ëndrrat tuaja?
A shfaqet i njëjti person çdo natë apo çdo ëndërr është e ngatërruar?
Çdo temë e përsëritur është një mesazh dhe potencialisht i rëndësishëm.

 

ELEMENTET


Mënyra ime e preferuar për të dëshifruar një ëndërr është të mendosh për elementët; Toka, Ajri, Zjarri dhe Uji.

Ëndrrat që ju jeni në det, brenda ose rreth ujit, përmbushin elementin e ujit. Këto mund të jenë edhe ëndrra ku shikon shi, kafe, çaj, duke bërë një banjë, dush, vallëzim në shi ose ëndrra për peshk.
Nëse ëndërroni të fluturoni, të bini ose të ngriheni në ajër apo edhe të shikoni tym dhe erëra, këto janë elementi i ajrit.
Zjarri, vullkanet, flakët, qirinjtë, gatimi - të gjitha këto janë elementi i zjarrit.
Kopshtaria, lulet, pemët, papastërtitë, krimbat e tokës, gjarpërinjtë, ecja dhe madje edhe paratë janë të elementit të Tokës.

Pasi të njohim elementin kryesor, mund ta deshifrojmë më tutje.

Uji - marrëdhëniet, intuitën dhe emocionet tuaja.
Ajri - mendimet, ëndrrat, komunikimin dhe idetë tuaja.
Zjarri - krijimtaria juaj, pasionet tuaja, dëshirat tuaja.
Toka - gjërat materiale, pasurinë, punën dhe zakonet e përditshme, rutinat dhe shëndetin.


TEMATIKA


Temat kanë të bëjnë me ëndrrat e zakonshme dhe duke i parë ato nga një këndvështrim tjetër. Temat tona të përbashkëta si kolektiv janë si më poshtë

Ndjekja në ëndrra


Në thelb, "gjëja" që po ju ndjek është një metaforë për një problem në jetën tuaj që po përpiqeni ta hiqni qafe. Sa më afër të jetë "ndjekësi" në ëndërr, aq më i madh është problemi në jetën tënde.
Nëse mundeni, përpiquni të shikoni se çfarë ose kush po ju ndjek, kjo shpesh mund të jetë një e dhënë e madhe.
Gjithashtu - si po largoheni? Me shpejtësi dhe adrenalinë, duke u përpjekur ta kaloni atë? Duke u fshehur? Kjo do të thotë se nuk jeni ende gati të përballeni me problemin. Apo po përpiqeni të mashtroni dhe manovroni, që do të thotë se po bëheni pak kreativ për të mashtruar veten dhe për të shmangur këtë problem në jetën reale.
Zakonisht, çelësi këtu është të ktheheni dhe të përballeni me këtë problem kokë për kokë në jetën tuaj. 

Shkolla/Studimi/Teste


Këto ëndrra janë më të zakonshme tek njerëzit me prirje perfeksioniste. (Si ndiheni Virgjëresh, Bricjap, Peshore dhe Dem, mirë?)
Në thelb kjo lloj ëndrre është një mënyrë për të ndjerë presionin në punë, për t'i rregulluar dhe ti mbani gjërat e rregullta gjatë gjithë kohës. Është një ëndërr e stresit të punës. Nëse kjo ndodh ndërkohë që jeni ende në shkollë ose duke studiuar, atëherë është thjesht një ëndërr stresi shkollor. 

Dhëmbët që bien


Të gjithë e kemi parë këtë ëndërr dhe është vërtet e tmerrshme!
Zakonisht i referohet një fushe të jetës sonë që ne kemi humbur fuqinë ose besimin tonë. Mendoni se si do të ndihenit nëse do të ishit pa dhëmbë. Do të doni të buzëqeshnit? Do të ndiheshit të sigurt ta jetonit jetën tuaj normalisht? Ëndrrat e dhëmbëve kanë të bëjnë me mungesën e besimit dhe fuqisë në jetën tuaj.

Duke fluturuar


Këto janë në të vërtetë ëndrra të mëdha! Ato tregojnë se po shikoni pamjen më të madhe, dhe ndiheni të fuqishëm dhe në kontroll. Është interesante të vihet re mënyra juaj e fluturimit dhe të shihet nëse ajo lidhet përsëri me jetën tuaj në ndonjë mënyrë.

