Skip to content

CRYZTAL DOMINION

  • FAQJA KRYESORE
  • LEXIME
  • RITUALE
  • TAROT
  • BLOG
    • Astrology
    • Divination
    • Magick
Log in
    • FAQJA KRYESORE
    • LEXIME
    • RITUALE
    • TAROT
    • BLOG
      • Astrology
      • Divination
      • Magick
    Cryztal
    Log in Cart

    Item added to your cart

    Access Denied
    IMPORTANT! If you’re a store owner, please make sure you have Customer accounts enabled in your Store Admin, as you have customer based locks set up with EasyLockdown app. Enable Customer Accounts
    Mbrojtja: Katër Këndet e Shtëpisë

    Mbrojtja: Katër Këndet e Shtëpisë

    11 qershor 2023
    Share

    Mbrojtja e shtëpisë funksionon më mirë kur fillojmë duke u mbrojtur nga jashtë.

    Me këtë ritual, do të krijojmë katër shishe/kavanozë që synojnë të funksionojnë si kujdestarë/rojtarë në katër qoshet e shtëpisë.

    Shishet që do të përdorni duhet të jenë të vogla, p.sh. 30 mililitra. Ky ritual është ideal për ata që jetojnë në një shtëpi private, por edhe nëse jetoni në apartament ose vendbanim të përbashkët, mund ti bëni. Pasi të përgatisni shishet, do t'i groposni jashtë afër katër qosheve të shtëpisë tuaj. Ndërkohë që bëni këtë, imagjinoni se po krijoni një kufi energjik, si një gardh elektrik i padukshëm, që mban jashtë këdo që vjen në shtëpinë tuaj me qëllime të këqija. 



    Do t'ju duhet:

    • 4 shishe qelqi ose kavanoz me kapak (rekomandohen 30 ml)
    • Çakmak
    • Temjan
    • Hematit
    • Ametist
    • Pluhur i Dracaena cinnabari (Dragon's Blood) ose zëvendësoje me gjethe pishe
    • Kripë e zezë
    • Rozmarinë
    • Piper i zi i bluar
    • Kanellë
    • Kopër
    • Qiri i zi (4x)


    Hapat:

    1. Tokëzo energjinë tënde.

    2. Hiqni kapakët nga shishet/kavanozët dhe ndizni temjanin. Mbajeni shkopin e temjanit brenda secilës shishe për t'i mbushur me tym për t'i pastruar.

    3. Shtoni hematitin në secilën shishe, pastaj ametistin.

    4. Shtoni një e nga një bimët sipas renditjes dhe mbushini plotësisht. Sigurohuni që çdo shishe të ketë të njëjtiën sasi të të njëjtit përbërës.

    5. Pasi ti keni mbushur, mbylleni me kapakët përkatës.

    6. Merri shishet dhe një nga një ngarkoni qëllimet tuaja në to duke imagjinuar energjinë tuaj brenda.

    7. Merrni qirinjtë e zinj, gdhëndni në to një sigjil mbrojtjeje ose fjalën "MBROJTJE" (nëse doni të aktivizohet shpejt përdorni alfabetin e Elbasanit, ma besoni.

    8. Ngarkojini qirinjtë me energjinë tuaj dhe vendosini mbi çdo kavanoz më pas ndizi.

    9. Kur të shkrij qiriri i fundit merri shishet dhe imagjinoni një dritë të bardhë mbrojtëse në to.

    10. Gërmoni një gropë pranë çdo cepi të shtëpisë. Vendosini shishet në gropat përkatëse dhe vizualizoni një dritë të shndritshme blu që formohet rreth shtëpisë. Asgjë nuk mund ta depërtojë ose shkaktojë dëm.
    Thuaj lutje, psalm ose sure mbrojtëse nëse dëshiron përpara se të ktheheni brenda.

    Nëse jetoni në një apartament mund t'i vendosni shishet në katër cepat e shtëpisë tuaj, mund ti mbuloni nëse doni. Nëse jetoni në një shtëpi shumë katëshe, bëjeni në katin tuaj të parë. 


    Alfabeti i Elbasanit

     

    Bashkëvuajtësja juaj,

    Kristal

    xoxo

    Back to blog
    Invalid password
    Enter

    Language

    • English
    • Shqip
    Payment methods
    • American Express
    • Apple Pay
    • Diners Club
    • Discover
    • Google Pay
    • Mastercard
    • Visa
    © 2026, Cryztal Powered by Shopify
    • Choosing a selection results in a full page refresh.
    • Opens in a new window.
    shqip
    shqip
    USD
    • USD
    USD
    /
    shqip
    Language
    shqip
    Currency
    USD
    • USD
    USD
    /
    shqip
    Language
    shqip
    Currency
    USD
    • USD
    Cancel