Rituali i Pastrimit: Pastrimi me Vezë

Rituali i Pastrimit: Pastrimi me Vezë

Rituali i pastrimit me anë të vezës është përdorur në magji nga Amerika Latine në Itali e Rumani dhe është një mënyrë çuditërisht e fuqishme për të pastruar veten nga mallkimet, shushunjat e energjisë, hekset, energjia negative dhe nga disa raste sëmundjet fizike.

Ideja është që ju të fërkoni një vezë mbi trupin tuaj ose të subjektit dhe veza thith të gjitha energjitë negative nga trupi. Këtë mund t'ia bëni vetes, njerëzve të tjerë ose kafshëve.

Më pas thyeni vezën në një gotë me ujë, prisni pak (30 minuta) dhe pastaj mund të shikoni saktësisht se cilat efekte magjike negative (nëse ka) po ndikonin tek ju ose tek subjekti përpara pastrimit.

 

Çfarë të bësh:


Merrni një vezë, një qiri të bardhë, temjan, pak kripë dhe ujë në një gotë.

QIRI

Ndizni qiririn e bardhë. Nëse besoni në Zot, Krijues, Univers, Hyjni, Ëngjëj mbrojtës etj., bëni një lutje të shkurtër duke kërkuar ndihmën e tyre.

UJI

Bëni një lutje tjetër të shkurtër mbi ujë duke i kërkuar Universit (Zotit etj.) ta bekojë. Nëse nuk besoni në asgjë, përqendrohuni dhe më pas, për një minutë apo më shumë, imagjinoni intensivisht ujin që bëhet veçanërisht i pastër dhe i mbushur me fuqi kundra negativitetit.

TEMJAN

Ndizni temjanin. Kaloni vezën disa herë nëpër tym, duke e ditur se me çdo kalim veza po shndërrohet në një sfungjer psikik i aftë të thithë një sasi të mahnitshme energjie negative.

VEZË

Fut majat e gishtave në ujë dhe spërkate mbi vezë. Kështu po bekoni vezën që të ketë edhe më shumë fuqi për të thithur dhe për të përmbajtur negativitetin.

 

PASTRIMI

Duke filluar nga maja e kokës, filloni të fërkoni trupin me vezën, sikur të ishte një peshqir i vogël. Qëndroni të fokusuar gjatë procesit të pastrimit, mendoni se si çdo papastërti po futet në vezë. Përshkoni çdo centimetër të trupit - qafa, veshët, krahët, mbrapa gjunjve etj., duke e lëvizur vezën në mënyrë të vazhdueshme nga koka te këmbët.

Shumë rekomandojnë përdorimin e një lëvizjeje gjithëpërfshirëse, por unë përdor kryesisht lëvizje të vogla rrethore sepse në këtë mënyrë imagjinoj sikur pastroj papastërtitë me "themel". Shumë mund t'ju udhëzojnë që të mos e prekni trupin me vezë, thjesht ta kaloni atë përmes aurës por është e nevojshme gjithmonë të bëni kontakt fizik.

Nëse veza thyhet gjatë ritualit do të thotë se kishte kaq shumë negativitet ose magji dhe një vezë nuk ishte e mjaftueshme për t'i mbajtur të gjitha. Kështu që do t'ju duhet me patjetër të filloni nga fillimi me një vezë tjetër.

Kur të mbaroni përshkimin e vezës në trup falënderoni Universin (Zotin, etj.) për ndihmën.


TË PARIT

Kur të keni mbaruar, hapni vezën në ujë. Lëreni të qëndrojë e patrazuar për 30 minuta. Pa merak sepse uji i kënduar prej jush do të përmbajë negativitetin. Mos harroni të hidhni lëvozhgën e vezës në plehra.


Pas 30 minutash, përdorni udhëzuesin e interpretimeve më poshtë për të lexuar të verdhën dhe të bardhën e vezës, për të parë se çfarë negativiteti u hoq.

 


PËRFUNDIMI

Hidhni kripë (e cila neutralizon energjinë, një masë paraprake shtesë sigurie), zbrazni gotën në tualet dhe më pas shpëlajeni, kështu keni hequr negativitetin.

 


--- UDHËZUES PËR INTERPRETIM ---


Studjoni vezën në ujë dhe shikoni për këto shenja:

Flluska të vogla: energjia negative (p.sh. energjia emocionale e mbetur negative) u hoq me sukses.

Rrjeta: energjia negative që ju ka zënë në kurth është hequr.

Forma të mprehta, si kunja ose gozhda, të drejtuara lart: njerëzit ziliqarë po punojnë kundër jush, por nuk përdorin magji; energjia e tyre u hoq.

Forma të mprehta, si kunja ose gozhda, me drejtim poshtë: negativiteti juaj po punonte kundër jush; negativiteti u hoq, por mund të rishfaqet nëse vazhdoni njëlloj.

Një formë sysh: efektet e syrit të keq u hoqën.

Njollat ose vijat e gjakut: ndikimi i një shpirti negativ (jo demon) u hoq, p.sh. një shushunje/vampir energjie.

Njollat ose vijat e zeza: u hoq një mallkim, heks ose xhind.

Ujë i turbullt pa gjak ose njolla të zeza: personi ka përjetuar humbje të konsiderueshme dhe duhet të fillojë shërimin shpirtëror.

Erë e keqe: magjia e fuqishme negative u hoq.

Erë squfuri: një demon ose shpirt po ngacmonte personin.

E verdha nuk prek fundin e gotës, rri e ngritur: dikush po punon kundër jush me anë të magjisë negative (forca e magjisë - normale).

E verdha lundron në majë të ujit: dikush po punon kundër jush me anë të magjisë negative (forca e magjisë - e fuqishme).

Nëse mund të shihet një formë e ngjashme me fytyrën: një armik po punon kundër jush. Tradicionalisht, fytyrat e holla tregojnë burrat dhe fytyrat e rrumbullakosura tregojnë gratë.

Asnjëra nga të renditurat më sipër: nuk kishte asgjë veçanërisht negative për vezën që të hiqte.

 

 

Bashkëvuajtësja juaj,

Kristal

xoxo

Back to blog