Je me vones

Është një ëndërr që vjen si pasojë e përkushtimit të tepërt. Kur merr përsipër më shumë seç duhet.
Nëse jeni duke ëndërruar që vraponi sepse jeni vonë gjatë gjithë kohës, interpretojeni këtë si shenjën tuaj për të thënë JO dhe t'jua lini gjërat në dorë të tjerëve.

Duke rënë

Kjo nuk është një ëndërr e mirë. Zakonisht ëndrrat kur jemi duke rënë ndodhin kur diçka në jetën tonë duket krejtësisht jashtë kontrollit. Është mënyra jonë e pandërgjegjshme për të shprehur atë ndjenjën e mungesës së kontrollit mbi të gjitha ose një aspekt të jetës si puna, shkolla ose një marrëdhënie. Këto ëndrra janë zakonisht një flamur i kuq dhe potencialisht kërkojnë një reflektim të thellë nga ana juaj. Përpiquni të bëni një gjë të vetme, çdo ditë që ju lë të ndiheni nën kontroll, të paktën në një fushë të jetës tuaj. Kjo do të ndihmojë në luftimin e ndjenjës së panikut dhe të rënies së lirë.

 

ËNDRRAT ME VIZITORË


Herë pas here, ëndrrat janë më shumë se një ëndërr. Këto nuk kanë nevojë për shumë interpretim pasi zakonisht zgjohemi 'duke e ditur' se ishte diçka më shumë.
Këto ëndrra zakonisht përfshijnë një mik ose anëtar të familjes që ka ndërruar jetë. Ata kthehen, ëndrra zakonisht është të bësh diçka normale me ta derisa të kujtohesh. Nëse kujtoheni dhe e shprehni, shpesh në momentin që thoni "Prit një minutë, a nuk ke vdekur?" ata do të zhduken. Ngushëllohuni duke e kuptuar se këto ëndrra janë një mënyrë për t'u lidhur përsëri me ta dhe për t'ju kujtuar se ata janë vërtet ende me ne.

Ndonjëherë do të kemi vizita të përsëritura nga kafshë, hyjni ose qenie të veçanta. Këta shpesh mund të jenë udhërrëfyesit tanë shpirtërorë të cilët na sjellin informacione që ndërgjegjja jonë duhet ti dijë. Ëndrrat janë mënyra më e lehtë që udhërrëfyesit dhe të dashurit e larguar të na sjellin mesazhe që duhet t'i dimë, prandaj kushtojini vëmendje kur kjo të fillojë të ndodhë.

 

ËNDRRAT PARASHIKUESE


Këto ëndrra me të vërtetë nuk kanë nevojë për shumë interpretim. Zakonisht zgjohemi dhe kujtojmë një sasi jashtëzakonisht të qartë informacioni dhe këto ëndrra shpesh thjesht ndihen ndryshe. Ato kanë një peshë që ëndrrat e tjera thjesht nuk e kanë. Nëse është vërtet një ëndërr parashikuese, atëherë nuk mund të bëni asgjë për të, por thjesht të prisni që të ndodhë. Këto ëndrra janë të rralla.

Ndonjëherë ju mund të merrni një pamje si sneak peak të shkurtër të një të ardhmeje të mundshme. Kjo është zakonisht një mesazh nga udhëzuesit tuaj si një thirrje zgjimi për diçka.

 

Këshilla për interpretimin e ëndrrave

  • Kur interpretoni ëndrrën tuaj, kini parasysh simbolet, ngjyrat, ndjenjat dhe elementët. 
  • Kushtojini vëmendje ëndrrave për anëtarët e familjes që nuk janë më. Zakonisht sjellin një mesazh me vete.
  • Ëndrrat janë diçka që të gjithë e kemi të përbashkët dhe diçka nga e cila askush prej nesh nuk mund të shpëtojë.
  • Pse të mos përpiqeni të interpretoni ëndrrat tuaja në mënyrë që të mund të punoni me nënndërgjegjen tuaj, ekipin tuaj shpirtëror dhe të përfitoni sa më shumë!
  • Së fundi, nëse keni një ëndërr veçanërisht prekëse që thjesht nuk mund ta interpretoni vetë, rezervoni një lexim rreth saj!


Ne mund t'ju udhëzojmë në kuptimin e ëndrrës dhe mund të konsultojmë letrat për të zbuluar kuptimin më të thellë pas ëndrrës suaj dhe çfarë mesazhi po përpiqeshin t'ju jepnin nënndërgjegjja ose udhëzuesit tuaj.

Ju uroj ëndrra të kristalta~

Bashkëvuajtësja juaj,

Kristal

xoxo

Back to blog